.Miremengjesi vjesht!
Miremengjesi vjesht, miremengjesi dhe asaj gjethje te purpurt, sapo u pershendet me deget e pemes meme, deget e se ciles, ngjajne te lodhura mjaft nga kjo vere pak e renduar. A thua dhe pemet, gjethet, ujrat, lumenjt, e kane ndjere peshen e kesaj vere qe lam pas?! Valle ai cifti qe ecen shkujdesur ,neper kete rruge boshe heret ne kete mengjes vjeshte,e ka ndjere peshen e kesaj vere?! Apo dashuria eshte pak e hutuar dhe mos kokçarse, ndaj ata shijuan aromen e puthjeve te tyre, te strukur ne perqafimet e njeri-tjetrit, ndoshta diku ne nje breg deti te vetmuar. Si i lodhur ndihem kete mengjes, shkujdesur ne hapat e nje kohe plak ,duke thashethemuar me veten dhe mendimet ,eci drejte kafese se lagjes,kjo dite vjeshte me pak vrenjtesira, dielli qe duket i dobesuar nga rrezet, sikur do te na japi pak xhevap per te arritur te gjithe ne destinacionet tona. ...destinacioni, s`di ne eshte shqip si fjale, por ka te beje me arritjen nga nje pike e caktuar qe ndodhemi ne nje tjeter me duket. Pra nje loje pikash ngjan kjo fjala destinacion,fillimi,rruga dhe destinacioni.... Pyes veten valle ku arrijme me shpesh,neper destinacione endrrash,realiteti,copeza ...apo thjesht imagjinojme nje destinacion dhe cdo dite e arrijme nga pak... ngaterrese ne vetvete dhe kjo fjale. Ah kjo dere e drunjte e ketij lokali, si njehere e njehere kaq vite, e bere per tu lyer, por ky pronar plakaruq as qe merr mumndimin ta beje. Kafja qenka mbushur qe me mengjesin e hershem, tymi cigares nuk mungoka, si shok i vjeter i njeriut. - Mjesi , mjesi .. pershendetjet rutine, kamarierja jone me nje buzeqeshje te stampuar ne fytyren e saj groteske merr porosine. Nga porosia e perditshme nuk ndryshon dicka, nje kafe shqeto te shkurter ju lutem. ...tek pres kafen, verej kalimtaret e mbuluar me maska, aksesoret e veres qe lam pas, me duket vetja si ne kohen e akrobateve me fytyra me ngjyra, pa hunde e me goje mbyllur. Sa mire sikur kjo e fundit te na qendronte pak me mbyllur dhe ne fjale, e sidomos kur s`kemi gje per te thene. Nejse,qenie njerzore jemi, pa fjale ngordhim. Mire qe trokiten keto dit te para vjeshte, me shpresen qe dimri do jete me i lehte dhe pa keto aksesoret e maskave covid-19...si ne fytyre dhe ne shpirt. Keto te fundit me duket qe i ruajme me fanatizem nga nje maske qe ne prehistori. Le te shpresojme qe kjo vjeshte do jete destinacioni jone drejte nje pike pozitive , dreqin boll llomotita me veten dhe per kete mengjes vjeshte... ejj kamariere,ka 1 ore qe kam porosit nje kafe shqeto te lutem.