Milani realizon afrimin e parë të janarit: Këtu, për të fituar kampionatin

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
meitte.jpgSoualiho Meité është praktikisht lojtari më i ri i Milanit. Ish-mesfushori i Torinos ka kryer mëngjesin e sotëm vizitat mjekësore para se të firmosë kontratën e tij të re, e cila do ta mbajë të lidhur me kuqezinjtë të paktën deri në fund të këtij sezoni. Nëse do të bindë drejtuesit, ai do të vijojë të jetë pjesë e klubit, i cili do të ketë të drejtën e blerjes për rreth 8 milionë euro.

Meité ka luajtur 94 ndeshje me skuadrën e Torinos dhe ka realizuar 3 gola në dy vite e gjysmë. Ai mund të jetë gati që për ndeshjen e së hënës ndaj Cagliarit.

Ndërkohë, drejtuesit kuqezinj po punojnë edhe për afrimin e një mbrojtësi dhe një zëvendësuesi të Ibrahimovic në sulm.FB_IMG_1610707810453.jpg Emrat më të mundshëm janë Tomori nga Chelsea, si dhe Mandzukic, për fazën e sulmit.FB_IMG_1610707818593.jpg

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top