Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Miqësia: Si të kërkojmë falje?!

Love

βeℓℓe â๓e
Ka disa mënyra efektive dhe joefektive për të kërkuar faljen. Ja, disa mënyra joefektive.
Shqip

f08fed92-1ab8-4545-8088-ae8ea01dd77b---0-.jpg

1. Më vjen keq.

Kaq. Kaq? ثshtë një mënyrë e cekët dhe sipërfaqësore. Nëse do të thuash që, “Më vjen keq që u mërzite”, kjo do ta vendosë fajin ndaj palës së lënduar. E gjitha kjo është një shmangie përgjegjësie për veprimet e tua, si dhe tregon që të vjen keq për këtë, por në fakt kjo nuk hyn në problemet e tua.

2. Më fal nëse kam bërë diçka që të ka ofenduar.

Uf! E tillë ndjesë me “nëse” brenda është si një thikë në zemër. Kjo mënyrë është e tipit mbrojtës dhe jo një kërkesë për falje e sinqertë. Ajo zbut kërkesën e faljes dhe çdo falje e zbutur nuk është një kërkesë për falje të sinqertë.

3. Nëse kjo të bën të ndihesh më mirë, më fal.

Eeee! ثshtë mënyra më e pasinqertë që mund të kërkoni falje. اfarë po thua në të vërtetë është: “Nëse kjo të bën të ndihesh më mirë (ti idiot, qullac i trullosur) atëherë më fal.” Por mund të shtosh edhe: “Më fal nëse mundesh, por nëse nuk mundesh, s’ka gjë se s’më bëhet vonë.”

4. Më fal për çfarëdo që kam bërë.

ثshtë mënyra më e përhapur midis burrave, por shkaku i kësaj mund të jetë ajo që shumë gra shpallin luftë të ftohtë pa i treguar burrit se çfarë e ka ofenduar. Sidoqoftë, kjo mënyrë është e turbullt dhe e pacaktuar.

5. اdo lloj kërkese për falje e shoqëruar me fjalën “por…”

Edhe kjo lloj kërkese për falje është e pasinqertë dhe siç e dimë pas fjalës “por…” vijon pjesa më e rëndësishme e fjalisë. (P.sh., “Ajo është një vajzë e bukur, por….”, ose “Do ta bëja me gjithë qejf, por…”.) Me anë të kësaj kërkese për falje ne faktikisht përpiqemi të fajësojmë dikë tjetër, madje ndoshta personin e lënduar.

Si të kërkojmë falje në mënyrë të sinqertë?

Së pari, duhet të personalizoni kërkesën tuaj të faljes. “Më vjen keq që [unë] të lëndova.” اdo gjë personale e prek tjetrin më thellë. Zhvillojeni këtë frazë duke pranuar veprimin tuaj të gabuar: “Më vjen keq që të lëndova duke mos mbajtur premtimin…” (ose çfarëdo të keni bërë).

Pjesa e tretë e faljes është kur tregoni që kuptoni arsyen pse tjetri ndihet i ofenduar dhe i lënduar, d.m.th. ju jo vetëm pranoni që veprimi juaj ishte lëndues, por edhe arsyen pse ai ishte lëndues.

“Më vjen keq që të lëndova, duke mos mbajtur premtimin tim për të të marrë në telefon.” Kështu ju po thoni që personi nuk ka faj që është zemëruar me ju. Tani shtoni edhe keqardhjen tuaj dhe pendimin. “Më vjen shumë keq që të lëndova. Po marr përgjegjësinë e plotë. Ishte faji im dhe më vjen keq për atë që kam bërë. U tregova egoist dhe mendjelehtë. Ishte shumë e padrejtë nga ana ime.”

Pastaj është e rëndësishme të shprehësh dëshirën për të rregulluar marrëdhënien. Shprehini se çfarë po ndodh në zemrën, mendjen, shpirtin, jetën dhe zakonet tuaja, dhe sigurohuni që të mos ndodhë sërish kjo gjë. Përsërisni kërkesën tuaj të faljes aq shpesh sa nevojitet, veçanërisht në rastet kur keni lënduar tjetrin thellësisht.

Pasi marrëdhëniet janë të rregulluara, dhe pasi ka kaluar disa kohë, mund të diskutoni rreth asaj çështjeje sërish duke treguar edhe ndonjë kusht zbutës, por në përgjithësi nuk ju këshillojmë ta bëni këtë deri sa lëndimi i personit është minimizuar maksimalisht. Asnjëherë mos përdorni si justifikim: “Kisha pirë pak si shumë.” Akoma keni bërë atë çfarë keni bërë.

Nëse kërkoni falje, bëjeni atë në mënyrë të sinqertë, ose mos u lodhni kot.
 
Pe: Miqësia: Si të kërkojmë falje?!

Menyra me e mire eshte korektesia,kjo thyen cdo gje...Keta pikat me lart,edhe qendrojne por varet tek afersia e miqesise,sinqeriteti i saj...Nese thuhen gjerat per sy e faqe atehere ska miqesi e sja vlen as te vazhdohet me...
 
Titulli: Miqësia: Si të kërkojmë falje?!

Më vjen shumë keq që të lëndova. Po marr përgjegjësinë e plotë. Ishte faji im dhe më vjen keq për atë që kam bërë. U tregova egoist dhe mendjelehtë. Ishte shumë e padrejtë nga ana ime.”---E pra fjalim per teate.

Zakonisht i them dalim pak, edhe andej nga deti ndonje akullore nese eshte koha, edhe duke qeshur e duke thene budalliqe
pastaj i thoja me fal sdoja. E keshtu e perqafoj fort fort :D
 
Titulli: Miqësia: Si të kërkojmë falje?!

Nese vertet e konsideron mik apo mike te mire sinqeriteti eshte thelbi ne cdo gje ketu dhe ne faljen
 
Titulli: Miqësia: Si të kërkojmë falje?!

Une ne pergjithsi nqs kam gabuar diku do i thoja "Ma bej hallall, ti me njeh tashme dhe e di qe nqs te kam lenduar do ket qene pa vetdije". dhe ajo do me falte direkte e do u perqafonim :P...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 4 57.1%
  • Të harrrova, sepse të dua

    Votat: 2 28.6%
  • Vetëm …

    Votat: 2 28.6%
Back
Top