Miqësore: Shqipëri U17 barazon me Kosova U17

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
IMG_5902.jpg

SHQIPثRI U17- KOSOVA U17 1-1



Në stadiumin “Qemal Stafa” u zhvillua një miqësore mes ekipeve kombëtare U17 të Shqipërisë dhe të Kosovës. Takimi ka përfunduar në barazim 1-1. Pjesa e parë përfundoi me fitoren e kosovarëve të trajnerit Besnik Kollani, falë golit të shënuar nga Murati në minutën e 40-të, që është minuta e fundit e pjesës së parë. Ndërsa në pjesën e dytë janë kuqezinjtë e trajnerit Xhemal Mustedanagiç, që barazojnë me anë të mbrojtësit اema, i cili realizon në minutën e fundit të ndeshjes.

Ndonëse kuqezinjtë 17 vjeçarë janë kualifikuar për në raundin elitë të eliminatoreve europiane, ndaj moshatarëve kosovarë kanë zhgënjyer. 17-vjeçarët nga Kosova kanë qenë diktues në këtë takim dhe kanë pasur disa raste për shënim. Trajneri Xhemal Mustedanagiç ka mbetur i pakënaqur nga ky test dhe sipas tij, kjo është ndeshja më e dobët që ka bërë Shqipëria U17 që nga momenti që ai ka marrë drejtimin e skuadrës.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top