Mijëra justifikime që funksionojnë gjithmonë..

Love

βeℓℓe â๓e
Në krye qëndrojnë justifikimet për vonesat, gabimet dhe tradhtitë.
Për juve që ju kanë mbaruar armët mbrojtëse është publikuar një manual që ju mëson të dilni nga situata në çdo rast.

Justifikimet mund të na nxjerrin gjithmonë nga situata, megjithatë duhen përdorur me masë.
Këshilla e parë është për justifikimet që nuk duhen përdorur kurrë.
Ato janë: “Më vdiq halla; m’u ça goma e makinës; më ka zënë gripi; më erdhi papritur për vizitë vjehrra etj”. Nëse vendosni në momentin e fundit të shkoni në një darkë me miqtë, atëherë duhet të mendoheni mirë edhe për shpjegimin që i detyroheni disa të afërmve me të cilët e keni lënë të takoheni. Nëse nuk keni asnjë mendim, atëherë ju vjen në ndihmë libri “Njëmijë justifikimet. Si të shmangni një ftesë dhe të dilni nga situata në çdo rast”.
Libri është shkruar nga një autor francez. Kur pranoni një ftesë dhe pastaj pendoheni sepse nuk keni dëshirë të shkoni, duhet t’i vini në dijeni ata që ju presin, por pa i ofenduar dhe duke i bindur vërtetë me arsyen që do t’u thoni.
Ja një justifikim, nëse nuk ju vjen asgjë ndërmend: “Jam e mërzitur, sepse psikoanalisti im është larguar, ka shkuar jashtë shtetit. Nuk e di me kë do t’i qaj hallet e mia deri sa të kthehet ai..” Për këtë mjafton t’u shkruani miqve një mesazh. Të jeni të bindur se ata do t’ju mirëkuptojnë.

Në fakt, ka ndodhur që justifikimet e pavërteta janë të çuditshme, të besueshme dhe të pabesueshme, por nuk mungojnë rastet që drejtuesit e kompanive kanë pushuar nga puna punonjësit, pikërisht për shkak të arsyeve të kota që kanë dhënë për mungesën e tyre. Për të shmangur këtë gjë ju duhet të zgjidhni gjithmonë atë që të tjerët nuk e kanë thënë. Një rast tjetër ku mund t’i përdorni justifikimet, është kur disa të njohurit tuaj ju afrohen në tavolinë ndërsa jeni duke u ngritur. Për t’ju “shpëtuar” atyre, kërkojini pastrueses ndonjë qetësues për kokën, pastaj përpiquni t’u shpjegoni atyre situatën duke u thënë: “Në fakt, nuk isha mirë që kur erdha. Kam si marrje mendsh. Jam shqetësuar pak për djalin, sepse nuk kishte dalë mirë në një provim. E kam lënë duke më pritur në shtëpi, që t’i shpjegoja gjërat e paqarta. Lum si ju që nuk keni fëmijë! Tani do të na falni, por duhet të ngrihemi. Nëse nuk ju mbetet qejfi, ne duhet të largohemi”. Kjo është një mënyrë për të dalë nga situata me dinjitet.

Autori i librit “Njëmijë justifikimet.
Si të shmangni një ftesë dhe të dilni nga situata në çdo rast”, gazetar shkencor dhe bashkëpunëtor në “Philosophie Magazine”, është nga ata francezët e përpiktë në punë dhe që gjithmonë përdorin mprehtësinë në çdo fushë të jetës. Nëse ju jeni nga ata persona që vonohen sistematikisht në punë, atëherë në ndihmë ju vijnë justifikimet e autorit francez, që i ka publikuar në librin e tij. Për shembull, mund t’i thoni këto fjalë eprorit tuaj: “M’u desh të kujdesesha gjithë natën për vjehrrin tim, sepse prej disa ditësh nuk mund të ngrihet nga shtrati. Mora një doktor që ta vizitonte, prandaj edhe u vonova pak. E di, e kam shkelur, por ju kërkoj falje”.

“Jetojmë në këtë botë dhe gjithçka mund të ndodhë, pavarësisht se ndonjëherë të gjithë i shkelim rregullat. Justifikimet mund të na nxjerrin nga situata atëherë kur keni vërtetë nevojë. Këshilla ime është që asnjë të mos e teprojë, sepse si me çdo gjë kur e kalon masën, edhe justifikimeve fillon t’u bjerë vlera”, - thotë autori.

Ndonjëherë justifikimet mund të përdoren edhe për të kërkuar falje. Për shembull, një mikesha juaj ka pasur ditëlindjen dhe ka parë një palë këpucë, ndërkohë që ju i premtoni se do t’ia blini. Por duke qenë se edhe juve ju pëlqejnë, nuk dini çfarë të bëni. T’i bëni qejfin vetes apo shoqes? Në fund vendosni t’ia bëni dhuratë vetes dhe kur ajo jua shikon në këmbë mund t’i thoni duke u justifikuar: “Janë këpucët që pamë bashkë. E di që je mërzitur, por duke qenë se nuk kishte numër për ty, vendosa t’i merrja për vete. Do të të dhuroj diçka tjetër më të bukur. Më vjen keq!”. Nëse ju do, do t’ju falë, në të kundërt harrojeni shoqërinë e saj.
Nga: Press




Po ju, a i perdorni shpesh justifikimet ne jeten tuaj, shoqerine dhe njerezit qe ju rrethojne?
A jeni dakort: se justifikimet ndonjehere te nxjerrin nga situata te veshtire qe mund te ndodhemi?
Cfare mendoni per njerzit qe justifikohen.. per çdo gje? Ndonje keshille e dobishme per keta njerez..?!!
Diskutim te kendshem..
 
Titulli: Mijëra justifikime që funksionojnë gjithmonë..

Kam then qe 1 prillin e kam
pushim
i perdor shpesh justifikimet, ndonjehere mkan nxjerr e nga situata
 
Titulli: Mijëra justifikime që funksionojnë gjithmonë..

Lind pyetja, po sikur ta kete lexuara librin edhe ai/ajo te cilit/es duhet t'i justifikohemi?!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top