Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Mësuesit e rinj: Provimi i Shtetit, 40% nuk e kalojnë testin

Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon rezultatet për arsimtarët. Drejtori: Gjuhë-Letërsia me pikë më të larta.
Kreu i AKP, Harizaj: Kalueshmëria për arsimtarët është e mirë.


mesuesit.jpg


Rreth 40% e mësuesve të rinj kanë rezultuar mbetës në Provimin e Shteti. Të dhënat vijnë nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Pavarësisht numrit të arsimtarëve që nuk kanë marrë dot as pikët më minimale, kalueshmëria konsiderohet e mirë. Sipas kreut të AKP-së, Alfons Harizaj, dega e Mësuesisë nuk qëndron në listën e degëve elitare.

“Kalueshmëria është diku te 60 për qind, çka do të thotë se këta mësues kanë fituar të drejtën për të ushtruar profesionin”, tha Harizaj. Sipas tij, grupi i kandidatëve për mësues në profilin Gjuhë-Letërsi ka qenë më i madhi në numër, dhe ata kanë arritur dhe kalueshmërinë më të lartë. “Ne e konsiderojmë arritje të mirë në konceptin e vlerësimit dhe të arritjeve në raport me të gjitha profesionet”, tha Harizaj.

Sipas tij, në profilin e Gjuhë-Letërsisë kandidatët kanë arritur të marrin më shumë pikë dhe ta kalojnë më me lehtësi testin, çka dëshmon, sipas Harizajt, se në të ardhmen do të kemi më shumë mësues Gjuhë-Letërsie.

Provimi i Shtetit do të nisë sërish në janar të vitit 2013. Stomatologjia dhe mjekësia e përgjithshme do të presin kandidatët në fillim të vitit, ndërsa në prill do të kenë sesionin e dytë. Provimi i Shtetit është kusht ligjor për të të sapodiplomuarit të të paktën 15 profesioneve. Vetëm pasi të marrin rezultate kaluese në këtë provim, do të mund ta ushtrojnë profesionin.

Kandidatët kanë të drejtë ta japin provimin deri në pesë herë. Ky provim është konsideruar nga krerët e arsimit si një filtër për të rritur cilësinë në tregun e punës. Vlerësimi bëhet me pikë dhe rezultatet shpallen menjëherë pas dhënies së provimit në mënyrë elektronike.
Burimi: panorama
 
Titulli: Mësuesit e rinj: Provimi i Shtetit, 40% nuk e kalojnë testin

Fajet i kane mesuesit . Me shume se gjysmen e mesuesve i kisha larguar . Me kujtohet mua , se si ne shkollen fillore , po ashtu ne shkollen e mesme , asnje ore gramtike profesoret nuk na mbajshin . I tere viti kalojke me 2 ore gramatik ! E besoj se ne Kosove jo vetem ne lenden e gjuhes shqipe , por edhe ne lendet tjera nuk ka mesues adekuat te lendeve ne shume shkolla te meseme dhe fillore . E si pastaj nxenesit te kene sukses kur mesuesit e tyre jane injorant , te cilet shkojn ne shkolle vetem per nje rroge . Ja ky shembulli e tregon me se miri ate qe e thash : nje shoke i imi i klases fillore , nje dite me tregojke qe mesuesja e gjuhes shqipe , me te po shkon ne fakultet per ta perfunduar fakultetin !
 
Titulli: Mësuesit e rinj: Provimi i Shtetit, 40% nuk e kalojnë testin

Deud, e ke perzi temen por meq hyre po te them se nuk i kan fajet vetem mesuesit por edhe prinderit. Bashkepunimi prinde / nxenes/ mesues eshte kusht elementar per suksesin e nxenesit. Sot, ne trendet e sotme, me kerkesat e lendeve te sterngarkuara qe kan femijet, pa nje bashkepunim te tille femija lirisht munde te them se eshte i deshtuar, po qe se nuk eshte ndonje gjeni i lundur.

Mesuesi, me ngarkesen qe ka, munde ti kushtoje femijes tende 1-2 minuta brenda nje ore. Po qe se ti ke deshtuar ne shtepi, mos mendo se per kete munde te jete fajtore vetem mesuesja/si.

Faji munde te jete te te gjithe ngapak. Kete duhet ta pranojme.
 
Titulli: Mësuesit e rinj: Provimi i Shtetit, 40% nuk e kalojnë testin

Kjo eshte shume e vertete.Mbaj mend ne 2003 kur kam qen ne universitet,i kam dhen disa ushtrime me zbritje te numrave 3-shifror (ushtrime qe behen ne fillore) edhe ai nuk ka arritur te gjeje asnje te sakte lol Gjeja me interesante eshte se ky person ushtron punen mesues qe ne vitin 2006 edhe sot :funny: Gjynaf ne cfare gjendje ka arritur arsimi ne shqiperi ...:mad:
 
Titulli: Mësuesit e rinj: Provimi i Shtetit, 40% nuk e kalojnë testin

Mesues me diploma te universiteteve private e me shtiren dikushat mezi kan mbaruar te mesmen sot mesues mjere fmija ne duar te kujt jan
 
Titulli: Mësuesit e rinj: Provimi i Shtetit, 40% nuk e kalojnë testin

Kjo eshte e keqja e te pasurit universitete ne shume qytete te vendit sepse sigurisht per te arritur nje dege ne universitetin e tiranes duhet te kesh te pakten mesataren 8.5 dhe provimet ti marresh 8.5 sigurisht te kesh koeficent 1.3 , 1.2 sigurisht me lendet e avancuara 1.5 po them te pakten dhe sigurisht nx me te mire perfunojne ne kete universitet nx mesatar perfundoje ne shkoder o durres ndoshta dhe ne elbasan qe i bije te keni notat 7 o dhe 6 dhe pjesa tjeter e 6 e 5 o 4.51 perfundoje ne kukes vlore peshkopi berat sepse duhen rreth 2500 pike ti ti arritur dmth ti te rrish 12 vite shkolle vetem ne bange ta japin nje 5 mesuesit per hater me nje kopjim te vogel mer dhe provimet 5 dhe ti ne te ardhmen mund te vazhdosh universitetin ! Mire qe behen kto provimet e shtetit dhe mbesin se imagjino ne cfar dore do binin nxenesit !
Se shesin dhe mend me dyplomat LOL
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back