Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Mëshira” drithëruese..

“Mëshira” drithëruese e Mikelanxhelo Buonarrotit
IMG_20230331_134208.jpg
Ajo është magjepsëse. Çdo nerv i këtij jetësimi të përshkon si një riardhje për të të ftuar në një rijetim që të përtërin, në një gjunjëzim që të lartëson në qiejt e meritimit të kësaj sakrifice.
Aurelio-Amendola-la-Pierà-di-Michelangelo-2014.665x712-1.jpg
I gjendur para saj mund ta rijetosh dhimbjen e një nëne, të hyjshmen e një flijimi për mëkatet tona, të ndritshmin çast të sprovës së dhimbjes, të ofertës së krijuesit, të çdo afrije tonën me atë që na pjesëmerr në aktin e ekzistimit të mbushur me dritë, me besim dhe me nevojën për të qenë të bindur në atë që u flijua për të shëlbyer shpirtrat tanë. Trupat tonë e përcjellin këtë çast me një peshë të rëndë detyrese dhe përkushtimi.
pietc3a0.jpg
Dhe ja ku gjendemi te “Mëshira” (1498-1499). Ajo është një kryevepër e Mikelanxhelo Buonarroti, e vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Kjo është sprova zanafillore e kësaj tematike që do të pasohet në të pastajmen me të tjera shpërthime kushtruese të mjeshtrit. Asokohe statuja u bë për funeralin e një kardinali francez, por u zhvendos në vendndodhjen e tij aktuale, në shekullin e XVIII. Kjo punë shumë e famshme e artistit përshkruan trupin e Jezusit në prehërin e Marisë, pas kryqëzimit. Përveç mishërimit të themeltë biblik, “Mëshira” është një krijim i rëndësishëm, pasi balancon idealet e bukurisë klasike të rilindjes me natyralizmin.
Aurelio-Amendola-la-Pierà-di-Michelangelo-2014.665x712-6.jpg
Struktura është piramidale, dhe kulmi përkon me kokën përgjysëm praruar të hyjlinëses Mari. Statuja zgjerohet progresivisht tek veshja e Marisë, në bazë, tek shkëmbi i Golgotës. Pamja është gati në një proporcion të saktë, duke e ditur sa e madhe është vështirësia e gdhendjes së një mashkulli plotësisht të rritur, i shtrirë me gjatësi të plote në prehrin e një gruaje. Pjesa më e madhe e trupit të Marisë është fshehur nga veshja e saj monumentale, kështu që marrëdhëniet e figurave duket krejt e natyrshme. Interpretimi i Michelagelos per “Mëshirën” ishte shumë i ndryshëm nga ai i bashkëkohësve. Ai gdhëndi një Mari të bukur dhe të re, në vend të Marisë të kredhur në mundime e në moshë të 50-tave, mosha reale. Shenjat e kryqëzimit janë davaritur qëllimshëm duke mëtuar si trajtim shprehës disa vrima të vogla gozhdësh dhe një plagë në një anë, të Jezusit. Fytyra e Krishtit nuk tregon shenja të vuajtjeve dhe torturave. Michelangelo nuk donte që versioni i tij i “Mëshirës” të përfaqësonte vdekjen. Simbolika e kumtuar kësisoj është krejtçfarë Mikelanxhelo kungoi përgjatë kalvarit të shugurimit të të shenjtërisë tokësore në art.
Aurelio-Amendola-la-Pierà-di-Michelangelo-2014.665x712-3.jpg
Mikelangjelo e realizon këtë skulpturë midis viteve 1498 – 1499. Puna është e lartë 174 cm, e gjerë 195 cm dhe e thellë 69 cm.

Dinamizmi dhe butësia e linjave, paraqitja plastike e formës trupore dhe përthyerja e rrobës që e hyjnizon solemnitetin, bëjnë që kjo skulpturë të jetë një nga kryeveprat e autorit, një magji që na kalamend.
img-Pietà-Michelangelo-dettaglio.jpg
Ka një debat që vazhdon edhe sot mbi këtë skulpturë, që i përket kontradiktës midis nënës shumë të re dhe Jezusit në moshën 33-vjeçare, moshë që kishte kur Ai u kryqëzua. Shumë kritikë janë të mendimit se hyjëlindësja Mari, përfaqëson të renë e virgjër, simbolin ku kjo mbetet përjetësisht e re, ashtu siç ishte në përfytyrimin e Jezu Krishtit, ashtu siç është dhe duhet të mbetet një grua që është e zgjedhur të mbarset nga fryma e shenjtë, një grua që sjell në tokë vullnetin e shenjtë të krijuesit, një grua që ka hirin e hyut në gjithçka të sajën, ka përjetësinë.
(Albert Vataj)
Michelangelo-Pietà-San-Pietro-in-Vaticano-3 (1).jpg
Particolare-mano-sinistra-aperta-Vergine-Maria-Pietà-Vaticana-Michelangelo-Buonarroti.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back