Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Miratohen 18 doktorata në Mjekësi



Publikohen tarifat dhe kuotat e pranimit në studimet e ciklit të tretë për Universitetin e Tiranës dhe Politeknikun

Këshilli i Ministrave më në fund u ka hapur dritën jeshile 18 programeve të studimit të ciklit të tretë të doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës. Në total në këto programe studimi do të pranohen 212 mjekë për t‘u specializuar më tej në një seri fushash mjekësore.

Sipas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave bëhet e ditur se në Fakultetin e Mjekësisë të UT-së, doktoratat do të jenë:

Studime të Thelluara në Farmakologji, Fiziologji, Fiziologji Patologjike; Studime të Thelluara të Aspekteve Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të Sëmundjeve Infektive Emergjente dhe Riemergjente në Shqipëri; Shëndet publik; Studime të Thelluara të Aspekteve Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të Sëmundjeve të Lëkurës; Studime të Thelluara dhe Kërkime në Otorinolaringologji; Studime të Thelluara në Kardiologji; Studime në Patologji Oro-Maxilo-Faciale; Studime në Neuroshkencë; Studime në Obstetrikë-Gjinekologji; Mjekësi Laboratorike; Morfologji Klinike; Sëmundjet Kirurgjikale; Imazheri; Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore; Sëmundjet e Syrit; Pediatri; Shkencat Farmaceutike; si dhe Sëmundjet e Brendshme.

Kohëzgjatja e programeve të studimeve të doktoratës është përcaktuar të jetë të paktën, 3 vjet dhe përfshin edhe 60 kredite për studime të organizuara. Tarifa e shkollimit pas një debati mes Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Financave, Ridvan Bode, u caktua 200 000 lekë. Kjo shumë do të likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale të programit të studimit, me këste, të caktuara nga fakulteti përkatës.

Shkencat Sociale

Programe studimi të ciklit të tretë të doktoratës janë hapur edhe për Fakultetin e Shkencave Sociale, të Universitetit të Tiranës në: Filozofi, Sociologji, Pedagogji, Psikologji, si dhe Punë Sociale. Janë 100 të laureuar që do të thellojnë studimet e tyre në këto fusha dhe që do të kenë mundësi të frekuentojnë këto programe studimi. Ky është edhe numri i kuotave të miratuara nga qeveria për doktoratat në Fakultetin e Shkencave Sociale të UT-së.

Politekniku

Këshilli i Ministrave në vazhdën e miratimit të nivele të avancuara të studimit vendosi edhe miratimin për nisjen në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të programit të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës, në "Gjeoshkencat, Burimet dhe Mjedisi". Kohëzgjatja e këtij programi studimesh është, të paktën, 3 vjet, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara. Kuota e pranimit në këtë program studimi, për vitin 2009, është 15 persona. Tarifa e shkollimit është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, me këste, të caktuara nga fakulteti përkatës. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga buxheti i vitit 2009, i miratuar për Universitetin Politeknik të Tiranës.





Fakulteti i Mjekësisë:

a)Doktoratë në Studime të Thelluara në Farmakologji, Fiziologji, Fiziologji Patologjike 10

b)Doktoratë në Studime të Thelluara të Aspekteve Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të Sëmundjeve Infektive, Emergjente dhe Riemergjente, në Shqipëri 16

c)Doktoratë në Shëndetit Publik 12

ç)Doktoratë në Studime të Thelluara të Aspekteve Epidemiologjike, Diagnostike dhe Terapeutike të Sëmundjeve të Lëkurës 12

d)Doktoratë në Studime të Thelluara dhe Kërkime në Otorinolaringologji 10

dh)Doktoratë në Studime të Thelluara në Kardiologji 6

e)Doktoratë në Studime në Patologji Oro-Maxilo-Faciale 16

ë)Doktoratë në Studime në Neuroshkencë 16

f)Doktoratë në Studime në Obstetrikë-Gjinekologji 10

g)Doktoratë në Mjekësi Laboratorike 12

gj)Doktoratë në Morfologji Klinike 10

h)Doktoratë në Sëmundjet Kirurgjikale 20

i)Doktoratë në Imazheri 10

j)Doktoratë në Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore 10

k)Doktoratë në Sëmundjet e Syrit 10

l)Doktoratë në Pediatri 10

ll)Doktoratë në Shkencat Farmaceutike 10

m)Doktoratë në Sëmundjet e Brendshme 12


Fakulteti i Shkencave Sociale:

a)Doktoratë në Filozofi 24

b)Doktoratë në Sociologji 30

c)Doktoratë në Pedagogji 14

ç)Doktoratë në Psikologji 20

d)Doktoratë në Punë Sociale 12


*shqip*
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back