Meshkujt, më të dëshpëruar për fëmijë

Love

βeℓℓe â๓e
Burrat pa fëmijë janë shumë më të trishtuar dhe në depresion, sesa femrat që nuk kanë fëmijë, zbulon një studimi i ri

ANNA HODGEKISS


article-2302954-190CF561000005DC-182_306x423-231x320.jpg


Burrat pa fëmijë kanë më shumë gjasa të ndihen në depresion rreth kësaj çështjeje sesa ndihen partneret e tyre, femrat.

Kërkuesit britanikë zbuluan se meshkujt donin po aq shumë sa femrat të kishin një fëmijë dhe kur kjo nuk ndodhte, ata ndiheshin të izoluar, në depresion, të nervozuar dhe të trishtuar.

Më datë 2 prill, në Londër, u zhvillua Konferenca e Lidhjes së Sociologëve Britanikë, ku u prezantuan kërkime të ndryshme. Studiuesit u shprehën se shtysat që kishin meshkujt dhe femrat për të pasur fëmijë ishin të ndryshme.

Femrat pa fëmijë përgjithësisht nënvijëzonin dëshirën personale dhe nxitjen biologjike, si faktorët kryesorë që i shtynin drejt lindjes së një fëmije.

Ndërsa meshkujt, si shkaqet më të forta të lindjes së një fëmije, nënvijëzonin shkaqet kulturore, shoqërore dhe presionin nga familja e origjinës, ku prindërit prisnin me padurim të bëheshin gjyshër.

Robin Hadlei, i Universitetit Keele, zbuloi se 59 për qind e meshkujve dhe 63 për qind e femrave thanë se dëshironin të kishin fëmijë.

Nga meshkujt që dëshironin të kishin fëmijë, gjysma e tyre ndiheshin keq, pasi nuk kishin një të tillë, në të njëjtën situatë ishin edhe 27 për qind e femrave.

38 për qind e meshkujve ndiheshin në depresion, sepse dëshironin shumë të kishin fëmijët e tyre, këtë gjë e përjetonte edhe 27 për qind e femrave.

Një në katër burra dhe 16 për qind e femrave ndiheshin të zemëruar për shkak se nuk kishin lindur një fëmijë.

father21-150x150.jpg
Father_and_Baby-150x150.jpg
Dad-and-baby-happy-quotes-dad-and-baby-photos-150x150.jpg


Të trishtuar për mosekzistencën e fëmijëve, ishin 56 për qind e meshkujve dhe 43 për qind e femrave.

Interesant ishte fakti se asnjë burrë nuk ndihej fajtor për faktin se nuk kishte fëmijë, ndërsa 16 për qind e femrave shpreheshin se ndiheshin shumë fajtore.

Dr. Hadlei tha: “Ka shumë pak kërkime mbi dëshirën e burrave për t’u bërë baballarë. Puna ime tregon se ka ngjashmëri mes burrave dhe grave, në nivelin e dëshirës për të qenë prind.”

Nga vëzhgimet e bëra, rezultoi se meshkujt kishin nivel më të lartë të depresionit, zemërimit, trishtimit, xhelozisë dhe izolimit sesa femrat, ndërsa dëshira ishte pothuajse e njëjtë nga të dyja gjinitë.

Deri më tani është menduar se femrat dëshirojnë më shumë të kenë fëmijë me meshkujt dhe se provojnë emocione negative kur kjo nuk ndodh. Mendohej se një femër që nuk lindte fëmijë ndihej shumë më keq sesa një mashkull në të njëjtën pozitë.

Ky studim tregon anën tjetër të medaljes, ku mesa duket meshkujt e përjetojnë shumë faktin e të mos qenët baba.

Hulumtimi studioi nëpërmjet një pyetësori online 27 burra dhe 81 femra që nuk ishin akoma prindër. Në të morën pjesë njerëz nga mosha 22-66-vjeçare, me një mesatare të moshës 41 vjeç.

Nga pjesëmarrësit në studim, 80 për qind ishin britanikë, 69 për qind kishin mbaruar universitetin, 69 për qind punonin me kohë të plotë dhe 90 për qind ishin heterose.ksualë.

Kur vjen puna për meshkujt që tashmë kanë fëmijë, gjërat ndryshojnë. Dr. Hadlei studioi 125 burra dhe gra të tjera, të cilët tashmë kishin një fëmijë dhe kërkonin të lindnin të tjerë. Ai zbuloi se 60 për qind e nënave dëshirojnë të bëjnë një fëmijë të dytë, krahasuar me 55 për qind të baballarëve.

Sipas studiuesit, femrat që dëshironin më shumë fëmijë dhe që nuk mund të lindnin më, ishin më nervoze, në depresion, të trishtuara dhe ndiheshin më shumë fajtore sesa meshkujt.

Meshkujt u shprehën se ndiheshin shumë keq që nuk kishin krijuar dhe zhvilluar marrëdhënie të tilla, që do t’i çonin ata drejt lindjes së fëmijëve. Shumica e burrave në moshë madhore, shpreheshin se pa fëmijë, nipër e mbesa jeta e tyre ishte e paplotë.

  • Burrat i duan fëmijët pothuajse aq sa femrat, shprehen studiuesit britanikë. Një mashkull pa fëmijë ndihet i izoluar, nervoz dhe në depresion
    Arsyet më të shumta përse burrat duan fëmijë janë arsyet kulturore dhe presioni i ushtruar nga familja e origjinës
    Femrat duan të kenë një fëmijë për të përmbushur dëshirat personale dhe nevojat biologjike
    Interesant ishte fakti se asnjë burrë nuk ndihej fajtor për faktin se nuk kishte fëmijë, ndërsa 16 për qind e femrave shpreheshin se ndiheshin shumë fajtore
G.Shqip
 
Titulli: Meshkujt, më të dëshpëruar për fëmijë

Te mos kesh femije esht per tu deshperuar vertet shume !
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top