Miliarderi egjiptian pranë blerjes së ishujve grekë… për të strehuar refugjatët siria

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Miliarderi egjiptian pranë blerjes së ishujve grekë… për të strehuar refugjatët sirianë .

Strehimi i refugjatëve, miliarderi egjiptian në bisedime për blerjen e dy ishujve grekë

1442417722miliarderi-naguib.jpg

Miliarderi egjiptian Naguib Sawiris, i cili ka thënë se dëshiron të blejë ishuj të Mesdheut për të zgjidhur çështjen e strehimit të emigrantëve, aktualisht është në bisedime për të blerë dy ishuj privatë grekë.

UNHCR-ja, agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara, i ka ofruar bashkëpunim miliarderit për këtë projekt, që mendohet se mund të kushtojë rreth 100 milionë dollarë.

Sawiris e bëri ofertën e tij për blerjen e ishujve grekë ose italianë rreth dy javë më parë, me qëllim që të ndihmonte refugjatët nga Siria.

Ai pati thënë për AFP-në: “Sigurisht që është e mundshme. Në Mesdhe ka shumë ishuj të shkretë dhe që mund të strehojnë mijëra refugjatë. Bëhet fjalë për një strehim të përkohshëm, sigurisht”.

/ Top Channel
 
Titulli: Miliarderi egjiptian pranë blerjes së ishujve grekë… për të strehuar refugja

Uroj t'jete e vertete, uroj.....!
 
Titulli: Miliarderi egjiptian pranë blerjes së ishujve grekë… për të strehuar refugja

E pse u dashka me ble ishujt per me i strehu. Kot i shpenzon 100 milion. Me mire tua jep si leke meq paska aq mjaftueshem!

Sa per toke gjendet kudo!
 
Per te bere jete qejfi bohemiane pra Lol
 
Titulli: Miliarderi egjiptian pranë blerjes së ishujve grekë… për të strehuar refugja

cdo njeri ndimon ne menyra te ndryshem, me rendesi me ken afer popullit te ikur nga vendin i tyre.
 
Titulli: Miliarderi egjiptian pranë blerjes së ishujve grekë… për të strehuar refugja

ata skan nevoj per para por per strehim...sgjendet toke kollaj, se refugjatet nga gjithe shtetet malltretohen, askush nuk u hap deren si duhet...aty se paku do jene te qete...
 
Titulli: Miliarderi egjiptian pranë blerjes së ishujve grekë… për të strehuar refugja

Ky miliarder me siguri që do e ndalë këtë projekt që e ka përkrah UNCHR-ja, për shkak të faktit se ekziston një refuzim dhe mëdyshje nga ana e anëtarëve të forumit.
Si një ish refugjat e di dhe e kuptoj se sa e vështirë është të largohesh nga vendi ku ke jetuar, nga shtëpia dhe vendi yt. Edhe një hapësirë në qiell të hapur pa bomba dhe armë është me e mirë, ndonëse me dhimbje është e qetë.
 
Titulli: Miliarderi egjiptian pranë blerjes së ishujve grekë… për të strehuar refugja

Vazhdohet te spekullohet mbi ata qe vuajne. Une nuk e marr vesh kete bote se ckane ne koke keta njerez.
Nqs po i djeg kaq fort keti pasaniku egjyptjan per refugjatet dhe do te shpenzoje, ka vend mjaft ne delten e Nilit per ndertimin e qadrave njesoj si ne Arabi. Po kush e di ku e ka qellimin dhe do te perfitoje nga situata aktuale
 
Titulli: Miliarderi egjiptian pranë blerjes së ishujve grekë… për të strehuar refugja

Mua me tremb kjo pjesa qe bashke me refugjate siriane njerez te pafajshem, mund te kete dhe njerez te ISIS. Jam qe UNHCR ti ndihmoje keta njerez te pafajshem por sjam dakort ta bejne individe te caktuar qe mund te kene dhe qellime dashakeqe.

Kjo jo per te bere teori konspirative por per faktin qe bota do te ishte ne kaos nese do lejohej levizja e lire e pakontrrolluar.
 
E pse nuk i shpenzon ato 100 millione ne Siri, ta ri-ndertoje ..ate , e te jetojne ne vendin/shtetin/token e tyre. Tani dalin k'to milliarderet . Ky sic duket ka ne plan te ri-ktheje skllaverine- Humanizmi i k'tij .
 
Titulli: Miliarderi egjiptian pranë blerjes së ishujve grekë… për të strehuar refugja

Mua me tremb kjo pjesa qe bashke me refugjate siriane njerez te pafajshem, mund te kete dhe njerez te ISIS. Jam qe UNHCR ti ndihmoje keta njerez te pafajshem por sjam dakort ta bejne individe te caktuar qe mund te kene dhe qellime dashakeqe.

Kjo jo per te bere teori konspirative por per faktin qe bota do te ishte ne kaos nese do lejohej levizja e lire e pakontrrolluar.

Me kete duhet te miren sherbimet inetelegjente te shteteve. Nese lejojne te qarkullojne lirshem andej pari, do tshtohet me shume Islamofobia dhe sulmet ne emer te fese, me crast do tshkaktonte turbullira ne pjesen e atyre qe s'kane fare faj.
 
Titulli: Miliarderi egjiptian pranë blerjes së ishujve grekë… për të strehuar refugja

Islamet e devotshem duhet te shqetesohen per te njenten arsye, por si per cudi ... i duartrokasin/perkrahin.. ato qe nuk ja dine rendesine sigurisht....llumi.
 
Titulli: Miliarderi egjiptian pranë blerjes së ishujve grekë… për të strehuar refugja

Me kete duhet te miren sherbimet inetelegjente te shteteve. Nese lejojne te qarkullojne lirshem andej pari, do tshtohet me shume Islamofobia dhe sulmet ne emer te fese, me crast do tshkaktonte turbullira ne pjesen e atyre qe s'kane fare faj.

Po dakort jam.Ama dhe refugjatet kontrrollohen njehere nga autoritet e vendit qe i strehon.kur hyjne ilegalisht ka vend per spekullime kete po them dhe une ndryshe do digjet dhe i njomi me te thatin.
 
Titulli: Miliarderi egjiptian pranë blerjes së ishujve grekë… për të strehuar refugja

A ra ne ujdi me grekerit ky egjiptasi :P
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top