Malsi
Anëtar i Nderuar
Ja Nev se na cmende ,ta dham edhe borxhin , tani me kujdes mos i beni rrush e kumbulla edhe keto
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, reagoi pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, duke thënë se 80 miliardë euro do të jetë ndihma financiare në këmbim të reformës së plotë të pensioneve dhe disa ndryshimeve të tjera thelbësore.
“25 miliardë euro do të përdoren për rikapitalizimin e bankave, të cilat më pas do të privatizohen nën vëzhgimin e vendeve europiane. Duhet të mbështesim programin, pasi në të shkuarën kemi parë që ka pasur vështirësi në implementimin e programeve”, tha Merkel.
Në lidhje me pyetjen nëse Parlamenti grek do e miratojë këtë marrëveshje, Merkel tha: “Situata në Greqi është e tensionuar, por është në interesin e Greqisë të zbatojë marrëveshjen. Mendoj se besimi mund të rifitohet”.
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, e konsideroi marrëveshjen si një “luftë të ashpër” dhe se tashmë vendi i tij do të përballet me vendime të vështira.
“Morëm përsipër përgjegjësinë për vendimin e shmangies së planeve ekstreme nga rrethet konservative europiane. Arritëm të ristrukturonim borxhin dhe të siguronim një financim afatmesëm”, tha Tsipras në reagimin e tij të parë pas arritjes së marrëveshjes.
“Greqia do të vazhdojë luftën për ringritje”, shtoi kryeministri grek.
Presidenti i Francës, Francois Hollande, theksoi se Tsipras mori një vendim shumë të guximshëm me pranimin e marrëveshjes.
“Ishte një vendim i guximshëm nga ana e Tsipras. Ai kërkoi për reforma të tjera, por në të njëjtën kohë e dinte se kjo ishte mënyra e vetme për të marrë financimin”, tha Hollande.
Top Channel.tv