Mësimbesimi Islam në shkollat e Mynihut

Ghost

Anëtar i Nderuar
Ajo që u miratua në vitin 2001 nuk e pa dritën deri në këtë vit, kur zyrtarisht në disa shkolla të Mynihut filloi të jepej landa e Mësimbesimit Islam.

Edhepse lënda e Etikës me përmbajtjen e saj iu ishte dedikuar fëmijëve që nuk i përkasin asnjë grupacioni fetar, por në të kaluarën fëmijët muslimanë kanë qenë të obliguar që ta ndjekin dhe ta mësojnë këtë landë. Ata nuk kanë pasë zgjedhje më të madhe, në dispozicion të tyre ka qenë landa e Etikës ose Religjioni i Krishterë.

Në vitin 2001 u miratua ligji në nivel shtetëror të Gjermanisë dhe të krahinës së Bajernit që fëmijët muslimanë mund të zgjedhin të mësojnë edhe landën Religjioni Islam. Ajo që u miratua në vitin 2001 nuk e pa dritën deri në këtë vit, kur zyrtarisht në disa shkolla të Mynihut filloi të jepej landa e Mësimbesimit Islam.

Javën e kaluar, në një orë mësimi të Mësimbesimit Islam, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e qeverisë si dhe një numër i madh i mediave gjermane. Pas përfundimit të orës mësimore dhe pas bisedës me mësuesin fetar në Mynih, me Mirsad Nikshiqin, përfaqësuesit e qeverisë plotësisht e përkrahën këtë projekt duke theksuar se kjo është njëra nga rrugët themelore të integrimit të muslimanëve në Gjermani.

Për tu bërë mësuesi i parë i Mësimbesimit Islam, nderi i takoi një muslimani shumë aktiv dhe ambicioz nga Sanxhaku, Mirsad Nikshiq.

Mirsad Nikshiqi për televizionin shtetëror gjerman përmendi se është shumë i kënaqur që u startua me Mësimbesimin Islam dhe me këtë rast iu falenderua përfaqësuesve të qeverisë dhe të gjithë atyre që e mbështetën këtë projekt.

Mësimbesimi Islam tani është tërësisht i barabartë me Mësimbesimin Katolik. Kjo landë do të notohet dhe nota do të mblidhet për të fituar notën mesatare dhe përqindjen e kalueshmërisë në fund të vitit, si të gjitha notat e landëve tjera.

bh muslim monitor
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top