Mikelanxhelo-artisti i madh dhe mashtruesi i madh.
(Si i shiti kardinalit një skulpturë “të antikitetit”
).
Ishte viti 1496. Imagjinoni një artist të ri të talentuar, pa shtëpi dhe pa një punë të sigurtë, që endet rrugëve të Bolonjës për të kapur një mundësi sado të vogël për të shpalosur aftësitë e tij të veçanta. Të cilit, kur dikush i sheh rastësisht një skulpturë të përfunduar, i propozon diçka : A mundet ai, të realizojë një skulpturë të antikitetit, që ajo të mos dukej si një kopje, por origjinalja? Në lojë ishin shumë para, aq sa skulptori s'i kishte menduar ndonjëherë. Pastaj, personi (që në fakt, ishte një nga përfaqësuesit e familjes së famshme Mediçi), dukej i fismë dhe i besueshëm. Kështu, artisti 21 vjeçar, që quhej Mikelanxhelo Buonaroti, u bë pjesë e një mashtrimi në fushën e artit, që ndoshta mund ta çonte edhe pas hekurave. Mirëpo, që në fakt i çeli dyert e karrierës....
Vërtetë që porositësi i skulpturës ishte njëri nga "mediçët", por blerësi ishte kardinal.
Biografë të Mikelanxhelos, thonë në librat për mjeshtrin e madh italian, që kardinali që quhej Rafaele Riario, e njohu shpejt që skulptura s'ishte ajo e antikitetit. Ama, njohu edhe që ajo ishte realizuar nga një mjeshtër i jashtëzakonshëm. Kështuqë, në vend ta padiste, i propozoi të vinte të punonte në Romë, ku dihet që asokohe, ishte kisha katolike ajo që financonte më shumë veprat e artit në katedralet dhe kishat e saj. Pasi realizoi për disa muaj "Pieta-n", njërën nga mrekullitë e sotme të Bazilikës së shën Pjetrit, Mikelaxhelos iu besua "Davidi", në Firence, ndër majat e skulpturës botërore të të gjithë kohërave.
Pas rikthimit në Romë, fama e mjeshtrit të ri, kishte marrë dhenë. Kështu, në vitin 1509, pra 12 vjet pas mashtrimit që i kish bërë kardinalit bamirës, karriera e tij në ngjitje, arrin të kurorëzojë tavanin e "Kapela Sistine", njëra nga kryeveprat më të mahnitshme të artit të Rilindjes italiane, e cila si kapela e Papës, ishte zbukuruar më parë edhe nga Botiçeli dhe Pruxhino.
Mikelanxhelo Buonaroti (1475-1564), që veç skulptor i jashtëzakonshëm, ishte dhe piktor, arkitekt dhe poet, konsiderohet ndër 3 artistët më të mëdhenj të Rilindjes, krahas Karavaxhios dhe da Vinçit. Lavdi kjo, që ndoshta s'do ta kishte prekur nëse s'do të takohej me kardinalin Riario, që e mashtroi në moshën 21 vjeçare.