Merr fund karantina, tani pritet leja për t’u ulur në pankinë. Trajneri i ri i Mançester Junajtid shkel për herë të parë në “Old Traford”

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
sdsdsdsd.jpg
Ralf Rangnik është trajneri i ri i Mançester Junajtid dhe shpreson që shumë shpejt të ketë mundësinë që të japë kontributin e tij për “djajtë e kuq”. Sot, tekniku gjerman ka kaluar pengesën e parë, karantinën e detyrueshme që u desh të bënte në Angli.

Ai kishte gjetur akordin që të hënën dhe kishte mbërritur në Angli që në atë ditë. Por trajneri kishte përfunduar në hotel dhe ishte izoluar në masa të rrepta karantine, sipas rregullave aktuale në Angli për personat që vijnë nga vende të tjera.

Sot më në fund ai ka vërtetuar nëpërmjet tamponëve të njëpasnjëshëm se nuk është i infektuar me COViD dhe ka dalë nga karantina, duke vizituar për herë të parë “shtëpinë e re”, stadiumin “Old Traford”. Ai është fotografuar teksa shoqërohej nga drejtori sportiv, XHon Murtou dhe ish-futbollisti i Junajtid, Ues Braun.

Tani për gjermanin mbetet vetëm leja e punës, pasi ai duhet të vërtetojë para një komisioni se mund të drejtojë një skuadër si Mançester Junajtid, sipas rregullave ekzistuese. Pritet që në ndeshjen e të enjtes ndaj Arsenalit, skuadrën ta drejtojë përsëri Majkëll Kerrik.

PANORAMASPORT.AL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top