Kresha
A pretty face can never trick me
Milingona mjaltore ( honeypot ants ), çfarë bënë ajo që të ruaj mjaltin në barkun e saj në mënyrë që të ushqejë të tjerët ?!.
Kjo milingonë është e njohur si milingona e mjaltit apo si milingona enë e mjaltit dhe kjo për arsye se ajo akumulon mjaltë në barkun e saj për të ushqyer të tjerët, e sidomos gjatë stinës së verës dhe gjatë thatësive.
Këto milingona jetojnë në shkretëtira të thata dhe të ngrohta, llogariten si burim ushqimi për milingonat e tjera dhe për disa kafshë të tjera të shkretëtirës. Por, jo vetëm kaq, ajo llogaritët edhe si burim ushqimi edhe për vetë njeriun dhe për këtë arsye banorët vendas të Australisë e konsumojnë këtë lloj të milingonës si një prej llojeve të karameleve.
Pas shirave, nektari grumbullohet në sasi të mëdha në disa bimë që janë jetë shkurtër dhe që thahen shpejtë andaj duke pas parasysh edhe kushtet e ashpra të jetës në shkretëtira, milingona e bënë grumbullimin e mjaltit duke e bërë ushqimin me këtë nektar të një grumbulli vullnetarësh të milingonave. Barqet e tyre fryhen dhe nganjëherë e arrijnë masën e një kokrre të rrushit.
Në çdo dhomë prej dhomave të koshiqit të milingonave jetojnë diku prej 25-30 milingona e që përmes këmbëve të tyre qëndrojnë të ngjitura për tavanin e koshiqit e ndërsa kokat i kanë të lëshuara poshtë. E nëse ndodh që ndonjëra prej tyre të bie atëherë vullnetarët tjera janë ato që nxitimthi e ringjisin përsëri për tavanin e koshiqit. E kur të vijnë ditët e thata apo ditët e dimrit, pjesa tjetër e milingonave e shton punën e tyre dhe aktivitetin e tyre në mënyrë që të sigurojnë sasinë ditore të sheqernave të nevojshme për këto milingona që qëndrojnë të varura për tavanin e koshiqit. Milingonat e uritura e ngjisin gojën e tyre me gojën e milingonave produktive me që rast milingonat mjaltore apo prodhuese e bëjnë shtrydhjen e barkut të tyre në mënyrë që të mund të ia lëshojnë ndonjë pikë mjaltë në gojën e motrave të tyre të uritura.
Milingonat mjaltore sakrifikojnë shumë për të ushqyer motrat e tyre të uritura, ku sasia e mbledhur e mjaltit nganjëherë arrin peshën deri në tetë herë më të madhe se vetë pesha e trupit të milingonës mjaltore, e po ashtu vështirësia e saj në të qëndruarit varur për një kohë shumë të gjatë.
Ky lloj i milingonave ka një vlerë dhe një rëndësi të madhe saqë shpesh ndodhë që milingonat e tjera mundohen të e bëjnë rrëmbimin e tyre në mënyrë që të përfitojnë prej tyre. //mesazhi