Miqësorja, femrat kuqezi mundin maqedonaset 4-1

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
shqiperia-femra-300x208.jpg
Në ndeshjen e tij të dytë miqësore, ekipi kombëtar shqiptar i femrave, i drejtuar nga ish-sulmuesi i spikatur kuqezi, Altin Rraklli, mundi Maqedoninë me rezultatin e thellë 4-1. Në pjesën e parë shënoi Govori, në minutën e 14-të, ndërsa në pjesën e dytë realizuan edhe Velaj, Berisha dhe sulmuesja e talentuar Ana Baro.Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit të Strugës, në orën 13:00. Në ndryshim nga ndeshja e parë e këtij karakteri me Maqedoninë, luajtur në Pogradec (fituar po nga ne, me rezultatin 1-0), ekipi ynë këtë herë ishte fuqizuar edhe me 4-5 vajza të talentuara nga Diaspora. Vajzat kuqezi luajtën me shumë entuziasëm dhe dëshirë për të fituar, duke ia arritur ta bëjnë këtë, madje thellësisht. Ato nuk e vunë asnjëherë në dyshim suksesin, ndërkohë që rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë, shqiptaret mund të kishin shënuar gola të tjerë, duke parë rastet e shumta që humbën. Pas kësaj ndeshjeje miqësore, mund të thuhet se tashmë me ekipin kombëtar të femrave jemi në rrugë të mbarë dhe shpejt do të kemi një ekip serioz, të aftë të na përfaqësojë me dinjitet dhe rezultate pozitive në aktivitetet zyrtare.//Panorama.SPORT
 
Pe: Miqësorja, femrat kuqezi mundin maqedonaset 4-1

mBahen femrat tona mer aman ... Forca cupa :p
 
Pe: Miqësorja, femrat kuqezi mundin maqedonaset 4-1

Na paskan nderuar ore :D :D
 
Pe: Miqësorja, femrat kuqezi mundin maqedonaset 4-1

:eek:hh:

Se dija qe kishim nje skuader femrash ne. Bravo vajza, mqse djemte i kemi per ibret te pakten jeni ju qe na nderoni...
 
Pe: Miqësorja, femrat kuqezi mundin maqedonaset 4-1

:eek:hh:

Se dija qe kishim nje skuader femrash ne. Bravo vajza, mqse djemte i kemi per ibret te pakten jeni ju qe na nderoni...

Eshte formuar elushe madje jan forumuar dhe klube futbolli femrash ne mos te gaboj esht dhe kategoria syperioere e futbollit per femra :D
 
Pe: Miqësorja, femrat kuqezi mundin maqedonaset 4-1

Eshte formuar elushe madje jan forumuar dhe klube futbolli femrash ne mos te gaboj esht dhe kategoria syperioere e futbollit per femra :D
E bera kete pyetje pasi para disa javesh u takuam me disa miq familjar qe kane dy vajzat ne akademine e Fullham dhe po tregonin qe vajzat kishin deshire te perfaqesonin kombetaren tone por ne Shqiperi nuk ofrohej kjo mundesi.
 
Pe: Miqësorja, femrat kuqezi mundin maqedonaset 4-1

Te pakten kemi femrat qe na nderojne :D
Meqe meshkuj sbejne dot asnje gol ne asnje skuader/ndeshje qe behet LOL
 
Pe: Miqësorja, femrat kuqezi mundin maqedonaset 4-1

Se paku graria na paskan zbardhe fytyren. U lumt gocave.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top