Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

Love

βeℓℓe â๓e
Londër - Në kohën moderne meshkujt gjithnjë e më shumë po harrojnë artin e të bërit për vete të një femre, ndërsa kjo është një nga arsyet kryesore pse po zhduket romantika.

Vitet e fundit, meshkujt gjithnjë e më rrallë u blejnë dhurata partnereve të tyre, si dhe gjithnjë e më rrallë po i befasojnë ato me ndonjë akt të këndshëm. Sipas një hulumtimi, shumica e femrave në Britani të Madhe kanë pohuar se thuajse për një vit nuk kanë pranuar dhurata nga personat e dashur.

Po ashtu, thuhet se kohëve të fundit meshkujt gjithnjë e më rrallë dhurojnë lule, ata nuk janë të gatshëm të përgatisin ndonjë ‘eveniment’ për të dashurat e tyre dhe janë shumë më pak romantikë.

vet.bmp

Sipas rezultateve të një studimi të realizuar në Britani të Madhe, një nga dhjetë meshkuj të moshave nën 25-vjeç ka pohuar se i ka dhuruar partneres së vet një dhuratë, e cila nuk i ka hyrë në punë.
Studimi ka treguar, po ashtu, se më shumë se gjysma e femrave paguajnë shpenzimet në takimin e parë, dhe se vetëm 3 % e femrave harrojnë përvjetorët ose ndonjë datë rëndësishme, në raport me 10 % të meshkujve që i harrojnë këto data.

Ekspertët pohojnë se dhuratat, të cilat konsiderohen si gjëra të vogla në një lidhje serioze, megjithatë janë shumë të rëndësishme. Sipas tyre, cilëndo befasi që partneri e përgatit, ajo ofron romancë, nxit pasion dhe ia shton jetëgjatësinë dashurisë.
Burimi: MIA
 
Pe: Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

Te isha futur dhe une ne studim, do ishin permbysur rezultatet LOL
 
Pe: Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

Kur e te qenit romatik perkthehet me udhetim ne Venecia , Paris me dhurata te shtrenjta me restorante luksoze jo vetem do zvoglohet por do zhduket fare ..... Kemi harruar me duket se romantizem eshte nje lule , nje leter e shkruar ku ka brenda zhgaravina se sdije cfare te shkruaje dhe ke emocione etj etj etj nje xhiro romantike nen henen e plote buze detit , nje darke romantike ne shtepi....ehhhh
 
Ma hoqe te drejten per te fol per kete teme,i ke thene te gjitha,si me mendjen time.....
 
Pe: Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

E vertet qe xhestet romantike jan rralluar e meshkujt ndoshta jan me pak te prirur per te kujtuar nje pervjetor, te dhurojn dicka apo te te thone nje fjal te mire si vleresim apo falenderim por romanticizmi mund te krijohet edhe nga situata te ndryshme qe ndodhin gjate monotonis se diteve si psh, nje kompliment gruas, nje puthje, nje ndihmes :)........ Dua te them se nuk duhet te presim apo te krijojm ne jeten reale romanticizma te thella e fantastike qe shohim neper filma apo sakrifica qe shohim ne boten joreale.

Megjithe ate duhet te jem pak jokoherente me cka thash me siper sepse kam ne jeten time nje burre te vecante, nje bashkshort fantastik qe nuk harron asnjehere te jet romantik, dhuron lule ne cdo rast.....e gatuan per gruan e tij ne cdo pervjetor. (nuk po flas per burrin tim LOL...jo jo nuk jemi ne keta)

Atehere nese ky burre egziston, them se pse jo.....mashkulli eshte romantik, mashkullin ndoshta e merr rrjedha e jetes por brenda tij eshte shum romantik...ndoshta duhet ta shtyjm pak :P ti japim nje shans tjeter :P
 
Pe: Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

Nuk ka me kohe per ideale dhe romanticizma koha eshte vetem lek

kshuqe hani ate qe keni ne pjate se ne firence kushton ma shume ....
 
Pe: Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

Sa e mire ajo me tatuazh :P
 
Titulli: Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

'' Nje dite gruaja deri sa shtronte tavolinen e bukes per dreke per burrin dhe djemt e saj ne vend te gjelles mbi tavoline kishte servuar hiq me pak se nje duaj sanë. Me te arritur burri dhe femijet ishin aq te tronditur sa mendonin se gruaja/nena ishte cmendur deri sa ajo nuk ua ktheu.
- Kam gatuar per ju mbi 15 vite dhe thashe te provoje ne mos gjellerat e mia nuk dallojne nga nje duaj sanë perderisa asnjehere te vetme nuk kam marre as nderimin me te vogel per gjellerat e pergaditura me vite te tera.

Pe: Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

eshte shum e vertet... kan ndikuar shum sjellja e femrave...
jan shtuar shum materialistet ose ato qe duan nje sex simbol qe sdin as te " lidhi kepucet e veta "...

tani jan femrat qe ngacmojne cunat, zihen me njera tjetren, kapen prej flokesh etj etj etj....
Normal qe mashkulli humb deshiren per te qen romantik dhe ndodh e kunderta kur femra i hap kembet vet brenda ores...

mashkulli romantik egziston e cke me te...jan te rrall dhe zakonisht jan mbi 25 vjec
 
Titulli: Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

po mire , meqe ne po i rrallojme gjestet romantike , atehere ti shpeshtoni ju femrat .
Keto jane pasojat e barazise seksuale lol .
 
Pe: Titulli: Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

po mire , meqe ne po i rrallojme gjestet romantike , atehere ti shpeshtoni ju femrat .
Keto jane pasojat e barazise seksuale lol .
jooo un jam per burrin romantik <3
o romantik o hic fare
 
Pe: Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

Pse aq merak po beheni???
Ketu thote ne Londer.
Ne shqiptarve qe e kemi romantikllekun ne gjak duhet kohe
derisa ky ''virus'' i keq te hyje ketu e te na demtoje LOL
 
Pe: Titulli: Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

po mire , meqe ne po i rrallojme gjestet romantike , atehere ti shpeshtoni ju femrat .
Keto jane pasojat e barazise seksuale lol .

Mendoj se nuk eshte problemi tek rrallimi i xhesteve romantike, se ndoshta jeta eshte teper e ashper edhe nje grua nuk eshte se e pretendon kete gje.........Mjafton te mos jemi indiferent shume ndaj ketyre sjelljeve:)
 
Pe: Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

Romantiket jan te rralle .... por ka :D Shumica kan qejf upsi dupsi :D
 
Titulli: Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

qa mas me hum kur cdo deklarim shkruhet me sms e me email
 
Titulli: Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

Mendoj qe nuk ka ndryshuar asgje,Tani behet fjal mbas viteve 90,Sepse ne kohen e enverit skan pas koh me henger jo te mendonin per dhurata. :)
 
Titulli: Meshkujt gjithnjë e më pak romantikë

epo tashti nuk shkon qe gruja gjor tlodhet ne pun te rris femijet e ti edukoj, e tduroj ofendimet e burrit:( vetem si loder per pak qef :( :(
nvend qe te te dhurojn nje lule te dhurojn goditje
shumica grave ne 14 shkurt nvend qe tmarrin nje dhurat sado e thjesht qoft marrin tradhetin e burrit
 
Burrnor e siguri dua kam dëgjuar,se kur bëhesh romancë e gjallë dukesh që se ke të vërtetë :D
Hajde mirre vesh. :P
 
Ku te lene femrat te behesh romantik tani.... keto i duan macho man... lol
 
Eshte me tip/ e ... nuk ka te beje me ndryshimin e kohes. You either are or u not :dylbi:
 
Cilesia e romanticitetit te nje mashkulli ndikohet shume se nga cila lloj Nene eshte rritur.
"Princi rritet nga nje princesh per te martuar po nje princesh!" :))
Personalisht mendoj qe meshkuj romatike ka ,kaaa dhe jane aq te embel.. :)
Thjesht harabuteria i ka bere pak gjerat me te zbehta,jetojme ne nje kohe pak robotike.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top