Miqtë të zgjasin jetën

elbruna

Anëtar i Respektuar
Një studim i kohëve të fundit i botuar në Journal of American College of Surgeons ka zbuluar se njerëzit ndiejnë më pak dhimbje nëse kanë shumë miq.

Por nuk është kaq e thjeshtë sa të kesh 5000 miq në Facebook. Studimi tregoi se që të keni efekte pozitive në shëndetin tuaj, nuk është e nevojshme që miqtë të jenë shumë të ngushtë, por bëjnë punë edhe njerëz me të cilët dilni për të pirë një mojito e ja kaloni shumë mirë. Nëse jeni duke u rikuperuar nga një operacion, të pasurit miq të mirë rreth e rrotull ju ndihmon të bëheni më shpejt mirë. Sigurisht qe të kesh miq të mirë ndihmon edhe në aspektin emocional. Megjithatë shoqëria nuk ndihmon vetëm në minimizimin e dhembjeve fizike dhe atyre emocionale. Studimi i ri ka treguar se ju ndihmon edhe të jetoni më gjatë.

Qendra e studimeve mbi plakjen në Universitetin Flinders në Australi, zhvilloi një studim, në të cilin 1500 njerëz të moshuar u mbajtën nën vëzhgim për 10 vite me radhë. Studimi tregoi se ata që kishin një rreth të madh shoqëror jetuan 22% më tepër se ata që kishin më pak miq. Por si është e mundur që miqtë n'a bëjnë të jetojmë më gjatë? Kërkuesit mendojnë se miqtë e mirë luftojnë sjelljet e pashëndetshme si të pirët e duhanit apo ekzagjerimi me alkoolin. Përveç kësaj miqtë të ndihmojnë të mos biesh në depresion e të ndihmojnë të të rritet vetëvlerësimi. Ka edhe një faktor tjetër. Me kalimin e viteve ne e dimë se cilët njerëz n’a pëlqejnë e cilët jo, kështu që shpenzojmë më tepër kohë me njerëzit që n’a pëlqejnë vërtetë.

Përveç jetëgjatësisë dhe zvogëlimit të dhimbjeve, studiuesit kanë zbuluar se miqësia ka një impakt pozitiv në sëmundjen e kancerit. Miqtë e mirë mund të ndihmojnë dhe në këtë rast. Statistikta e botuara në gazetën CANCER kanë treguar se në 61 femra që kishin kancer në vezore, ato që kishin mbështetje nga miqtë kishin nivele më të ulta të një proteine të lidhur me formën agresive të kancerit. Ndërsa tek femrat me kancer në gji, mbështetja e shoqërisë bëri që të jetonin dy herë më tepër se ato që nuk e kishin këtë mbështetje. Kështu, nuk kemi më nevojë për arsye shtesë për të dalë me shoqërinë dhe t'ja kalojmë më së miri.
NRG
 
dhe ta shkurtojne yllo
hihiihihiih
 
ata qe te duan te miren vetem sa ta zgjasin...
miqesia è dicka ondamentale ne jeten time ;)
 
ups..fondamentale:P
 
Ja dhe shkaku qe un do jetoj deri 100 vjec , se jam plot me miq te mire .
 
Shoqëria është e domosdoshme për jetë të lumtur

Një studim i gjerë, i cili është realizuar te femrat, tregon se femrat të cilat kanë shokë të mirë për të biseduar janë shumë të lumtura në jetë. 76% e tyre kanë thënë se kanë qenë më të lumtura pas çdo bisede me shokët për problemet e tyre.

Personat të cilët kanë miq jetojnë të lumtur dhe të shëndoshë, ndërsa jeta e tyre është më e baraspeshuar.
75% e femrave janë të lumtura edhe kur bashkëbisedojnë me shoqet e tyre, duke llogaritur edhe shakatë e përbashkëta, të cilat vetëm ato i kuptojnë.

Në shoqërinë e femrave është e nevojshme të ekzistojë besimi. 55% e femrave të anketuara kanë thënë se do të dilnin në një takim me një mashkull të panjohur nëse shoqet e zgjedhin.

Autorët e studimit thonë se këto të dhëna tregojnë se shoqëria kualitative është shumë e rëndësishme për mënyrën moderne dhe të shpejtë të jetesës, sepse mundëson jetë më të lumtur.

Komunikimi i rregullt me miqtë, iu mundëson femrave që të ndihen të vlefshme dhe të dëshiruara.
 
Mas na lasht zoti pa miq se manej skena ku me i gjet armiqt.
 
Miqte ta shkurtojne jeten se miq kshu si thuhet aty sgjenden te pakten ne Shqiperi...Ne jemi gati te hajme njeri tjetrin me dhembe jo ti zgjasim jeten..
 
eshte e vertete qe ta zgjasin jeten...te pakten deri atehere sa i del fytyra e vertete ...mgjth kur ska interes ne mes,gjithcka esht shum e bukur kur je midis shoqerise
 
Sa pesimiste shumica ktej, ketu normal qe flitet per miq te vertet qe kur i gjen duhet ti mbajme fort se vertet te zgjasin jeten,,,, Pastaj dhe miqte jane pasqyra jone, nese ne jemi persona dhe miq te mire atehere dhe ato do jene te tille,,,,,
 
weeeeee ... se dinja kete un

PD: AAA .... kerkohen miq te vertet urgjentisht
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top