Merkel i kërkon Putinit të mbroj homoseksualët në اeçeni

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë zhvilluar një takim në Soçi, ku kanë trajtuar kryesisht konfliktet në Ukrainë, Siri dhe rajone tjera. Njëherësh, agjencitë raportojnë se Merkel dhe Putin, kanë diskutuar edhe çështje të interesit të ndërsjellë bilateral.

Të dy liderët kanë deklaruar para medieve pas takimit se është kyçe për të gjitha palët që t’i zbatojnë zotimet e dhëna në bazë të procesit në Minsk për ndaljen e konfliktit në lindje të Ukrainës, të arritur ndërmjet qeverisë së Ukrainës dhe forcave separatiste, ët mbështetura nga Rusia.

Kancelarja gjermane raportohet se ka kërkuar nga Putin mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve në اeçeni, ku thuhet se ekzistojnë kampe përqendrimi.

“Kemi dëgjuar raporte shumë negative rreth trajtimit të homoseksualëve në اeçeni dhe unë i kërkova Putinit që të shfrytëzoj ndikimin e tij që të sigurojë të drejtat e minoriteteve”, tha ajo.
5908a84b1c00003a00e82d53_1493753135-5134906.jpeg
http://gazetainfopress.com
 
Back
Top