Mesazhi i presidentit Obama për Krishtlindje

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mesazhi i presidentit Obama për Krishtlindje

Presidenti amerikan Barak Obama – ashtu sikurse paraardhësit e tij në Shtëpinë e Bardhë – u dërgoi një mesazh burrave dhe grave në ushtri, larg nga shtëpitë e tyre gjatë këtyre festave.
Presidenti amerikan Barak Obama – ashtu sikurse paraardhësit e tij në Shtëpinë e Bardhë – u dërgoi një mesazh burrave dhe grave në ushtri, larg nga shtëpitë e tyre gjatë këtyre festave. Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio dhe internet, presidenti u bën thirrje të gjithë amerikanëve të bëjnë të njëjtën gjë për Krishtlindje dhe gjatë vitit.
Presidenti Obama thotë se ai e di që kjo periudhë është e vështirë ndërkohë që vendi përpiqet të dalë nga kriza ekonomike. Por ai thotë se ka shumë arsye për të festuar.

“Dashuria e familjes dhe miqve, lidhjet me komunitetin dhe vendin, karakteri dhe kurajoja e burrave dhe grave me uniformë që janë larg shtëpive të tyre.”

Presidenti thotë se ai është i habitur nga shpirti i gjerë dhe dëshira për t’i shërbyer vendit.

“Unë kam fituar energji nga përkushtimi juaj ndaj në krye të detyrës, nga Bagdati në gadishullin korean.”

Ai thotë se është prekur edhe nga vendosmëria e treguar nga të plagosurit e luftës që ka takuar në spitalet ushtarake dhe nga historitë e atyre që kanë bërë sakrificën më të madhe.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio dhe internet, të publikuar më herët për të koinçiduar me Krishtlindjet, presidenti u bën thirrje të gjithë amerikanëve të kujtojnë trupat gjatë festave. Mishel Obama, e cila i bashkohet fjalimit të presidentit për herë të parë, bëri thirrje për mbështetje ndaj familjeve ushtarake, duke kujtuar vizitat e saj në bazat rreth vendit.

“Kam takuar fëmijë që duan të dinë se kur do t’u kthehen në shtëpi nëna apo babai. Gjyshër dhe të afërm që ndihmojnë duke u kujdesur për luftëtarët e plagosur, dhe njerëz që përpiqen të vazhdojnë jetën pasi kanë humbur njeriun më të dashur në botë.”

Para inçizimit të fjalimit, presidenti Obama u bëri telefonata për t’u uruar Krishtlindjet dhjetë pjesëtarëve të forcave të armatosura amerikane që janë të përfshirë në operacione në Afganistan dhe Irak. Aty përfshiheshin nga dy pjesëtarë të sejcilës prej pesë degëve të ushtrisë.Ikubinfo
 
Back
Top