Vvetoni
Antarë i Respektuar
Milano - Sulmuesi Diego Milito tregon gatishmërinë maksimale për të shënuar sa më shumë gola te skuadra e Interit së bashku me blerjen tjetër të re, Samuel Eto’o.
“Jam shumë i lumtur tek Interi, dhe për më tepër e kuptoj mjaft mirë partneritetin me kolegët. Raportet me Eto’o i kam të mira. Jam i bindur se ai do të ndikojë shumë në sulmin e Interit”, deklaron Milito.
“Përgatitjet e ardhshme do ta përmirësojnë shumë bashkëpunimin tonë, dhe jam i sigurte se së bashku do të jemi të mrekullueshëm”, përfundon futbollisti i ri i Interit intervistën për “Gazzetta dello Sport”.
Gazetastart