Ministri gjerman: Greqia del nga kriza pas 10 vjetësh..

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
46863.jpg

GJERMANI- Vlerësimi se kriza në Greqi do marrë 10 vjet kohë për t’u kapërcyer, është shprehur nga Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schنuble. Ai u ngut për të sqaruar se "Greqia duhet të mbetet në eurozonë", duke shtuar se Gjermania e kupton ngarkesën e madhe që kanë për të mbajtur grekët.

"Zona e Euros ka rrezik real të kolapsit, në rast të falimentimit të Greqisë”, sqaroi ai duke folur në Javën e biznesit, dhe shtoi se kjo do të kishte ndikim negativ në besimin ndaj rolit politik të BE-së, dhe aftësinë për të ndërmarrë veprime ndërkombëtare.

Schنuble theksoi se askush nuk duhet të nënvlerësojë ndikimin potencial të një falimentimi të Greqisë për të bankat dhe efektin e rrezikut "domino" në vendet e eurozonës. "Greqia duhet të mbetet në zonën e euros me çdo kusht", tha ai, por theksoi se "askush nuk mund ta shpëtojë popullin grek nga reformat e domosdoshme".

Sipas ministrit gjerman "në fund të fundit, është populli që duhet të vendosë nëse do ta mbajë ose jo, peshën që ka mbi supe".
(e.m/BalkanWeb)
 
Pe: Ministri gjerman: Greqia del nga kriza pas 10 vjetësh..

Kam pershtypjen se Shqiperia do duhej te shfrytezonte kete disavantazh te Greqise dhe te konsilidonte radhet ne menyre qe ne dekadat e ardhshme te jete faktor rajonal. Kjo munde te arrihet me pune serioze dhe funksionim te sistemit ligjor ne pergjithesi. Gjasat jane te medha dhe do ishte turp dhe humbje e madhe nese nuk do shfytezohej kja dritare e madhe qe i eshte hapur Shqiperise.
 
Back
Top