Meshkuj, ja ndryshimi mes femrës "seksi" dhe femrës "së bukur"

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1436620686femer.jpg


Ka femra të ndryshme. Të gjata, të shkurtra, të shëndosha, të dobëta, por ka diçka që i shtyn meshkujt të dëshirojnë gjithmonë një tip: atë seksi, me veshje mini dhe me një make up perfekt.

Por ka dy probleme, shkruan "Huffington Post": Femra “seksi” dëshirohet si objekt dhe rrallë si individ, dhe për më tepër bëhet fjalë për një pamje artificiale dhe iluzioniste.


Gazetarja amerikane e Elite Daily, Lauren Martin, tregon ndryshimin thelbësor mes një femre seksi dhe një femre të bukur, duke vënë theksin tek bukuria natyrale.

Kur ka qenë hera e fundit që keni dëgjuar një burrë të përshkruajë një grua të bukur? Në fjalët e tij vihet re një mungesë respekti kur në vend që të admirojë një femër, e përshkruan si një objekt dhe jo si person. Meshkujt, - thotë ajo -, i shohin femrat thjesht si trup, “një gjë” që duhet fituar, ndërkohë që femra ka një personalitet për t’u vlerësuar.

“Meshkujt mendojnë se sensualiteti është poshtë lëkurës së butë, këmbëve të depiluara dhe qerpikëve false. Janë mësuar të besojnë se tërheqëse është një grua me një fizik të skalitur dhe gjoks të bëshëm. Por të jesh femër, është diçka tjetër, dhe për t’u pëlqyer burrave nuk është e detyruar t'u nënshtrohesh klisheve të zakonshme. اfarë ka tek femrat që nuk vishen për t’i bërë përshtypje seksit tjetër, por për të qënë komode me veten? Nuk kanë bukuri? Nuk ka tërheqje as tek ky besim në vetvete? ثshtë koha që meshkujt të kenë parasysh ndryshimin mes një femre 'seksi' dhe një femre 'të bukur'. Dhe të kuptojnë që gratë kanë më shumë se një trup për të ofruar", shkruan ajo.

Ja disa kontraste që jep Martin mes asaj që është “seksi” që lidhet me bukurinë artificiale, dhe “bukurisë” që i referohet bukurisë autentike, të pastër, ajo që përfshin shpirtin dhe trupin dhe që nuk gjykohet vetëm nga sytë.

Seksi është të shohësh nga larg: bukuria është për t'u përqafuar dhe shtrënguar;

Seksi perceptohet, e bukura vlerësohet;

Seksi është e kuruar, bukuria është ujë dhe sapun;

Seksi është sipërfaqësore, bukuria është në brendësi;

Seksi është mënyra si lëviz, e bukur mënyra se si flet;

Seksi është një bukuri e caktuar, ndërsa e bukura një karakter i fortë;

Seksi do të thotë të jesh e re, e bukura nuk ka moshë;

Seksi është konformizmi, e bukura është unike;

Seksi është për pak dhe ikën, bukuria është edhe në netët pa gjumë;

Seksi është trupi i femrës, e bukura është kurajo e saj;

Seksi është një mesazh, e bukura është një letër dashurie;

Seksi është një fasadë, bukuria është femra.

Femrat janë krijesa të mrekullueshme, me karakteristika të parezistueshme. ثshtë koha që femrat të tregojnë personalitetin e tyre, duke mos besuar tek iluzioni i të qënit “seksi”, koncept i krijuar nga meshkujt.

/ Top Channel
 
Titulli: Meshkuj, ja ndryshimi mes femrës "seksi" dhe femrës "së bukur"

ku jane keto femrat seksi dhe te bukura..........:P
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Meshkuj, ja ndryshimi mes femrës "seksi" dhe femrës "së bukur"

Mos dashuroni lekuren. Ajo rrudhet nje dite. Mos dashuroni trupin pasi nje dite do vdes. Dashuroni shpirtin i cili jeton pergjithmone.

Sa per temen. Femrat si te duan me u ndjere le te ndihen. Ashtu sic duan ato te shikohen apo duhen nga te tjeret ashtu do e shohin. Kan qef me i terheq njerezit fizikisht? Qef patshin. Lol. Duan te duhen per karakterin e personalitetin, per ato do i duan.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top