Merr fund arratija e shqiptarit

cent

...Lontano
Zgjati mbi tetë muaj arratija e Taulant Tomës, shtetasi shqiptar i cili bëri bujë me arratisjen e tij nga burgu i sigurisë së lartë të Parmës në muajin shkurt.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ai u kap në Belgjikë dhe së shpejti do të sillet në Itali, ku dënimeve për grabitje e trafik droge do t’i shtohet ai për arrastisje nga burgu.

Dhe për të nuk ishte hera e parë. Më 9 tetor të vitit 2009 ai qe arratisur nga burgu i Ternit. I kapur në fund të dhjetorit të po atij viti, ai qe çuar në burgun e sigurisë së lartë në Parma.

Por edhe atje Taulant Toma, 29 vjeç pati arritur të arratisej së bashku me 35-vjeçarin shqiptar Valentin Frrokaj. Ikja e tyre qe nga më klasiket: ata sharruan hekurat e qelisë dhe zbritën duke përdorur çarçafë.

Për të dalë burgu duket se patën përfituar nga orari i vizitave me familjet. Frrokaj u kap në gusht në Milano, ndërsa Toma u kap në bashkëpunim me policitë e tjera europiane.

Arratisja e tyre pati bërë shumë bujë dhe pati shtruar pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë e burgjeve në përgjithsi dhe të burgut të Parmës në veçanti, ku vuajnë dënimin edhe superbosë të mafias.

Sipas përfaqësuesve të policisë së burgjeve, episodi dëshmoi edhe një herë kujdesin e pakët që i është kushtuar kohët e fundit sigurisë së burgjeve.

Llogaritet që në Itali mungojnë 7.500 policë burgjesh dhe brenda dy viteve të ardhshëm do të jenë mangët edhe 2.000 të tjerë.
/Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top