Meshkujt edhe femrat nuk i shohin ngjyrat njëjtë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Testosteroni është përgjegjës për përpunimin e ngjyrave në tru, por edhe për daltonizëm, i cili më i shpeshtë është tek meshkujt sesa tek femrat.

Me siguri keni përjetuar kombinim të pazakonshëm të ngjyrave që i ka bërë i dashuri juaj ose kolegu nga puna, dhe këtë gjë e keni treguar e përfolur për ditë të tëra. Por, sikurse pak a shumë çdo gjë tek meshkujt, edhe kjo është pasojë e testosteroneve.

Hulumtimi i Universitetit New York ka treguar që meshkujt në të vërtetë i shohin ngjyrat ndryshe nga femrat, dhe kështu për shembull ngjyra e portokalltë meshkujve u duket më shumë e kuqe, derisa femrat e shohin si të portokalltë.


f.0909004442708_m.jpg

Bari meshkujve u duket si i verdhë, femrave normal i gjelbër. Ndërsa problemet me nuancat, meshkujt në veçanti i kanë me ngjyrën e kaltër, verdhë dhe të gjelbër.

Si ngushëllim meshkujt janë shumë të mirë në vërejtjen e detajeve në imazhet që lëvizin. ina/
 
Titulli: Meshkujt edhe femrat nuk i shohin ngjyrat njëjtë

Ah meshkujt qe perhere e kane veshtire te thone ca ngjyre eshte kjo
Culoarea+anului+2010+-+turcoaz.jpg
blu apo jeshile?
 
Titulli: Meshkujt edhe femrat nuk i shohin ngjyrat njëjtë

Kjo Esht E Vertet Dhe Un E Kam Lexuar Diku Kete Informacion,Qe Meshkujt Si Dallojn Ngjyrat Dhe Nuancat Mir Ne Krahasim Me Femrat. :lexim:
 
Titulli: Meshkujt edhe femrat nuk i shohin ngjyrat njëjtë

Burrat shquajnë më mirë detajet, gratë më mirë ngjyrat
Burrat dhe gratë, e shohin botën në mënyra të ndryshme. Kështu, nëse të parët kanë një ndjeshmëri më të lartë në detaje dhe për të lëvizur subjektet, të dytat arrijnë që t’i dallojnë më mirë ngjyrat.

Dhe kjo, falë testosteronit, hormonit mashkullor, sipas një studimi të publikuar në revistën “Biology of *** Difference” nga Universiteti i Nju Yorkut.

I cili ka në thelb të tij pikërisht idenë se imazhet që shohin njerëzit, ndryshohen nga testosteroni, hormoni i cili, gjithashtu kontrollon zhvillimin e neuroneve në lëvoren vizuale të trurit.

E për pasojë, meshkujt i kanë 25% më shumë të kontrolluara të tilla neurone, se femrat.

Pikërisht për këtë arsye, qendrat e tyre vizuale të trurit sillen në mënyrë të ndryshme. Duke u ofruar imazhe jo të njëjta për të njëjtat objekte që ata shohin ...

Sipas keti stydimi ktu gjindet pergj...pse meshkujt e femrat nuk i shohin ngjyrat njejta.

Interesant..:)
 
Pe: Meshkujt edhe femrat nuk i shohin ngjyrat njëjtë

Imagjino me i vene ne prove meshkujt te gjejne ngjyrat e ndryshme qe formohen nga kombinime te ndryshme ngjyrash....s'ja kane idene hic :P
 
Titulli: Meshkujt edhe femrat nuk i shohin ngjyrat njëjtë

Po te flasim te drejten mos tju hym ne hak ,meshkujt cdo her e kan shiku jeten veq bardh e Zi:pasqyra1:
 
Titulli: Meshkujt edhe femrat nuk i shohin ngjyrat njëjtë

Dmth ne ket pike s'qenkemi te barabart ne meshkujt me femrat ! Nese eshte ashtu ne e pranojm , qka eshte reale duhet pranuar . Kjo eshte menyra me e sakt e pranimin realitetit.
Ndoshta vetem ngjyrat nuk i shofim njesoj , se per gjerat tjera shikimet i kemi me ndryshe besoj.
 
Titulli: Meshkujt edhe femrat nuk i shohin ngjyrat njëjtë

Un nuk kam probleme me shikim e ngjyrave shyqyr zotit qe jam shum mir;sa per meshkujt nuk di ca me thon(nlidhje me shikim e ngjyrave e kam fjalen)...
 
As ngjyrat,as endrrat,as mendimet,
Ne fakt meshkujt dhe femrat nuk kane asgje te perbashket.
Tere jeten e tyre e kalojne duke gjetur nje gjuhe bashkpunimi.
shpesh se gjejne kurre. :P
 
Një teori tjetër eahte edhe prej evolucionit
Me saktë ndryshimi hunter-gatherer.
Femrat kanë aftësinë të shohin më shumë ngjyra se për qindra mijera vjet kane pasur rolin e mbledheses(ushqime të ndryshme)dhe kane zhvilluar aftesine e shikimit me sakte kontrastit te ngjyrave per te gjetur ushqimin me shpejt
Po prej evolucionit meshkujt kane aftesine te shohin levizjet ne distanca shume te largeta shume shpejt e kane dhe kohen e reagimit me te shpejte
Informacion gjenetik i ruajtur ne ADN e njeriut
 
Back
Top