Mësoni ta kontrolloni zemërimin

My Self

Born To Be Happy
Zemërimi është proces krejt normal që ju mundëson njerëzve të zhvillohen. Ai vetvetiu nuk paraqet problem, por mund të nxitë probleme nëse me të nuk merreni si duhet. Zemërimi, po ashtu është një përzierje si e ndryshimeve psikike, po ashtu edhe e atyre fizike.

zemerimi.jpg

Në fakt, sasi e konsiderueshme e energjisë kalon nëpër trup gjatë lirimit të kemikaleve si adrenalina.
Në atë moment kur shkasi i zemërimit largohet, shfaqet momenti kur duhet të merreni me efektet psikike, e gjithë kjo energji duhet të shkojë diku. Atëherë, mund të ndodhë që pa ndonjë arsye t’ju bërtisni fëmijëve, nënës, burrit, motrës, apo thjesht të thyeni diçka.

Nga ana tjetër, lirimi i zemërimit, apo mllefit mundet së pari të shkaktojë agresion verbal, e më pas edhe atë fizik, ngase mos harroni se, edhe personi që keni përballë mund të zemërohet në juve.

Kuptojeni se çfarë e shkakton zemërimin

Me rëndësi është të jeni të vetëdijshëm për ndjenjat negative dhe ato pozitive që shkakton zemërimi. Me njohjen e ndjenjave pozitive dhe atyre negative, që ndërlidhen me zemërimin do të gjeni mënyra që të përqendroheni vetëm në ato pozitive. Natyrisht, anët pozitive tek secili person paraqiten ndryshe dhe kërkohen zgjedhje të ndryshme të zgjedhjes. Mirëpo, disa strategji mund t’ju ndihmojnë:
-Marrja me sport;

-Mësimi i teknikave të relaksimit;

-Bërtitni në një vend të qetë, që të tjerët të mos mendojnë se jeni çmendur;

-Vrapimi…


Secila nga këto aktivitete mund t’ju ndihmojnë të zbrazni mllefin që ju është grumbulluar.
Nëse zemërimi dhe mllefi nuk ju kalon, edhe pas aplikimit të këtyre aktiviteteve, ndani pak kohë të mendoni se pse në të vërtetë jeni të zemëruar. Në fakt, duhet ta zbuloni shkasin e vërtetë për të mundur ta zgjidhni problemin. Kur të jeni të sigurt se mund të kontrolloni veten dhe temperamentin tuaj, atëherë keni kohë dhe bisedoni me të tjerët.
B:Sekrete Bukurie
 
Back
Top