Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Metodat e trajtimit të gabimit
Gabimi është sjellje njerëzore dhe se pavarësisht a jemi të mençur apo injorant është e pamundur që të mos biem në të. Nuk është logjike që një gabim të vogël ta rrisim apo hiperbolizojmë, por atë duhet trajtuar me urtësi dhe mençuri. Ne kemi nevojë që kohë pas kohe t’i rikthehemi metodave dhe mënyrave të trajtimit të gabimeve.
Për trajtimin e gabimeve ka art të veçantë, i cili është i ngritur mbi disa rregulla, t’i lexojmë së bashku dhe me një kujdes të veçantë...
Rregulli i parë:
Qortimi i fajtorit në të shumtën e rasteve nuk sjellë dobi.
Duhet pasur kujdes, se qortimi i fajtorit nuk do të na sjellë ndonjë rezultat pozitivë, për këtë arsye mundohu që ti ikësh. Këtë na e ka sqaruar edhe Enesi r.a, i cili i kishte shërbyer Pejgamberit s.a.v.s për dhjetë vite me radhë dhe as qe ishte qortuar ndonjë here.
Qortimi është sikurse helmi i cili kur hidhet nuk kthehet përderisa nuk e lëndon njeriun, kjo për arsye se të qortuarit nuk e thyen krenarinë e tyre. Mjafton po ashtu se mallkimin, qortimin nuk e donë askush në këtë botë.
Rregulli i dytë:
Largojeni mjegullën nga sytë e fajtorit
Fajtori ngandonjëherë nuk e ndien se ai është fajtor, e si pra ti drejtohemi atij menjëherë me qortim dhe me fajësime të ashpra përderisa ai e sheh veten se ka të drejt. Pra, patjetër duhet që ta heqim perden prej syve të tij në mënyrë qe ai ta sheh se ka gabuar, edhe nga ndodhia e Pejgamberit s.a.v.s me djaloshin i cili erdhi të kërkonte leje për amoralitet ka mësim për këtë çështje. Transmetohet se ai erdhi dhe shumë thjeshtë, me tërë sinqeritetin e tij po i kërkonte leje Pejgamberit s.a.v.s për të bërë amoralitet, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s i tha ‘’ A e pranon këtë për nënën tënde?’’
Djaloshi i tha: Jo, assesi.
Pejgamberi s.a.v.s i tha:’’ Pra, as njerëzit nuk e pranojnë këtë për nënat e tyre’’, pastaj Pejgamberi s.a.v.s vazhdojë duke i thënë ‘’A e pranon këtë për motrën tënde?’’
Djaloshi i tha: Jo, assesi.
Pejgamberi s.a.v.s i tha:’’Pra, as njerëzit nuk e pranojnë këtë për motrat e tyre’’, kështu djaloshi filloje ta urrente amoralitetin.
Rregulli i tretë:
Përdorimi i shprehjeve të buta gjatë përpjekjes për trajtimin e gabimit
Ne të gjithë e dimë se në të shprehurit e bukur ka një lloj magjie, andaj pse të mos e përdorim këtë magji ndikuese në përpjekje për të përmirësuar gabimet, për shembull, çka do të ndodhte sikur fajtorit të i drejtoheshim kështu ‘’ Sikur të veproje kështu ndoshta do të ishte më mirë’’, apo ‘’ اka mendoni, çka do të ndodhte po të vepronit kështu’’, apo ‘’ Unë mendoje se po do të duhej të vepronit kështu, ju çka mendoni?’’.
A nuk është kjo më mirë se ti themi’’ O i pa edukatë dhe i pa cipë a nuk po dëgjon, a nuk ke mend, apo ndoshta je i krisur, sa here duhet të ta them...’’.
Dallim i madh në mes të dy mënyrave të shprehjes.
Nëse ne i japim të kuptoj se po e respektojmë dhe po e vlerësojmë edhe për kundër faktit se ai është fajtor, kjo pa dyshim se do ta bëjë të e pranojë gabimin dhe të e përmirësojë atë.
Rregulli i katërt:
Shmangja e polemikave dhe orientimi kah argumentet bindëse
Shmanguni polemikave në përpjekje për të përmirësuar gabimet sepse ajo ka ndikim negativ më të madh se vetë gabimi, çdo herë kujtoje se me polemika ti mund të humbasësh sepse fajtori e ndërlidhë fajin me nderin dhe krenarin e tij, e kjo e nxit për të vazhduar polemikën në mënyrë që ta mbrojë nderin dhe krenarin e tij, andaj kjo ia vështirëson të kthyerit dhe pranimin e fajit. Kurrë mos i mbyll dyert në fytyrën e fajtorit, lejë ato të hapura në mënyrë që t’ia lehtësosh atij kthimin dhe pranimin e fajit.
Rregulli i pestë:
Vendose vetën në pozitën e fajtorit pastaj fillo të gjesh zgjidhje
Mundohu që ta vësh vetën në vendin e fajtorit dhe mendo nga këndvështrimi i tij, mendo për alternativat të cilat ai do të mund të i pranonte dhe zgjidhë më të mirën dhe më të përshtatshmen për të.
Rregulli i gjashtë:
Nuk ka mirësi në diçka e të mos e zbukurojë atë
Me mirësi fitojmë, përmirësojmë gabimet, dhe e ruajmë nderin e fajtorit. Të gjithë ne e kujtojmë tregimin e Beduinit i cili kishte urinuar në xhami dhe mënyrën se si e trajtojë Pejgamberi s.a.v.s këtë gabim me mirësi derisa e kuptoi Beduini se ishte fajtorë.
Rregulli i shtatë:
Leri të tjerët të i arrijnë mendimet tuaja
Kur dikush gabon, ndonjëherë është më mirë të lihet derisa ai vetë të e gjejë gabimin e tij, pastaj e lejon që të gjejë edhe zgjedhjen vetë. Njeriu kur e gjene vetë gabimin dhe zgjedhjen e tij atëherë ai do të jetë më i entuziazmuar për përmirësim sepse kjo e bënë të ndihet më krenar pasi që e ndien se ideja ishte e tij.
Rregulli i tetë:
Kur qorton, përmendi anët pozitive të tij
Në mënyrë që të tjerët të i pranojnë qortimet dhe vërejtjet tuaja, bëji të ndiejnë realizmin tënd gjatë qortimit. Njeriu gabon, por ndoshta në gabimin e tij ka një pjesë të vërtetë, atëherë përse të e anashkalojmë.
Rregulli i nëntë:
Mos i hulumto gabimet e fshehta
Mundohu që ti përmirësosh gabimet e dukshme dhe assesi mos hulumto për ato të padukshmet, sepse me këtë i dëmton zemrat e po ashtu edhe Allahu xh.sh e ka ndaluar zbulimin e fshehtësive të myslimanëve.
Rregulli i dhjetë:
Pyet për gabimin por me një mendim të mirë
Kur të kuptosh për gabimin e dikujt, sigurohu për të dhe zbuloje atë por çdo herë duke pasur paragjykime të mira për të, sepse kështu ti e bënë të ndiej respekt dhe vlerësim, e po ashtu e bënë të ndihet i turpëruar dhe të ndiej se ky gabim nuk përkon me shembuj të tij, sikur ti themi për shembull ‘’ Më ka arritur një lajmë se ti ke bërë kështu por unë nuk mund ta paramendoje që nga ti mund të burojë një veprim i tillë’’.
Rregulli i njëmbëdhjetë:
Falënderimi i pakët për një të mirë, e shton mirësinë në përmirësim
Për shembull kur e edukoni fëmijën tuaj, le të jetë me anë të një libri të bukur, edukojeni që të vazhdojë kështu dhe lavdërojeni atë duke ia përmendur cilësitë e bukura të tij, kështu do ta bëni, që me lejen e Allahut xh.sh, ai të vazhdojë në këtë mënyrë.
Rregulli i dymbëdhjetë:
Rikujtoje se çdo fjalë e vrazhdë në qortim e ka edhe fjalën e kundërt e që është e mirë dhe në të njëjtën kohë të dyja e japin të njëjtin kuptim. Gjithashtu duhet ta dimë se fjala e mirë është ajo që ndikon ndërsa fjalën e rëndë askush nuk e duron.
Rregulli i trembëdhjetë:
Bëje gabimin të lehtë dhe mbjellë vetëbesim për përmirësimin e tij. Drejtësia është rregull i gjithësisë, dhe kur të ndodhë ndonjë gabim atëherë kjo nuk është arsye për të mos e justifikuar, assesi mos i ekzagjero gabimet.
Rregulli i katërmbëdhjetë:
Dije se njerëzit më shumë gjykojnë me ndjenja sesa që gjykojnë me mendje.
Dhe në fund, metodat e trajtimit të gabimeve janë metoda që duhet patjetër të ia dimë rendësin dhe vlerën e madhe që e kanë.
Shqipëroi: Artan Musliu
KurandheSunnet