Një besimtare myslimane është fotografuar teksa ka qenë duke u relaksuar në plazhin e Gjirit të Lalzit bashkë me familjen e saj.
Ajo që bie në sy është fakti se ata kanë ngritur një çadër më vete nga të gjithë dhe vetë gruaja në fjalë qëndron e veshur tërësisht dhe e shijon nga larg ujin e detit.
Për këtë fenomen ka reaguar gazetari Mentor Kikia, i cili e cilëson shkelje brutale të të drejtave të grave këtë fenomen.
“Huazova këto foto nga një mik në faqen time në Fb. Tregojnë një grua myslimane me “kostumin” e banjës dhe një çadër hermetike, brenda të cilës një burrë, që po lahet në det, ka mbyllur gruan dhe vajzën e tij që të mos ia shikojë askush. Fotot janë bërë në Gjirin e Lalzit. Kam parë vitin e kaluar të njëjtën skenë në Hamallaj të Durrësit. Dy burra ndërtuan një çadër të madhe si ato të ushtrisë, izoluar nga të gjitha anët dhe mbyllën brenda gratë e vajzat e tyre, ndërsa vetë u krodhën në ujë për t’u freskuar sëbashku me djemtë.
Unë i përkas vetë besimit islam (jo praktikant), por kjo nuk lidhet me fenë. Për mua kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Kjo është një sjellje brutale e burrit ndaj gruas. ثshtë një forme e egër dhune. ثshtë një nga ato veprimet që duhet të alarmonte shoqatat e grave që kërkojnë barazi gjinore në parlament e në zyrat e shtetit, ndërsa nuk ka barazi gjinore para diellit dhe ujit. Gratë këtu trajtohen si skllave dhe mos më thoni se kanë zgjedhur vetë ta bëjnë këtë. Nuk ka qenie të gjallë që do të dojë të përcëllohet brenda në çadër, ndërsa deti është vetëm 5 metra larg. ثshtë e tmerrshme të mendosh që vajza të mitura i nënshtrohen këtij riti të dhunshëm, për t’u bërë gra të “vetëdijshme” që vendi i tyre është nën çarçaf dhe nën çadër. Një grua ka një mijë mënyra për ta treguar se është një myslimane e mirë, një grua e mirë, një nënë e mirë dhe një qytetare e mirë dhe jo duke u mbuluar kokë e këmbë edhe në plazh”,- përfundon reagimi i gazetarit Kikia.
Blitz.al