Milionerja kineze punon si pastruese rrugësh: Dua të jem model për fëmijët

Aren

Anëtar i Respektuar
tumblr_m9r3yebSX91qf35l5o1_1280-652x320.jpg

SHANGHAI- Një grua shumë e pasur kineze, milionere, i dedikon një pjesë të kohës së saj çdo ditë pastrimit të rrugëve me fshesë për t’i dhënë një shembull të mirë fëmijëve të saj që puna nuk përbën asnjë diskriminim.

Yu Youzhen, 53-vjeçare nga Wuhan, zotëron 17 apartamente që arrijnë një vlerë totale prej mbi 10 milionë juan, ose mbi 1 milionë euro.
Mund të bënte një jetë shumë të mirë vetëm me të ardhurat e përftuara nga dhënia me qera e tyre, por nga ana tjetër ka vendosur të punojë, duke u dhënë një shembull të mirë fëmijëve të saj dhe gjithë të tjerëve.

”Dua të jem një model i mirë për fëmijët e mi dhe nuk dua të rri gjithë ditën e ulur në një poltronë luksoze dhe të shpenzoj paratë e mia, por mbi të gjitha nuk dua t’u jap fëmijëve të mij përshtypjen se jam një grua e cila kufizohet vetëm të marrjen e të ardhurave pa dhënë asnjë lloj kontributi”, theksoi ajo për shtypin kinez.

”Ky model jetese në të ardhmen do t’i dëmtonte rëndë”, shtonte ajo. Kështu që prej vitit 1998 deri më sot, në gjashtë nga shtatë ditët e javës, Yu pastron me fshesë nga një pjesë të rrugëve të qytetit të saj dhe fiton 1420 juan në muaj, rreth 170 euro.

Yu i ka shtyrë të dy fëmijët e saj, tashmë në moshë madhore, të gjejnë një punë dhe të mos mbështeten tek mirëqënia ekonomike e familjes të tyre. Djali i saj punon si shofer dhe fiton 2000 juan në muaj, rreth 240 euro ndërsa vajza ka gjetur një angazhim që i siguron të ardhura prej 3000 juan në muaj, rreth 360 euro.

Si shumë të tjerë në rajonin qendror të Kinës, Yu vjen nga një familje shumë e varfër dhe nuk e ka harruar asnjëherë origjinën e saj. Pasuria e saj filloi të akumulohej në vitet 80 kur së bashku me bashkëshortin e saj arriti të kursente një shumë të hollash për të blerë një ndërtesë prej pesë katesh, apartamentet e të cilës i dhanë me qera.
(BalkanWeb)
 
Titulli: Milionerja kineze punon si pastruese rrugësh: Dua të jem model për fëmijët

Eshte nga milioneret e paket te mos them e vetmja ta pranoj nje gje te tille.
Bravo i qoft!
 
Titulli: Milionerja kineze punon si pastruese rrugësh: Dua të jem model për fëmijët

Te them te drejten une sdo e beja :D
 
Titulli: Milionerja kineze punon si pastruese rrugësh: Dua të jem model për fëmijët

Judet thone: me mire te punoj kot se te rri kot.
 
Pe: Milionerja kineze punon si pastruese rrugësh: Dua të jem model për fëmijët

Ketu ku jetoj ishte nje plak qe nuk dinte c'fare kishte,pasanik...lokale ne vende te ndryshme te Greqise,toka ne vende turistike edhe shtepi te cilat i jepte me qira..femijet te gjithe te rregulluar te rritur me familjet e tyre e ky jetonte ne nje shtepi nje dhomeshe qe e kish marr me qira dhe cdo dite dilte nga kinemaja apo ne rruge te ndryshme te qytetit e shiste kulure (eshte nje lloj ushqimi per te prere oreksin,shqip s'di ta perkthej),flas per 80 e ca vjet plak e me sa vullnet punonte edhe ne dimer pa le..

Ndjese paste sepse e shtypi nje me motorr ne fund...:bye:
 
Titulli: Milionerja kineze punon si pastruese rrugësh: Dua të jem model për fëmijët

Meq e ka vendosur te beje shembull te mire duke punuar i propozoje te beje edhe shembuj me te mire.

Me renten e atyre 1 milioneve, vetem duke shfrytezuar renten e tyre, munde te mbaje shume femije jetim dhe pa asnje mbeshtetje financiare, dhe te tille ne Kine mendoj se ka mjaft.
 
Titulli: Milionerja kineze punon si pastruese rrugësh: Dua të jem model për fëmijët

Kjo gruaja mundet te merret shembull nga te gjithe ata-ato , qe jane te '' mashtruar ''nga jeta materiale !
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top