Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Meshkujt kuzhinierë, më seksi dhe ngacmues për femrat

Në preferencat femërore, kuzhinieri ka dominuar në 34% të përgjigjeve, sipërmarrësit ndjekin
në një distancë të dukshme me 19 %.

Joshja konsumohet në tav olinë dhe me një darkë të mirë. Situata kur meshkujt tregojnë anën e tyre më seksi dhe tërheqëse, është ndërkohë që janë të impenjuar me tiganë dhe tenxhere. Asnjë surprizë për sa i përket një klasifikimi hipotetik që zë një mashkull si partner ideal, ku një kuzhinier zë vendin e parë. Femrave duket se i pëlqen “të kapen prej fyti”, duke pasur parasysh që thuajse gjysme e tyre deklaron që arma më e mirë dhe efikase për joshjen, është një ftesë për darkë.

Ende më mirë do të ishte sikur në këtë darkë të gatuante partneri. Kështu që shumë pak mundësi u mbetet menaxherëve të suksesshëm, kur tërheqja e femrave nga ky tip mashkulli është gjithmonë dhe në rënie. Këto janë rezultatet e një anketë e udhëhequr nga ‘Bottega enogastronomike’ në siten e saj online Esperya.com, që ka krahasuar të dhënat e Institutit Internacional të Seksologjisë dhe të sitit Askmen.com, me të dhënat e ndodhura në databasen e tyre. Nga kryqëzimi i këtyre të dhënave ka rezultuar një klasifikim me pesëshen më të mirë të partnerëve joshës.

Në preferencat femërore, kuzhinieri ka dominuar në 34% të përgjigjeve, sipërmarrësit ndjekin në një distancë të dukshme me 19 %. Për këta të fundit femrat mendojë se janë goxha tërheqës, por i kritikojnë sjelljet e tyre tepër narciziste dhe kujdesin e tepruar për veten e tyre. Nëse është e vërtetë që një partner elegant dhe me paraqitje gjithmonë të rregullt është gjithmonë i mirëpritur; është gjithashtu e vërtetë që manikyri dhe kremi për fytyrën nuk stimulojnë aspak dëshirën për ta pasur një të tillë në krah. Kështu që “të kapesh prej fyti” është shumë më mirë. Në një distancë më të vogël, janë ushtarakët me 16%. Tërheqja e uniformës vazhdon ende, por ka humbur një pjesë të madhe të sharmit të viteve ‘50. Në vendin e katërt renditen veterinerët me 10%, të cilët janë shpesh në kontakt me këlyshët e vegjël të kafshëve, duke shprehur kështu ëmbëlsi dhe përkëdhelje. Këta të fundit, kritikohen nga femrat për një mungesë viriliteti. Mbyllin klasifikimin “top five”, zjarrfikësit me 8%, që simbolizojnë mbrojtjen dhe kurajën.

Nga rezultati del se binomi fitues është klasiku, ushqim-joshje. Të ftosh një partner për darkë, për 46% të burrave dhe 43% të femrave, është ende mënyra më efikase për të joshur tjetrin. Duket se kjo gjë është dhe më mirë se një udhëtim romantik, i preferuar nga 19% e femrave, ose një dhuratë e çmuar (29%). Edhe vetë gjesti i të gatuarit është një veprim shumë joshës, si për meshkujt ashtu dhe për femrat. 47% e meshkujve dhe 62% e femrave, mendojnë që të shikosh partnerin të impenjuar në furnelë, është absolutisht mënyra më e mirë për të vlerësuar “sex appeal” përkatës. E nëse erotizmi fillon të lulëzojë në fazën e përgatitjes së vaktit, edhe më ngacmuese bëhet faza e konsumimit të tij në tavolinë. Për një ndër katër femra dhe për një ndër tre meshkuj, një darkë e mirë favorizon zgjimin seksual, edhe pse për 40% të zonjave dhe për 32% të zotërinjve, gjithçka varet nga ajo që është në pjatë. Një menu mund të ketë një efekt të dyfishtë: mund të ndezë pasionin, ose mund ta shuajë atë, si një dush i ftohtë. Ndër recetat më afrodiziake dallon p.sh, rizoto me luleshtrydhe.



KEMI NDONJE KUZHINIER NE FORUM NE ?
 

Attachments

  • kuzhinier.jpg
    kuzhinier.jpg
    36.9 KB · Shikime: 18
Eshte vertet sh seksi te gatuaje ai dhe te te sherbeje ne dhome ..............kulmi i kenaqesise per femren
 
Po kemi......Eshte ai Gigolo :D me duket se e lexova tek profili i tij.
 
dhe cyber spartakus gjithmon me pyet per receta te reja:)

ssa per temen....sme duket e jashtzakonshme kjo gje...mashkulli duhet te ri ne guzhine e femra ne shopping...LOL...kurr te kthehet ne shtepi ti gjej te gjitha gati:D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back