Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0708084706608_m.gif


Meshkujt më lehtë ndërpresin lidhjen, sepse nuk mashtrohen aq sa mashtrohen femrat, as që krijojnë lidhje aq të thella emocionale.
Meshkujt janë shumë më “të mençur” sesa femrat kur është fjala për zgjedhjen e partnerit, është konstatim i shumë hulumtimeve. Ata më lehtë ndërpresin lidhjen, sepse nuk mashtrohen aq sa mashtrohen femrat, as që krijojnë lidhje aq të thella emocionale. Femrat më shpesh kanë nevojë për “dikë” të kenë pranë, sesa meshkujt.

Meshkujt mund të ndihen mirë në ndonjë lidhje, pa u lidhur kurrë emocionalisht. Dhe kur e kuptojnë që thjesht ajo lidhje nuk është ajo që e kanë kërkuar, apo diçka u pengon, atëherë ata largohen, pa u frikësuar që të mbeten vetëm. Kjo nuk do të thotë që femra të cilën e braktisin nuk është e mirë, por vetëm që nuk është mjaft e mirë për të.

Nga ana tjetër, femrat një kohë të gjatë mendojnë hollësisht për atë se si mund të ndryshojnë, si p.sh. cilat janë shkaqet e sjelljes së tillë dhe një mijë e një pyetje të tjera. Si edhe ajo kryesorja, çfarë të bëjnë tutje? /Telegrafi/
 
Titulli: Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

meshkujt shikojne me gjate dosjen e partnerit te ardheshem kan kohe per analiza ,femrat besojne me lehte edhe ndikohen shpejt nuk eshte qudi qe kan shume deshtime.
Meshkujt shkojne vetem ne te sigurten me mire nje Golf i sigurte se nje BMW qe e kan vozit shume shofera hahhahaa.
 
Titulli: Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Meshkujt më lehtë ndërpresin lidhjen, sepse nuk mashtrohen aq sa mashtrohen femrat, as që krijojnë lidhje aq të thella emocionale.

Sepse nuk mashtrohen apo sepse mashtrojne?

Meshkujt janë shumë më “të mençur” sesa femrat kur është fjala për zgjedhjen e partnerit, është konstatim i shumë hulumtimeve. Ata më lehtë ndërpresin lidhjen, sepse nuk mashtrohen aq sa mashtrohen femrat, as që krijojnë lidhje aq të thella emocionale. Femrat më shpesh kanë nevojë për “dikë” të kenë pranë, sesa meshkujt.

Kjo do te thot qe nuk jan te mencur por zemer gur... duhet tju boj nje vizatim qe ta kuptoni qe nuk eshte dicka per tu lavderuar?

Meshkujt mund të ndihen mirë në ndonjë lidhje, pa u lidhur kurrë emocionalisht. Dhe kur e kuptojnë që thjesht ajo lidhje nuk është ajo që e kanë kërkuar, apo diçka u pengon, atëherë ata largohen, pa u frikësuar që të mbeten vetëm. Kjo nuk do të thotë që femra të cilën e braktisin nuk është e mirë, por vetëm që nuk është mjaft e mirë për të.

Dmth ato meshkujt gjith komplekste qe jetojne ne ket bot, nuk jan meshkujt?
Sepse me te friksuar se to, sme kan par syt. Luft kush ka cel me te fundit, luft kush ka makinen me te bukur, luft kush vesh breket firmato se pastaj ngelin pa femra...

Nga ana tjetër, femrat një kohë të gjatë mendojnë hollësisht për atë se si mund të ndryshojnë, si p.sh. cilat janë shkaqet e sjelljes së tillë dhe një mijë e një pyetje të tjera. Si edhe ajo kryesorja, çfarë të bëjnë tutje?

Kjo ndodh sepse femrat, ate qe e bejn, e bejn me shpirt... por sjemi te gjitha njesoj ;)

Ka nga ato qe e mendojne plot gjat 5 min dhe hec the next... se jeta eshte teper e shkurter
 
Titulli: Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Meshkujt po ,,!! "Gja" e zgjuar mashkulli..:P:P..
sidomos keta qe shkojn lule ne lule pa emocion e pa alergji..hahahahahahaha...
Qenja njerzore,,ka novoj ti pohoj vetes qe eshte e tille..dhe kjo ndodh vetem kur veprimet tona jan ne proporcion llogjik dhe ndjesor,,kundrejt vertetsis,se tjetrit dhe tones..
 
Titulli: Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Sa me pelqen ky shkrimi :D
 
Titulli: Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Meshkujt janë shumë më “të mençur” sesa femrat kur është fjala për zgjedhjen e partnerit, është konstatim i shumë hulumtimeve.

Po, sigurisht në ëndërrat e tyre .. :D

Ata më lehtë ndërpresin lidhjen, sepse nuk mashtrohen aq sa mashtrohen femrat, as që krijojnë lidhje aq të thella emocionale. Femrat më shpesh kanë nevojë për “dikë” të kenë pranë, sesa meshkujt.

E ndërpresin sepse mashkulli është më shumë tradhëtar sesa femra ;) dhe nuk u rrihet tek një femër, gënjëhen me një palë shalë që shohin, apo një palë gjokse dekolde ..
Kush janë këtu mendjelehtët, mashkulli apo femra? Kur e dimë shumë mirë që një mashkull gënjëhet më shpejt nga paraqitja e një femre ..
Kot se kanë thënë atë fjalë: mashkulli në vend të trurit ka "atë mikun" ..


femrat një kohë të gjatë mendojnë hollësisht për atë se si mund të ndryshojnë

E kotë, mashkulli gjithmonë do ngelet mashkull .. ;)
 
Titulli: Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Po shumica e meshkujve me femra mashtrohen :P
 
Titulli: Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Bravo ju qofte, 7!
 
Titulli: Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Meshkujt po ,,!! "Gja" e zgjuar mashkulli..:P:P..


Ueeeeeeee gja e zgjuar. Sa perla qe nxjerrni edhe juve. :gjuhe: Pse kemi faj ne qe edhe keto studiot kerkimore-shkencore i mashtrojme apo na bejne qejfin :hapy:
 
Titulli: Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Po me habit fakti qe komentohet keshtu ky shkrim...tamam sikur me kete postim u shpall nje lufte e hapur ne mes meshkujve dhe femrave...kur dihet mirefilli se nuk mund te gjeneralizohet asgje ne kete jete...fundja ky eshte nje postim nga Telegrafi (eshte cekur ne fund te shkrimit).
Gjithenje ate qe e themi (meshkujt apo femrat) mendojme qe eshte e drejte dhe e sakte, ndryshe nuk do ta thoshim apo jo. Eshte shume e pakapshme per mua te gricemi (zihemi) per nje postim qe eshte rezultat i nje studimi qe e ka bere dikush, diku dhe duke marre si shembell nje numer te caktuar personash.
Sido qe te jete, shprehja TRATHETAR/E i drejtuar dikujt (edhe po te jete vecse nje pergjigje ne postim) eshte ofendim shume i madh, sidomos kur gjerat pergjithesohen.
DM, NeVertiti, Love, Elushe ne nje ane dhe xhebraili1 e Quku ne anen tjeter sikur po beni lufte se kush do te mbizoteroj ne tentimin per te binde tjetrin qe e ka gabim.
Shpeshhere kam dashur te potencoj: Merni gjerat me gjakeftohtesi, sespe asnje ligj ne bote nuk eshte universal. Cdo here ka perjashtime dhe do te desheroja komente me te moderuara, pa zenka dhe mundesisht me argumente.

Per fund: Ju dini si ia beni, por mua me duken diskutime me shume tension te panevojshem.

Kaloni sa me mire
 
Titulli: Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Po me habit fakti qe komentohet keshtu ky shkrim...tamam sikur me kete postim u shpall nje lufte e hapur ne mes meshkujve dhe femrave...kur dihet mirefilli se nuk mund te gjeneralizohet asgje ne kete jete...fundja ky eshte nje postim nga

Per fund: Ju dini si ia beni, por mua me duken diskutime me shume tension te panevojshem.

Kaloni sa me mire

Po hajkt o Yll mos u nervozo se po nuk pati lufte mes nesh cfare lezeti do i dime jetes. :gjuhe: Bile, bile pak lufte po behet cfare do deshiroja une :gjuhe:

Armet gati! Perpara :_)
 
Titulli: Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Po me habit fakti qe komentohet keshtu ky shkrim...tamam sikur me kete postim u shpall nje lufte e hapur ne mes meshkujve dhe femrave...kur dihet mirefilli se nuk mund te gjeneralizohet asgje ne kete jete...fundja ky eshte nje postim nga Telegrafi (eshte cekur ne fund te shkrimit).
Gjithenje ate qe e themi (meshkujt apo femrat) mendojme qe eshte e drejte dhe e sakte, ndryshe nuk do ta thoshim apo jo. Eshte shume e pakapshme per mua te gricemi (zihemi) per nje postim qe eshte rezultat i nje studimi qe e ka bere dikush, diku dhe duke marre si shembell nje numer te caktuar personash.
Sido qe te jete, shprehja TRATHETAR/E i drejtuar dikujt (edhe po te jete vecse nje pergjigje ne postim) eshte ofendim shume i madh, sidomos kur gjerat pergjithesohen.
DM, NeVertiti, Love, Elushe ne nje ane dhe xhebraili1 e Quku ne anen tjeter sikur po beni lufte se kush do te mbizoteroj ne tentimin per te binde tjetrin qe e ka gabim.
Shpeshhere kam dashur te potencoj: Merni gjerat me gjakeftohtesi, sespe asnje ligj ne bote nuk eshte universal. Cdo here ka perjashtime dhe do te desheroja komente me te moderuara, pa zenka dhe mundesisht me argumente.

Per fund: Ju dini si ia beni, por mua me duken diskutime me shume tension te panevojshem.

Kaloni sa me mire

Une s'jam ne anen e askujt Ylli-1! Artikulli eshte qesharak edhe postimi im ishte po me te njejtin ton si tema - qyfyre pra, dhe jam e bindur qe edhe Quku po me te njejten monedhe replikoi.

Pastaj ti ne nje ane thua qe shpeshhere ke dashur te keshillosh, e perseri vazhdon me tema qe jane aq palidhje saqe komente "serioze" nuk pranohen.

Kalofsh sa me mire edhe ti.
 
Titulli: Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Gezohem qe jane qyfyre Elushe, sepse ndryshe do me ngelte hatri...
Une vec po sjell cfare po gjej ne Telegraf qe te ju mbaj te informuar me cfare po ndodhe ne bote...dhe nese e ke vu re rrall bej dhe komentin e tyre!
 
Titulli: Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Sa shkrim pa kuptim, ndoshta e kane perkthyer ne google
Sepse cf thote ne nje rrjesht se thote ne tj...

Nejse te gjithe kane te drejte te zgjedhin ate qe i ben te ndihen me mire :)
 
Titulli: Meshkujt, më të mençur në zgjedhjen e partnerit

Aq shum din te zgjedhin saqe kur ndahen nga ish-ja e tyre zgjedhin nje me tshemtuar se ajo e para :D
Thon se dashuria nuk sheh bukurin,dreqi ta haj zgjidhni nje qe ti pershtatet asaj tpares.
Kam njohur kam par e vet qe X ka gjet nje tjeter por me tshemtuar e nje jo aq te edukuar sa ajo e para.
Gjithsesi cuna e goca me kemb ne tok e mendt ne kok.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top