Meshkujt i shohim si njerëz, femrat si pjesë trupi

Love

βeℓℓe â๓e
Shkencëtarët kanë zbuluar se vërtet ne i shohim ndryshe femrat e ndryshe meshkujt.

Një studim ka gjetur se truri ynë i proceson imazhet në varësi të gjinisë të personit që po shohim.

Dhe mbi të gjitha nuk ka rëndësi nëse ne që po shohim jemi meshkuj apo femra.

Skuadra që ka realizuar kërkimin thotë se në këtë mënyrë do shpjegohet se përse gratë i shohim si objekte seksi.

Studimi është publikuar në Revistën Europiane për Psikologji Sociale. Ai është bazuar në një seri eksperimentesh.

Kur ne i hedhim sytë një objekti, truri ynë e percepton atë ose në tërësi, ose si një koleksion pjesësh.

Kur pjesëmarrësve në studim u vendoseshin përpara imazhe meshkujsh, truri bazohej më shumë tek procesimi konjitiv global, pra personi perceptohej si një i tërë.

Kurse kur përpara ishin femra, truri bazohej më shumë tek procesimi konjitiv lokal, pra ato i shohim si një ansambël pjesësh të ndryshme.

Një nga hartueset e këtij studimi, profesoresha Sarah Gervais e Universitetit të Nebraskës, thotë se është befasues fakti se gratë perceptohen njësoj siç perceptojmë objektet.
Burimi: tema
 
Titulli: Meshkujt i shohim si njerëz, femrat si pjesë trupi

boh se paskam mendu kurre nje gje te tille.......

Nejse edhe une qe jam femer me shko syri tek dekolteja ndoshta mbidimensionale ,,,por si dicka qe bije ne sy (jasht normales). Si objekte sexuale yyyyyy sa vone kam fillu te shoh meshkujt LOLLOLLOL

Kshuqe per mendimin tim prap kane ngaterru ndonje term tek perkthimi ,,,se kshu njeri normale me duket vetja :qeshje::qeshje::cudi:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top