Miliarderi jetoi dy muaj me gruan e vdekur

Love

βeℓℓe â๓e
Londër - Trashëgimtari i kompanisë Tetra Pak është shpallur fajtor të mërkurën në Londër për mosvarrosjen e gruas së tij, trupi i të cilës është zbuluar i pajetë në shtëpinë e çiftit pasanik.

miliarderi.jpg

Miliarderi Hans Rausing, 49 vjeç, një nga njerëzit më të pasur në Britani të Madhe, me gruan e tij ishin një çift i njohur për problemet e tyre me drogë.

Ai pranoi në gjykatë se kishte jetuar për dy muaj me trupin e pajetë të gruas së tij. Ai gjithashtu pranoi para Gjykatës së Londrës se kishte vozitur veturën nën ndikimin e drogës.

Hans Rausing është arrestuar më 9 korrik, ndërsa e ngiste veturën në mënyrë të rrezikshme.
Duke kërkuar në shtëpinë e tyre luksoze në lagjen Chelsea, policia pati zbuluar trupin e pajetë të gruas së tij, Eva Rausing, 48 vjeç, në një gjendje të lartë dekompozimi.
Nëna e katër adoleshentëve ishte shtrirë pranë një krevati nën një grumbull rrobash dhe qese mbeturinash, transmeton Albinfo.

Autopsia tregoi se ajo ka vdekur më 7 maj, ndërsa kishte drogë (kokainë) në gjakun e saj.
Fillimisht i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Hans Rausing më pas është akuzuar për "mosvarrosjen" e gruas së tij në bazë të rregullave njerëzore.
Burimi: kohaditore
 
Titulli: Miliarderi jetoi dy muaj me gruan e vdekur

E pra telashet nuk kan te mbaruar edhe pse miliarder aqe shum ka edhe probleme.Me mir ne te varfer e me pak probleme.
 
Titulli: Miliarderi jetoi dy muaj me gruan e vdekur

Kaq shum e paska dasht sa qe nuk ka mujt as me varros 2 muaj..:p
Cka i duhen parat keti ku paksa rreshkit nga realiteti i vet..
 
Pe: Miliarderi jetoi dy muaj me gruan e vdekur

Hajde hajde cfar spo ndegjome...por nje gje kuptohet qe jo te gjithe ata qe kane bere pasuri jane te mencur
 
Titulli: Miliarderi jetoi dy muaj me gruan e vdekur

Nga dashuria e tepert plus droga ka dashur ta mbante aty. Eh medet medet
 
Pe: Miliarderi jetoi dy muaj me gruan e vdekur

Kjo nuk eshte dashuri,po mangesi ne tru...Eh Zot jep mend aty ku ska...
 
Back
Top