Nga Naldo Gerraj
Janë të shumtë ata që thonë se meshkujt dhe femrat nuk mund të jenë vetëm “miq”. Por, disa të tjerë insistojnë në të kundërtën. Kufiri midis miqësisë dhe “diçkaje më shumë” është shumë i hollë. Në çdo moment mund të lindë dashuria, apo epshi midis miqve të tillë.
Për të parë se, a është vërtet vetëm miqësi, duhet të shqyrtohen disa çështje:
Vërtetoni a gjendeni me të vërtetë në “zonën e miqësisë”! Nëse midis jush dhe mikut tuaj nuk ka “kimi”, atëherë nuk ka rrezik. Këtë e pohon edhe terapeutja seksuale, Liza Paz, e cila thotë: “- Mosekzistimi i atraktivitetit (tërheqjes) është treguesi më i mirë se midis femrës dhe mashkullit mund të ketë miqësi. Por, nëse krijoni miqësi me personin që ju pëlqen në aspektin seksual, atëherë ruajtja e miqësisë do të bëhet sfidë e madhe”. اka do të thotë se nuk mund të thuhet se nuk ka miqësi midis femrave dhe meshkujve, por është një sfidë që kërkohet për ta mbajtur.
Ekspertët thonë, se femrat vendosin që të krijojnë miqësi me meshkujt më së shpeshti në momentet kur kanë ndonjë pakënaqësi me lidhjen aktuale, apo me statusin e tyre emocional. Varësisht nga shkalla e pakënaqësisë, luhatet edhe niveli i miqësisë.آ Meshkujt nuk lidhin lehtë miqësi me femrat. Shpesh, një miqësi të tillë e hasim kur femrës i pëlqen seksualisht mashkulli, por këtij të fundit jo. Por, në fund megjithatë kanë parë se kanë shumëçka të përbashkët, që mjafton për ta filluar miqësinë. Nënkuptohet, të paktën sipas “rregullave të miqësisë”, epshi i njërës palë do të duhej të shuhej.
Në gjithçka duhet ta kemi një kufi të caktuar, duke përfshirë edhe daljet me mikun/mikeshën tuaj. Ju më së miri do ta vëreni kur daljet tuaja në kafene, apo këmbimi i sms-ve e kanë kaluar kufirin e miqësisë. Në një rast të tillë, duhet ta pyesni veten, çka doni në të vërtetë?
Miqtë e vërtet janë ata që shkëmbejnë reciprokishtt besimin, ëndrrat, mendimet, virtytet, gëzimet dhe dhimbjet, pa u ndarë kurrë!
Dëshira për të bërë miq, është një punë e thjeshtë por miqësia është një fryt që rritet dhe piqet ngadalë.