Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mirësevini në Babiloni, blej dhe ti një fe, mirëmbahet nga shteti "laik" !!

Mirësevini në Babiloni, blej dhe ti një fe, sponsorizohet dhe mirëmbahet nga shteti "laik"!!
Link: BalkanWeb.com


Qeveria ka gati projektligjit “Për Fenë”, i cili rregullon në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, marrëdhëniet e shtetit me komunitetet fetare.
Në mes të tjerave, projektligji në fjalë përcakton që drejtuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri duhet të jenë me shtetësi shqiptare, gjithnjë duke u bazuar në statutet e komuniteteve fetare që ushtrojnë besimin e tyre në Shqipëri dhe në bazë të marrëveshjeve që janë nënshkruar me secilin nga këto komunitete, dhe që në kuadër të ligjit do të ratifikohen edhe në parlament.
Të martën do të ketë një mbledhje tjetër të grupit të punës që është marrë me hartimin e këtij projektligji. Rasim Hasanaj, kreu i Komitetit të Kulteve pranë qeverisë shqiptare, bën të ditur se “për të hartuar këtë projektligj ne jemi mbështetur në Kushtetutën shqiptare, në rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe ligji do të jetë i njëjtë me ligje të tilla që janë hartuar në gjithë Europën”.
Ai pohoi se ligji për fenë do të sanksionojë se drejtuesit e komuniteteve duhet të kenë nënshtetësinë shqiptare, por shtoi se kjo nuk bëhet për të sulmuar ndonjë person të veçantë.
Sipas tij, kjo është hera e parë, që pas miratimit të Kushtetutës, më 1998, që hartohet një ligj i tillë dhe në ligjin në fjalë janë të drejtat dhe detyrimet që ka shteti shqiptar ndaj këtyre komuniteteve. Sipas Hasanajt, bashkëpunimi me këto komunitete ka qenë i frytshëm dhe mjaft kontribues në hartimin e ligjit në fjalë, i cili më pare duhet të kalojë për miratim në një mbledhje të qeverisë dhe më pas për miratim në parlament. Këto të drejta dhe detyrime njihen edhe në marrëveshjet e nënshkruara me këto komunitete.
Hasanaj shton se duke qenë se Shqipëria, në Kushtetutë, cilësohet si shtet laik, komunitetet fetare janë të detyruar të ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi bazën e statutit të tyre. “Ndërsa detyrimet kryesore të shtetit janë zgjidhja e çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave, rikonstruksionin e kulteve fetare, apo dhe në ndërtimin e infrastrukturës. :lexim:
Përmend këtu financimin rreth 1 milion dollarë të rrugës së Kishës së Laçit, e cila është në përfundim e sipër dhe fondin prej mbi 1 milion e gjysëm euro parashikuar në buxhetin e 2008, i cili po kështu do të shfrytëzohet në ndihmë të komuniteteve fetare”, - tha dje Hasanaj.
Në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara, shteti shqiptar njeh të drejtën e shtetit të Vatikanit, që të emërojë misionarët e tij në gjithë territorin e Shqipërisë, gjë që është edhe pjesë e statutit të komunitetit katolik roman. :lexim:
Po kështu, me anë të këtyre marrëveshjeve njihen zgjedhjet e drejtuesve të komuniteteve të tjera fetare, që bëhen në bazë të statutit të tyre ku shteti nuk ka të drejtë të ndërhyjë.

:26::byca::cekic
 
Ato dy fjalite e fundit s'me pelqyen fare. Vatikani paska te drejte ne cdo shtet, te kete nje pjese te shtetit te vet ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back