Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Titulli: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Burrel 1924 duke dhene mendimin tim ne nje postim te meparshem eshte e kote te flas perseri per bemat e Ahmet Zogut ,por meqense tema eshte per Leka Zogun do te doja te dija nga ty [meqense ju Zogistet shquheni per patriotizem].Ti si patriot do e pranoje qe te te udhehiqte nje njeri qe di 7 gjuhe te huaja por te vetmen gjuhe qe nuk di eshte shqipja?Do te pranoje ti qe te kishe mbret nje njeri qe te vetmen gje te mire qe ka mare nga shqiperia ne formimin e tij kane qene dashuria per armet?Do te pranoje ti qe te kishe mbret djalin e te lart permendurit qe edhe ate pak gjak shqiptar qe kish tashme do ta humbase duke qene keshilltar ne nje ministri qe drejtohet nga komunistet?Nje patriot patjeter qe jo.Duke mos folur aspak per Ahmet Zogun sepse askush prej nesh nuk mund ta gjykoje per rolin e tij ne histori, i mire apo i keq qofte ky rol ,ti individualisht do ta pranoje qe te te udhehiqte djali i tij qe shum pak ka lidhje me te atin [sepse nga ferra del trendafil]? Dhe me te vertete qe i rriu mua me duket trendafil.Do te pranoje ti te kishe mbret kete njeri, nese do te largoheshe pak nga nevoja normale e cdo njeriu per heronj dhe me se shumti nga origjina e ketij njeriu [Mati]? Pergjigju sinqerisht dhe te lutem mos na fol per Ahmet Zogun.

Ps... i kerkoj falje hapesit te temes per kete devijim te vogel

-----------------------------------------------------------
ai e din ene e nalteson gjuhnen e nanes ene fel qetersoj je si cikja gjuhna e setshe ci asht ba si me ma qan tan poplli shqyptar gra e je zonja e zotnij.
 
Titulli: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Me ka pelqyer shume diskutimi mes fragolines dhe bricolos. Dhe para se te jepja nje pergjigje per kete teme po mendoja kete.....Une nuk kam lexuar shume per historine e Leka Zogut, ça beri, ku shkoi, pse shkoi, etj etj. Por nga çfare kam degjuar, flasin per te si tradhetar, qe mori te gjithe pasurine e Shqiperise me vete dhe iku ne Afriken e Jugut, atje ku se prekte dot njeri. Tani te verteten 100% une (apo dhe ju) nuk e dime sepse njeri thot kshu e tjetri thot ashtu. Por po mendoja se dhe komunizmi ka bere te tijen, shume njerez i ka bere te keqinj kur ata ishin te mire, dhe anasjelltas. Me siguri qe historine ka dashur ta bej siç i shkonte per shtat atij pushteti ndaj dhe dyshoj nese Zogu ishte me verte i tille apo jo. Por nga ana tjeter, perderisa ka njerez qe e shajne akoma, atehre duhet te fshihet diçka pas kesaj ngjarje dhe veprimeve te tij.
 
Titulli: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

skam shume kohe te shkruaj shume tani po disa gjera do te ti kundershtoj ne keto qe ke thene.
1- per pronat e ke gabim shume se cdo familje mbreterore pasi eshte kthyer ne atdhe nga azili politik ka kerkuar dhe ka marre pronat e familjes, rastin me konkret dhe me te fresket , meqe jeton ne itali, ke te mbretit aktual te italise qe u zu me kusheririn e vet amedeo per kete pune.
2- shqiptaret qe studjonin ne kohen e turkut ne turqi, ku ka studiuar dhe vete zogu, dhe ku eshte rritur edukuar dhe studiuar skenderbeu, ishin me kokrra dhe duhej te ishin myslimane ose te konvertoheshin ne myslimane per te studiuar, dhe mbi te gjitha studionin me parate e veta e jo me parate e shtetit osman, e studionin ne turqisht pasi ne kohen e turkut n uk u hap as ndonje shkolle shqipe e as ndonje universitet apo shkolle emesme , me sa di une me injorancen time dhe as u dha ndonje burse ( stergjyshi im ka studiuar keshtu)
3-dhe e fundit, te kam thene mos fol me pasion, se pasioni ne histori ste con asgjekundi. gabimi tjeter qe ben ti eshte: mbretin ne itali se vrane se u soll mire.
shprehje me naive se kjo nuk ka: kur hiqet nje mbret, apo vritet nje mbret, apo ku di une ca i bejne, i presini koken mes parisit etj etj, nuk vritet personi, po vritet nje pushtet nje regjim nje rend i caktuar shoqeror.
Mbreti apo perandori apo cari etj nuk perfaqesojne vetveten perfaqesojne nje rend shoqeror. zogu i pari i shqiperise do ishte si te ishte president republike, si te ishte mbret sic qe. pra po e ke fjalen te perfitimi i tij personal, nuk ndryshonte gje per te... apo jo?
problemi qe shtrohet eshte ca beri ky njeri per shqiperine. sihte vertet tradhtar, sic do ta nxjerresh ti dhe sic e nxori shkruarja perverse e historise nga komunistet?
une do thosha jo, ska qene tradhtar. ka qene diplomat dhe i zgjuar shume biles, dhe atdhedashes.
tani qepo rishkruhet historia e asaj kohe dhe e shqiperise ne pergjithse, shume historiane shqiptare mendojne dhe thone kete qe po them une. une sdi te ta argumentoj tamam pse eshte keshtu, se e kam me te thenat e njerezve qe kane jetuar ne ate kohe, pra kohen e mbreterise.
megjithate nje fakt me ka bere pershtypje, ne familjen e ketij tradhtarit dhe satrapit, e atdhemosdashesit qe: djali i tij, nipi i tij, gruaja e tij flisnin shkelqyer shqip edhe pse skihin qene asnje dite ne shqiperi, pervec gruas qe me duket se 1 vit qendroi ne shqiperi, dhe pastaj u kthye ne moshen 80 e ca vjec, ne nje vend me te cilin llogjikisht se lidhte asgje. Se lidhte asgje, pasi: kishte jetuar shume pak dhe gjithe kohen kishte jetuar neper bote, prona nuk kishte se sic e thua dhe ti skane te drejte per prona etj etj, varrin e burrit nuk e kishte, djali dhe nipi ishin rritur jashte shqiperie e ksihin alamet shtepie e pronash ne afriken e jugut( ne ms gabohem), atehere cdreqini donte ajo plake qe erdhi e vdiq ketu ne ate palo spitalin tone.
i biri ja e zeme se erdhi se donte te merrte pushtetin se u be atehere referendumi ne 96 per tu bere monraki apo republike, nuk u be monarki dhe sma ha mendja se do behjet ndonjehere se keshtu ka ardh koha, pse nuk iku ky djali i atij atdhemosdashesit?


------------------------------------------------------------
Frangolina shum bukur ke shkruajtur dhe te pergezoj per vendosmerine rreth Mbretit, Atdheut,dhe Flamurit.
nje korigjim te vogel,
Gruaja e Mbreti Zog te pare Geraldina Aponny vajza e Kontit te Austro-Hungarise, ka ditur shqipen shum mire perpara se te vinte nuse ne shqiperi dhe i donte shum shqiptaret dhe perpara se te behen Mbretereshe e shqiptareve prandaj dhe varrosjen ne token shqiptare e kishte lene amanet.
Susana mbesa e Mbretereshes Britanike Elisabeta, Gruaja e 'NMT' Leka Zogut te pare ka mesuar shqip por jo te kumunikonte lirshem dhe mua personalisht nuk me ka pelqyer megjithse thone ka qene zgjuar.

Leka i dyte ka nje vajze te dashur (quhet Elia Zaharia) nese ju kujtohet eshte e bija Yllka Mujos aktore ne shqiperi me origjine Kosovare me duket, dhe baben e ka me origjine izraelit por i lindur ne shqiperi.
 
Titulli: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Me ka pelqyer shume diskutimi mes fragolines dhe bricolos. Dhe para se te jepja nje pergjigje per kete teme po mendoja kete.....Une nuk kam lexuar shume per historine e Leka Zogut, ça beri, ku shkoi, pse shkoi, etj etj. Por nga çfare kam degjuar, flasin per te si tradhetar, qe mori te gjithe pasurine e Shqiperise me vete dhe iku ne Afriken e Jugut, atje ku se prekte dot njeri. Tani te verteten 100% une (apo dhe ju) nuk e dime sepse njeri thot kshu e tjetri thot ashtu. Por po mendoja se dhe komunizmi ka bere te tijen, shume njerez i ka bere te keqinj kur ata ishin te mire, dhe anasjelltas. Me siguri qe historine ka dashur ta bej siç i shkonte per shtat atij pushteti ndaj dhe dyshoj nese Zogu ishte me verte i tille apo jo. Por nga ana tjeter, perderisa ka njerez qe e shajne akoma, atehre duhet te fshihet diçka pas kesaj ngjarje dhe veprimeve te tij.


------------------------------------------------------------
qenge si kalorsi qe mundohet te rrij ne dy kuaj dhe ti alb-girl,
a je me Zogizmin dhe patriotizmin apo me mbeturinat e komunizmit dhe cozmopolitet e servilizuar?
lool
 
Titulli: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Burrel ska lidhje kjo Kosova me Shqiperine me paversite kjo Teme fare po ja fut Kot tani votim per Monarki eshte tjeter gje pavaresi eshte komplet tjeter gje

-----------------------------------------------------------------
eshte nje shembull qe te jep te kuptosh se nese te njeh populli dhe aleatet atehere je ai qe je shpallur.

kjo vlen dhe per shtetin dhe per mbretin,
 
Titulli: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

------------------------------------------------------------
qenge si kalorsi qe mundohet te rrij ne dy kuaj dhe ti alb-girl,
a je me Zogizmin dhe patriotizmin apo me mbeturinat e komunizmit dhe cozmopolitet e servilizuar?
lool

Jam me te verteten, per te cilen vetem faktet do me bindnin per te!!!
 
Titulli: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Ish miku dhe këshilltari i Ahmet Bej Zogut : “UNث CATIN SARAاI, Tث AKUZOJ TY AHMET ZOGU SI TRADHTAR Tث ATDHEUT TثND, SI VRASثS E HAJDUT ... ”

Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut të ngushte të Zogut, Catin Saraçi, për vite të tera ishte pranë tij. E përshkruan si njeri brenda të cilit triumfoi përfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, përfitimet e frikshme në ryshfete të padëgjuara dhe shitja e një vendi, në rrëfimin e rralle të Saraçit

Në fillim ishin tre: Ahmet Zogu, Catin Saraçi dhe Jak Koci. Një triumvirat pushteti që në fakt, rrënjët i kishte vite me pare se Zogu të behej njëshi i padiskutueshëm, në një Shqipëri feudale të cilën evropianet e njihnin shume me pak se vendet afrikane. Por sa me shume Zogu kapej pas pushtetit, aq me shume zbulohej karakteri dhe synimet e tij të vërteta në sytë e diplomatit dhe artistit aristokrat shkodran: Saraçi kishte zbuluar pak nga pak gjate viteve, “njeriun e lig Ahmet Zogu, që shtiu në dore frenat e një kombi dhe e shpuri atë në zgrip të shkatërrimit…”. Një këndvështrim nga brenda i jetës dhe karakterit të një njeriu që përcaktoi fatin e një vendi për gati 20 vjet, vjen për lexuesin shqiptar të shekullit të 21-te në një mënyre gati aventurore që të kujton legjendat me pirate, harta e thesare të vjetër. Dorëshkrimet e Catin Saracit, për fat të keq të parealizuara dot në forme finale si libër voluminoz, ishin mbyllur në një kasete bankare të Londrës për të rene në dore në albanologut Robert Elsie, e prej këtej për t’iu dhuruar Bibliotekës Kombëtare në Tirane. Përkthimi dinjitoz nga anglishtja prej Virgjil Muçit, ishte hapi i fundit që vulosi fatin e kujtimeve të Catin Paskal Saraçit (1902-1974) mbi mbretin Zog: Ato tashme janë libër. E megjithe pro-të dhe kundra-t që janë thëne në dekada për Ahmet Zogun, dorëshkrimet me përshtypjet e një njeriu për të cilin Zogu ka ushqyer njëherësh besim, respekt dhe madje drojtje prej intelektit të tij, do të zënë padiskutim një vend të veçante.

I lindur në një familje të vjetër tregtare borgjeze të Shkodrës, Catin Saraçi ndoshta nuk do ta kishte shkuar në mendje se do ta kalonte gjysmën e dyte të jetës si tij si artist, piktor i njohur dhe frekuentues i rregullt i rretheve mondane të Londrës. Ishte ekuivalenti evropian i Faik Konicës në Shtetet e Bashkuara: Ambasador dhe aristokrat në sjellje, komunikim, erudicion, në nuhatjen e politikes. Ndërsa mbi një shekull nga lindja e tij, na vjen edhe si dëshmitar kyç i një epoke, për një arsye shume të thjeshte: Ndryshe nga kritiket e shumte të Zogut, Saraçi nuk ishte në anën tjetër të barrikadës. “Zogu i Shqipërisë ka pasë qenë një burr po aq i poshtër sa edhe çdo cub tjetër i madh në Evrope, vetëm se skena e teatrit në të cilin ai luajti ishte me e vogël. E quaj fat që e kam pasë njohur si askush tjetër në këtë botë. Duke qenë në shërbim të tij, kam udhëtuar poshtë e përpjetë neper ambasada e kryeqytete të Evropës, ndaj dhe kam mundur të shoh e të dëgjoj një pjese të mire të asaj çfarë po ndodhte, ndërkohë që ai njeri i pashoq për nga ligësia po ngjitej në maje të pushtetit…”

Dhe Saraçi e nis rrëfimin e tij nga fillimi. Ahmet Zogu, i kurorëzuar me vone mbret i Shqipërisë me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqipëria ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve në asnjë vis të perandorisë. Ndërkohë që të krishterët shqiptare regjistroheshin në librin e kishës, krahina e Zogut nuk e njihte këtë lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc në fenë muhamedane në vitin 1851. Kur mbushi tete vjeç, Zogu u dërgua në Kostandinopoje ku kreu shkollën fillore dhe mësoi turqisht në mejtep. Gjate gjithë jetës se tij, Zogu ka kryer vetëm këto tri klase shkolle: Nga Shqipëria kishte marre me vete një tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bëmat dhe krimet e të cilit nuk lënë pa prekur as njerëzit e familjes (dihet se cyti vrasësit e të vëllait). Saraçi saktëson se ngaqë nuk e mësoi kurrë gramatikën e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurrë njeriu asnjë letër me dorën e vet, por i ka diktuar ato.

Në vitin 1917, kur ndodhej në Vjene me studime pas një burse të qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atëherë Austria ndihmonte në arsimim një grusht shqiptaresh të spikatur, pasi kishte plane për këtë vend të vogël. Ndërsa mbi dy të tretat e Shqipërisë ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen në Vjene t’i paraqesin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. “Me lanë përshtypje të thelle fjalët patriotike që dilnin nga goja e një muhamedani shqiptar”, thotë për Zogun Saraçi. Takimi i dyte tre vjet me vone në Tirane, e bindi Saraçin se një njeri me entuziazëm të tille i duhej Shqipërisë, ndaj “u betova ta ndihmoj me mish e me shpirt”. Dhe viti 1920 e gjen Shqipërinë me këtë pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejlerët, ndërsa Zogu ishte në opozite, i përkrahur nga rinia. “Ai ishte tipi ideal për udhëheqje, po të kemi parasysh se asnjë katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar një konflikt serioz fetar”. Saraçi vuri re se si kryeministër, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane në parqe, u dha mundësinë grave myslimane të merrnin iniciativën në duar, ndaloi me ligj poligaminë, fete nuk duhej të përziheshin në punët e shtetit. “Atëherë vendosa të predikoj për të në zonën e Shkodrës, ku Zogu njihej shume pak”, thotë Saraçi, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet për Shqipërinë e vogël. Por këtu mbarojnë përshtypjet e tij të mira për Ahmetin, i cili të vetmen histori që kishte mësuar edhe në detajet më të hollësishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit.

Ja si e përshkruan Catin Saraçi situatën e nxehte të viteve 1922-1924, e papërsëritshme në historinë shqiptare qofte dhe për faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. اifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke të punueshme në Shqipërinë e jugut pa llogaritur sipërfaqet e shitura, ai kishte gjithmonë njerëz të gatshëm për ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj në 1923-shin fejohet me vajzën e Verlacit. Pas kësaj, ky i fundit i jep gjithë votat e përkrahësve në parlament dhe stabilizon situatën e dobët financiare të dhëndrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraçi flet gjithmonë me monedhën britanike). Një vit me vonë, Zogu kryeministër plagoset nga i poshter Valteri dhe si i pamundur për disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Ndërkaq, thurr planin me ndihmën e përhershme të Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me këtë do të ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje në konflikt me të holla e njerëz, por Shefqet beu që nuhat rrezikshmërinë e situatës, rreket për kompromis me kryengritësit nga frika e humbjes se pasurisë. “Atëherë ne morëm rrugët dhe u larguam, ndërsa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator në Tirane, e la mënjanë Vërlacin, duke ia kthyer edhe 10 mijë paundet e dhëna nga ish vjehrri pas fejesës”.

Sa për përgatitjet e rikthimit, përveç faktit të njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me të holla (250 mije paunde) e njerëz, duke i falur në këmbim Jugosllavisë kullotat e pasura të Vermoshit dhe Shën Naumin, Saraçi nënvizon se ajka e ushtrisë se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit që u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte në luftimet frontale dhe në armët automatike. Këta udhëhiqnin rreth 5 mije shqiptare të Kosovës, të cilët marshuan drejt një kundërshtari po aq të forte, por të pajisur keq. Dinakëria e Zogut inicioi edhe një lëvizje mashtruese për qeverinë e Fan Nolit. Ai bashke me shpurën e vet, bene një udhëtim çoroditës nga Beogradi në Vjene e në Prage, për të dhëne idenë e ikjes. Në Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila për ca kohe me pas, jetoi si mantenute në Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe të vogla dhe u largua me dy kamionë plot baule të reja dhe një dore të mirë parash.

Hapat e pare të Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e më pas mbret me bekimin e Italisë, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave për t’u rrethuar gjithmonë e me tepër nga një bande njerëzish injorante e analfabete që e lëvdonin ore e çast, kryenin çdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Të cilët përshkruhen kështu nga Zogu në një rrëfim intim: “Ky është cirku im. Ajo çfarë ata dine ose ndjejnë nuk më intereson hiçfare. Për aq kohe sa i nënshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, unë jam i kënaqur me ta dhe i mbaj”.

Megjithatë, me Catin Saraçin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do të ruante një marrëdhënie të veçantë. E kërkonte mendimin dhe këshillën e tyre, paçka se shume here dëgjonte prej tyre kritika. Por sipas Saraçit, dy ishin synimet e tij të fshehta dhe finale: Të pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe të shtypte e poshtëronte çdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjetër, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhën e ekonomike italiane me Traktatin e pare të Tiranes, me dekretin për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë me kapital italian (duke ia nënshtruar fqinjit të madh gjithë jetën ekonomike e financiare në vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milionë franga ari në këmbim të ndërtimit nga italianet të porteve e rrugëve strategjike që do përgatisnin pushtimin e Shqipërisë po prej tyre, me Traktatin e dyte të Tiranes etj.

Dhe vijojnë dëshmitë tronditëse të Catin Saraçit: Ahmet Zogu jo vetëm që ka marre mite (ryshfet), por në çdo rast ishte ai vete që përcaktonte sasinë që i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamionë të ngarkuar me valute, i shoqëruar nga roje të armatosura. Këto udhëtime kryheshin rregullisht kurdoherë që Zogu kishte hedhur nënshkrimin mbi ndonjë akt të ri, ndërsa itinerari i rëndomtë ishte: Durrës-Bari, e prej andej në Gjeneve të Zvicrës. Sapo paratë siguroheshin në një banke të huaj, përcillej urdhër me shkrim që të transferoheshin në një vend edhe më të sigurte se i pari. “Për rrjedhoje, pjesa me e madhe e këtyre parave gjendet në Lloyd’s Bankë të Londrës. Unë vete me dorën time, kam shkruar një sere urdhrash të kësaj natyre si dhe i kam ardhur në ndihme tutorit analfabet për të mbërritur në kufi në Zvicrën”, shkruan Catin Saraçi. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thënë se në ato kamiona ndodheshin dokumente shtetërore me rendësi jetike, “çka unë fillimisht e besoja”. Dhe paratë shtese përfitoheshin në njëmijë mënyra, përveç rrogës zyrtare prej 35 mije paundesh në vit. një shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve që e sollën në pushtet, vileshin rregullisht në çdo fundmuaji nga Zogu, pavarësisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqipëria. një tjetër shembull i paskrupulltësisë: Zogu-Saraçit, “Catin, ne jemi vend bujqësor pa këmbë kapitalisti, ndaj e kam fjalën të hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua përmbushim kërkesat që nuk arritën të realizojnë përmes Fan Nolit. Por me një kusht: Sovjetiket të me paguajnë në dorë 300 mije paunde…” Saraçi nuk e kreu kurrë një negociate të tille, por Zogu kish nevoje për para. Trilloi një histori sikur prijësit e Veriut po rebeloheshin se nuk qenë paguar për ndihmën që i dhanë dhe kërkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori paratë, nuk shpërndau asnjë kacidhe.

Shembulli i fundit për sa u përket parave, sepse të tilla Saraçi ka shume, vjen pas krijimit nga italianet të Bankës sonë Kombëtare. Myfit bej Lobohova “gjysme çerkez e gjysme shqiptar”, ishte në atë kohe i falimentuar, dhe dihej nga të gjithë se ky ministër Financash kishte lënë peng gjithë pasurinë për 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankës u miratua, Myfiti jo vetëm që lau gjithë borxhet e veta, por i tepruan para edhe për të blere një alamet pallati në Rome dhe nisi të japë para me interes”. Dhe kur Saraçi merr vesh në Rome se Zogu për këtë rast special kishte përfituar 5 milionë franga ari, niset për Tirane ku pas një bisede të gjate me Zogun, dëgjon nga ky i fundit se kishte marre vetëm dy milionë?!

Një pjese të veçante Catin Saraçi i kushton në dorëshkrimet e veta, eliminimit që Zogu u beri kundërshtarëve të vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit në vitin 1925 në Bari të Italisë nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraçi nuk e përmend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte në Bari, ku sapo kishte marre detyrën e konsullit. Shume zëra ia atribuojnë organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja çfare thotë ai: “Ironia është se vrasësi, një dite me pare me takoi në zyrën time duke me thënë se kishte ardhur për të kryer një vepër të madhe patriotike. E njihja mire që nga koha e shkollës, që një aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmëroja udhëheqësin e opozitës, me të cilin vijoja ta mbaja ende marrëdhënie të mira personale. një vit me pare kisha mundur t’i shpëtoja jetën viktimës po në Bari, ndaj ai vete dhe familja me patën shprehur mirënjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me këto gjema”. Pas eliminimit të Gurakuqit, Saraçi niset urgjent për në Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, në fakt ushtare serbe të maskuar. Sa i përket Zogut, Saraçi thekson se që kur Bacë Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte ç ’ti bënte sado ushtare të niste, ndaj vendosi ta linte në fatin e vet. Por misionin do ta përmbushte kunati Ceno Beg atëherë ministër i Brendshëm, “ndoshta”, thekson Saraçi, “si pjese e marrëveshjes që ishte bere me Pashiçin për të vrare luftëtarët e Kosovës”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume të keq afrimin e Zogut me Italinë, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. një oficer shqiptar i rrëfen Saraçit se Ceno ishte shprehur në rreth të ngushte për “tradhtinë e Zogut ndaj miqve që e ndihmuan”. Catini ia shtie në vesh Ahmetit dhe pas kësaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja përfundimtare, aq sa Ceno filloi të ruhej me roje të armatosur nga frika e kunatit. Më pas largohet nga Shqipëria drejt Pragës si ambasador, por me 14 tetor 1927 qëllohet për vdekje në kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasësi nuk tregoi asgjë, por Catini vjen nga Vjena në Prage për të asistuar bash në deklaratën e vëllait të Cenos, Gani beg Kryeziu, që sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomës se byrazerit: “Zogu ka për ta paguar këtë një dite”.

Catin Saraçi flet për shume çështje të errëta apo të ditura të jetës se Zogut. Flet dhe për personazhin enigmatik Jak Koci, “një nga mendjet me të zhdërvjellëta të vendit tone, ndonëse makiavelist e ndjekës fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraçi kishin rene dakord për punët e tyre të ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjetër, Ahmeti. Por Zogu gjithmonë i fshihte përfitimet për të mos u lënë pjese dy aventuriereve të tjerë, çka inicioi edhe një sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa për martesën e famshme të Ahmet Zogut, ajo nisi si dëshirë për t’u martuar me bijën e mbretit Viktor Emanueli III, kërkesë që i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte të Saraçit, nënsekretarin fashist për Kolonitë Alessandro Lessona, një mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duçes se “maloku analfabet na dashka nuse të larte”, vijon një refuzim dëshpërues për Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat që bitisen me princeshën hungareze Aponnyi.

Libri që përftohet prej shkrimeve të Catin Saraçit, është i papërfunduar ndërsa shënimet e fundit duhet të jene aty rreth vitit 1940. Në fakt, disa prej temave që ai nuk i shtjelloi dot, janë tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar në Vjene, Vrasja e Esat pashës, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithë Shqipëria kundër Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina për grushtin e shtetit, Veprat kriminale të motrave të Zogut, Lessona na dorëzon 5 milionë lira të mbyllura në valixhe, Mita e dyte prej 10 milionë frangash ari, Revolta e pare kundër Zogut, Vrasja e Hasan Prishtinës, Kriza e parë nervore e Zogut etj etj. për Aurel Plasarin, autorin e parathënies se librit, është për të ardhur keq që këto çështje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i këtij libri, paçka se të pambaruar, është i vete Saraçit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari që shpëtoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, një mendësi anadollake që shkatërroi Shqipërinë.
“Unë Catin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut. Shqipëria ka pare pushtues edhe me të fuqishëm se këta të sotmit. Do të ikin edhe këta, por emri yt s’ka për të figuruar gjëkundi. Synimi i kësaj letre është të të paralajmëroje për here të fundit të mos ngatërrohesh më me Shqipërinë, ndryshe do të detyrohem t’u tregoj diçka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankënotat false që më dhe si dhe letrat e tua të fundit, po i ruaj si dokument i pandershmërisë sate…
 
Titulli: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Marreveshje Tradhtare te Zogut me Serbine

Një segment i bashkëpunimit të disa bajraktarëve veriore shqiptarë me serbët ka ekzistuar në kohë dhe rrethana të caktuara, madje qysh në të kaluarën jo aq të afërt. Dihen lidhjet antishqiptare që ka pasur me Serbinë, Esad Pashë Toptani, Ceno Beg Kryeziu, Ahmet Zogu, sikur është edhe marrëveshja për vasalitetin e plotë të Shqipërisë e nënshkruar nga Pashiqi dhe Zogu në gusht të vitit 1924 dhe e publikuar shumë vonë.

Kjo marrëveshja theksonte:

"1. Shqipëria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve. 9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t'i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve".) ( Shyqri Hysi: Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 )….

( Kohë më parë, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli Ahmet Zogun e krahasonte me reformatorin e madh turk, Mustafa Ataturk, i cili nuk kishte nënshkruar kurrë asnjë marrëveshje me forcat të cilat e kishin okupuar Turqinë. Për më tepër ai i vuri Turqisë themelet e një shteti të fortë laik, themele këto mbi të cilat Turqia moderne po rrugëton me shumë sukses. Mbase zonja Topalli nuk e ka lexuar këtë marrëveshje turpi të të adhuruarit të saj, Ahmet Zogu!
Dhe kjo është vetëm njëra prej faqeve të zeza të turpit, por jo e vetmja.
Janë të njohura edhe dy marrëveshje të tjera të turpit, të cilat i ka nënshkruar Esat Pashë Toptani me despotët e Serbisë. Po paraqesim me këtë rast tekstet integrale të këtyre dy marrëveshjeve, në esencë antishqiptare të nënshkruara nga Esat Pashë Toptani, Pashiq dhe Jovanoviq


Marrëveshja Nikolla Pashiq - Esat Pashë Toptani e 17 shtatorit të vitit 1914

Pasi që me dëshirën e zotit të dy popujt, serb dhe shqiptar e banojnë një territor, vetvetiu janë të detyruar nga ngjarjet historike të jetojnë në paqe dhe miqësi, të ndihmohen reciprokisht dhe bashkërisht të mbrohen. Që të plotësohet dëshira e zotit dhe urtësia politike, paria - përfaqësuesit e të dy popujve janë pajtuar ta bëjnë këtë marrëveshje:

1 Serbia dhe Shqipëria lidhin midis tyre paqe të përjetshme dhe miqësi. Do t´i shmangen si njëra ashtu edhe tjetra që të mos ofendojnë dhe dëmtojnë interesat dhe nderin e palës tjetër.

2. Serbia dhe Shqipëria marrin mbi vete detyrë dhe obligime, që prej tani mos të bëjnë marrëveshje me cilin do shtet tjetër në dëm të interesave dhe zhvillimit të palës tjetër, dhe kurrë me askënd mos të bëjë marrëveshje kundër mikut dhe aleatit të vet.

3. Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojë rregullimin e Shqipërisë në frymën e vetive popullore dhe të nevojave të kombit shqiptar, duke pasë parasysh veçoritë e fiseve që janë zhvilluar gjatë historisë.

4. Po ashtu Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojë formimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku do të jenë të përfaqësuara të gjitha fiset. Këshilli do të ketë fuqi ligjdhënëse dhe do t´i emërojë gjyqtarët e popullit.

5. Të dy palët janë dakorduar që për sundimtar të Shqipërisë ta njohin atë shqiptar, të cilin do ta zgjedhë Kuvendi i madh popullor i përbërë nga dy përfaqësues të fiseve më të mëdha dhe nga një i fiseve më të vogla.

6. Nëse do të zgjidhet Esat Pasha, ose çdo shqiptar tjetër i aftë dhe i denjë, atëherë të dy palët obligohen që bashkërisht t´i nxjerrin tre kandidatë dhe atë që do ta zgjedhë Këshilli i madh popullor, atë ta njohin dhe ta përkrahin të dy palët.

7. Për t´u siguruar miqësia e përjetshme dhe aleanca midis Serbisë dhe Shqipërisë, ata që tani janë dakorduar për doganën e përbashkët, mbrojtjen e përbashkët, përfaqësinë e përbashkët ndaj vendeve tjera si dhe për mjetet e përbashkëta të komunikacionit.

8. Nëse e kërkon nevoja, për ruajtjen e miqësisë dhe aleancës së përbashkët si dhe kontakteve të drejtëpërdrejta për mbrojtjen e të dy shteteve, do të themelohet me kohë një trup i përbashkët që do të kujdeset për zhvillimin dhe ekzistimin e enteve të përbashkëta.

9. Krerët shqiptarë marrin mbi vete obligim se në territorin e vet nuk do të durojnë kurrfarë agjitacioni kundër Serbisë dhe qetësisë së saj, dhe se do t´u lejojnë të krishterëve predikimin e lirë të besimit dhe mësimit në dialektin me të cilin flasin.

10. Kufiri definitiv midis Serbisë dhe Shqipërisë do të caktohet nga një komision që do të përbëhet nga një numër përfaqësuesish serbë e Shqiptarë.

11. Shqipëria merr mbi vete obligim se nuk do t´i kundërshtojë Serbisë në ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut deri në Durrës, pasi që kjo të marrë obligim që t´ua kompensojë pronarëve për tokën që ua merr për nevoja të hekurudhës.

12. Që të mund t´i paguaj shpenzimet rreth sendërtimit të kësaj marrëveshjeje Serbia obligohet të japë nga 50. 000 dinarë në muaj, deri sa të zgjidhet sundimtari. Pasi të zgjidhet ky, do të bëhet një marrëveshje e posaçme për pagesën e shpenzimeve për nevoja të enteve të përbashkëta.

13. Ushtria serbe nuk guxon të kalojë kufirin serbo - shqiptar, po ashtu edhe ushtria shqiptare, ose njerëz të armatosur, nuk guxojnë të kalojnë në tokat e Serbisë.

14. Kjo marrëveshje është arritur tani midis përfaqësuesve të Serbisë dhe përfaqësuesit të Shqipërisë Esat pashës, kurse më vonë do të vërtetohet nga sundimtarët e Serbisë dhe të Shqipërisë, kur të zgjidhet ky.

15. Përfaqësuesi i Shqipërisë, Esat Pasha, pranon mbi vete obligimin se nuk do të punojë asgjë kundër përmbajtjes së kësaj marrëveshjeje dhe se gjithnjë në marrëveshje dhe me besnikëri do të punojë me përfaqësuesin e Serbisë, pa marrë parasysh se kush do të caktohet nga ana e Serbisë.

Në Nish, më 4 (17) shtator 1914.
Në emër të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar Esat Toptani. Teksti i marrëveshjes është shkruar në turqisht me shkrim arab, kurse nënshkrimi i Esatit është në latinisht. Po ashtu një kopje është edhe në serbisht.
 
Titulli: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Thesari i Ahmet Zogut, E vërteta e floririt që mbreti mori me vete pas arratisë

» Dërguar më: 05/04/2009 - 12:11

MA. Hazis Gjergji

Ministria e Punëve të Brendshme kishte përhapur fjalë se Zogu kishte ndërmend të vishte opingat dhe ta organizonte qëndresën e shqiptarëve nga vendlindja e tij, Mati. Por kolonel Faik Quku shprehet: “Mbreti Zog nuk ishte ma nji djalë i ri malsor që jetonte në malet e Matit, me nji gjendje financiare modeste. Ai kishte zbritë në qytet, ishte ba mbret e diktator dhe shumë i pasun, gjana që ai nuk donte me i rrezikue. Tash ai ishte i preokupuem, kryesisht, për personin e tij, familjen dhe pasuninë.”

(1) Në të vërtetë, Ahmet Zogu ishte përgatitur me kohë për largimin e tij drejt Anglisë, pasi në “Lloyds Bank” të Londrës kishte depozituar miliona franga ari. Ish-konsulli i Barit, Vjenës e Londrës, اatin Saraçi, dëshmon se transportuesi kryesor i parave të Zogut jashtë Shqipërisë kishte qenë tutori i tij, Lalë Krosi: “I pajisur me pasaportë diplomatike, laisser-passer dhe dokumente ekstra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamionë të ngarkuar me valutë, i ndihmuar e i shoqëruar nga roja të armatosura për të mbërritur në destinacion shëndosh e mirë. Këto udhëtime kryheshin rregullisht kurdoherë që Zogu kishte hedhur nënshkrimin mbi ndonjë akt të ri tradhtie. Rruga më e rëndomtë ishte ajo nga Durrësi në Bari dhe prej andej drejt e në Gjenevë, në Zvicër. Në çastin që paratë ndodheshin të sigurta në një bankë të huaj, atëherë përcilleshin urdhra me shkrim për t’i transferuar paratë në një vend tjetër edhe më të sigurt se i pari – për rrjedhojë, pjesa më e madhe e këtyre parave gjendet në “Lloyds Bank” të Londrës. Unë vetë, me dorën time, kam shkruar një sërë urdhrash të kësaj natyre, si dhe i kam ardhur në ndihmë tutorit të moshuar, analfabet, për të mbërritur në kufi me Zvicrën. Sa herë që kryheshin transaksionet bankare të Zogut, ai kurrë nuk e zinte ngoje shumën; unë isha i detyruar ta lija bosh hapësirën e caktuar për të vendosur shumën e parave, e cila plotësohej prej tij, pak para se të postohej.”

(2) Dikur, në një bisedë intime që Zogu kishte bërë me senatorin Eqrem bej Vlora, ishte shprehur: “Ju, me siguri e dini fjalën e urtë turke që thotë: ‘Në Turqi ruaj kokën, në Rumani gruan dhe në Shqipëri pasurinë!’ Këtu nuk bëhet fjalë se çfarë duhet apo mundet të ndryshojë nesër; këtu lipsen siguruar sa më shpejt paratë që mund t’i humbësh shumë shpejt dhe pastaj të presësh se çfarë të sjell e ardhmja”. Dhe ai kishte plotësisht të drejtë me këtë parim, të cilin e ndoqi me këmbëngulje gjatë tërë kohës së qeverisjes së tij në Shqipëri. Kur ai u detyrua të ikte nga marshimi i trupave të Mussolinit (prill 1939), ai ishte Beu i vetëm që largohej nga vendi me bindjen disi ngushëlluese se po merrte me vete një thesar tingëllues prej 250.000 apo 300.000 stërlina ar dhe se armiqve u kishte lënë vetëm keqardhjen që nuk u kishte rënë në dorë as vetë, as paratë e tij.”

(3) Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kardell Hall (Cordell Hull), do ta pyeste ambasadorin e Mbretërisë Shqiptare në Uashington, Faik Konicën, sa ishte borxhi i Shqipërisë ndaj Italisë fashiste. Konica do t’i përgjigjej se borxhi kishte kapur shifrën e 30 milionë dollarëve amerikanë, të harxhuar kryesisht për ndërtimin e rrugëve strategjike në drejtim të Jugosllavisë. Për pyetjen e dytë të sekretarit Hall mbi qëllimet e pushtimit fashist italian të Shqipërisë, Konica do të shprehte mendimin se Italia fashiste, në bashkëpunim me Gjermaninë naziste, do ta përdorte Shqipërinë si pedanë për t’u hedhur në drejtim të Greqisë e Turqisë.

(4) Për më tej, biografi Jason Tomes shkruan: “Foreign Office zbuloi se mbreti kishte të paktën 50 mijë paund në monedha ari dhe 2 milion dollarë në Chase Manhatan Bank (SHBA), me përqindjet e të cilave ai mund të shpenzonte deri në 12 mijë paund në vit... Zogistët thonin se ishin siguruar nga shitja e pyjeve në Mat. Praktikisht të gjithë të tjerët, përfshi këtu edhe zyrtarët e tjerë zogistë, dyshonin për këtë, pasi dihej se ai kishte marrë ryshfete italiane, duke futur në xhep përqindje të tëra parash.... Kufijtë e vetpasurimit të tij ndaleshin vetëm përpara pengesave të rastit. Gjatë qeverisjes së tij 14-vjeçare, të ardhurat buxhetore llogariteshin rreth 1–2 milion paund në vit, ndërsa kreditë italiane në përgjithësi kishin qenë 8 milion paund.”

(5) Mbreti Zog nuk u mjaftua me milionat e depozituar me kohë në bankat e huaja, por mori edhe shufrat e fundit të arit që gjeti në thesarin e shtetit. Sipas një relacioni të hartuar më 6 qershor 1939 nga drejtori i Thesarit, Kel Naraçi, në pasditen e datës 6 prill 1939, me linjë telefonike, ai ishte urdhëruar nga kryeministri Kostaq Kotta që t’i jepte togerit të gardës së mbretit Selim Gjoçi të gjithë sasinë e floririt që gjendej në kasafortën e Thesarit. Shufrat dhe kallëpet e floririt që togeri Selim Gjoçi, mori në Thesarin e degës së Bankës Kombëtare të Shqipërisë në Tiranë, gjendeshin në “Llogarinë relative të pafrytshme metal-ar në roje”, e çelur në datën 23 tetor 1937, për llogari të Oborrit Mbretëror.

(6) Deri më datën 6 shkurt 1939, në këtë llogari ishin futur herë pas here shufra floriri me vlerën e 643 535 fr. ari, e barabartë me 209 kg. ar, të përfituara në doganat e vendit nga kursi i këmbimit të floririt me kartëmonedhat. Nga shuma e përgjithshme kishin dalë 200 mijë franga ari që ishin shpenzuar për ceremoninë e martesës së Mbretit Zog dhe kremtimet e 10-vjetorit të Shpalljes së Monarkisë. Kështu, në kasafortën e thesarit gjëndeshin 183 kg. flori, sasi e barabartë me 566.975 fr. ari dhe e gjithë shuma iu dorëzua pa ndonjë dokument Mbretit Zog në shtëpinë e kryeministrit Koço Kotta.

(7) Në lidhje me arkat e mbushura me florinjtë e thesarit të Mbretërisë së falimentuar Shqiptare, kolonel Faik Quku rrëfen se Zogu “kishte me vedi nji kamion me 18 arka flori, ministrat dhe nji numër të madh oficerash. Në këtë udhtim shoqnohej prej gardës së tij, deri në Qafë Kërrabë, kufini në mes Tiranës dhe Elbasanit. Përtej Elbasanit u shoqnue vetëm prej 200 gardistëve. Gjithë kolona përbahej prej 45 makinave, të udhëhequn prej disa kamionave me ushtarë të gardës. Familjen bashkë me dy motrat, mbreti i kishte nisë nji ditë ma parë për në Greqi. Më 7 prill në mbrëmje kishin mbërritë në Follorinë. Mbreti kishte mendue me kalue natën në Korçë, ku kishte dërgue për me studiue gjendjen. Ky e lajmon se masat ishin të eksitueme dhe, bile, ai vetë mezi kishte shpëtue. Prandaj si vend ishte i rre-zikshëm për banim e kalim. Për këtë arsye, Mbreti e kalon natën në Zemblak, nji fshat afër qytetit të Korçës, në shtëpi të agallarëve.Të nesërmen, më 8 prill, paradreke, tue kalue në mes të britmave Juha! Turp! dhe pështymave të popullit të Bilishtit, puth ishin gru-mbullue në të dy anët e rrugës, kolona mbretnore mbërrini në Kapshticë, në kufinin grek...”

(8) Historiani austriak Hurbert Neuwirth shkruan: “Zogu”, mbreti Zog, i shfuqizuar, u largua nga foleja e tij shqiptare me 50 mijë dollar ar. Dy milion dollarë të tjerë i kishte depozituar që më parë në “Chase National Bank. Si përfundim, siç shkruan edhe biografi Jason Tomes: Ai udhëtonte gjithnjë me nëntë a dhjetë kasaforta jashtëzakonisht të rënda e të mëdha, të cilat mbaheshin në ruajtje të vazhdueshme. Ato përmbanin shufra ari të cilat u bënë legjendë në shtypin e kohës, aq sa asnjëherë Zogu nuk përmendej, veç për valixhet misteri-oze, të cilat thuhej se përmbanin thesarë të mëdhenj, duke përfshirë edhe gurët e çmuar të kurorës mbretërore, që vlenin më tepër se 1 milion paund. Raportet e llogarive të bankave franceze e zvicerane përforcuan dyshimet e përhapura se ai ishte një milioner në stërlina. Disa madje e llogarisnin pasurinë e tij nga 4 deri në 6 milion paund. Komenti i tij: “Unë do të doja të isha aq i pasur sa kritikët e mi thonë që jam”. Mbreti Zog pranoi se kishte marrë 36 mijë paund nga fondi publik i thesarit shqiptar më 1939, duke u justifikuar: “Më mirë që i mora unë sesa t’i lija në dorë të Musolinit...”

(9) (1)(F. Quku, Qëndresa shqiptare..., vëll. I, f. 90).
(2) (ا. Saraçi, Zogu i shqiptarëve, vep. e përm., f. 60–61).
(3)(Eqrem bej Vlora, Kujtime... 1885-1925, Tiranë, Shtepia e Librit dhe komunikimit, f. 548).
(4) (Haris Silajxhiq, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë: Dituria, 1999, f. 215).
(5) (J. Tomes, King Zog of Albania..., f. 241–242)
(6)(AQSH. Fondi Ministria e Financave, vitit 1939, dosja 364: relacioni i K. Naraçit për ministrin e Financave, Fejzi Alizoti, nr. 73/1 res, 6 qershor 1939).
(7)(Iljaz Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj... (1936–1939), Tiranë, 1989, f. 119; Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar, 1912-2005, vëll. I, Tiranë, Botimet 55, f. 408–409).
(8)( F. Quku, Qëndresa shqiptare..., vëll. I, f. 110).
(9)(Hurbert Neuwirth, Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri (1939–1944), përkthyer nga Afrim Koçi, Tiranë: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, 2006, f. 15 (A-4, 23.6.1939, Bernard Tِnnes, Sonderfall Albanien, München, 1980. f. 427); J. Tomes, King Zog of Albania..., p. 241 (“News Review”, 12 mars 1942; “Daily Sketch”, 17 mars 1942; “The Times”, 28 maj 1943);
 
Pe: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Me vjen mire qe eshte marre me serjozitet kjo teme dhe qe te gjithe kan parashtruar opinionet dhe "Faktet" e tyre.....
Une nuk eshte se jam ndonje historian i madh por me aq sa di dhe me aq sa kam lexuar,shikuar e lexuar po jap e une mendimin tim.

Periudha e Ahmet Zogut mendoj qe ka qen 1 nder periudhat me te lulzuara te kombit shqiptar pasi aty u hodhen themelet per ndertimin e 1 shteti ne baze te 1 kushtetute,parlamenti,qeverie dhe me 1 Mbret Funksional ne krye.
Menyrat e zgjedhura per te ardh ne krye te atij froni per mendimin tim kane pak rendsi ne krahasim te arritjeve qe u ben ne ate periudhe.
U ndertuan ministrite e para dhe parlamenti i pare funksional,shkolla me partnershipe me shkollat e tjera europiane ku studentet me te mire merrnin bursa studimi ne Itali,France & Angli....
Infrastuktura dhe ekonomia u rrit ndjeshem,kemi sot e ksaj dite akoma ndertesa me arkitekture te pazevendesueshme dhe akoma funksionale qe u ndertuan qe ne kohen e Zogut.
Mbreti Zogu I Pare zgjodhi menyren e tij qe te mbante sa me shume gjalle 1 shtet mjaft te vogel e cila ishte fushbeteje dhe vendtakimi per cdo lloj perplaseje midis fuqive te medha botrore persa i perket luftes...
Dhe 1 nga keto menyra ishte,martesa me 1 nga femrat e familjes mbreterore te njeres nga superfuqit e asaj kohe (Austro_Hungarise),shitja e territorit te plaves e gucise ndaj serbise me kusht qe mos te sulmohej nga Jugosllavia e Madhe gjithashtu edhe lejimin e te qenurit i mbikqyrur nga 1 tjeter superfuqi sic ishte Italia e Musolinit.
Deri ketu nuk shoh dot asnje mangesi pervecse aftesi menaxhuese dhe drejtuese te Mbretit Zog.

Pyetjes se pse u largua Zog-u nga shqiperia kur kjo e fundit po pushtohej dua ti pergjigjem me ato cfare jan realisht fakte dhe ligje te shkruara.
Ne 1 Mbreteri eshte e detyrueshme me ligj qe ne rast lufte dhe sidomos pushtimi,Mbreti duhet te largohet urgjentisht Me ose Pa deshiren e ti ne 1 destinacion te fshehte bashke me familjen e tij.Dhe ky ligj eshte akoma i shkruar ne cdo lloj kushtetute te 1 shteti qe udhehiqet nga 1 Mbret.

Persa i perket pyetjes a duhet rikthyer Monarkia apo Leka Zogu te behet mbret.....Jam Kundra....Arsyeja eshte se ne nuk jemi akoma gati....
 
Titulli: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Ju lutem që përveç argumentave edhe analizave për Ahmet Zogun si personalitet të jepni edhe një mendim për Leka Zogun ,edhe nëse ai meriton të jetë monark i Shqipërisë.
 
Titulli: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Monark i Shqipris e meriton te jet AI qe ne kry te Popullit Shqiptar,,arrin te bashkoj popullin ne nje komb shtet,,dhe ne nje qendrim,, te tjerat si pershembull ekonomis se vendit infrastruktures etj etj,,do tu kishte dhen drejtim kryeministri,,qe do te ishte ne doren e popullit ,,dhe ne garancin e Mretit!!

te tjeret NUK E MERITOJN.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

mendoj se shqiperia ka nevoje per nje nderrim te formes se qeverisjes sepse me kete politike qe kemi veshtir te ecim perpara se hiqet njeri vjen tjetri
 
Titulli: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Jo, as duhet te diskutohet. Ne kemi nje Monark kusar kryeminister qe nuk po e jep pushtetin pa rikethyer edhe njehere 97-en.
 
Pe: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Besoj se na duhet po aq sa duhem une si kirurgu i pare ne nje operazion zemre
 
Pe: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Ne tymnajen ballkanike Zogu beri aq sa kishte mundesi, aq sa te tjeret e linin te benin, aq sa koha e kerkoj nje ndryshim te tille.
Jam i mendimit se asnje shqiptar tjeter nuk do kishte bere ate qe bere Zogu ne nje periudhe te shkurter per vendin e tij.
E meriton te jete Monark
 
Titulli: Pe: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Ne tymnajen ballkanike Zogu beri aq sa kishte mundesi, aq sa te tjeret e linin te benin, aq sa koha e kerkoj nje ndryshim te tille.
Jam i mendimit se asnje shqiptar tjeter nuk do kishte bere ate qe bere Zogu ne nje periudhe te shkurter per vendin e tij.
E meriton te jete Monark

Ti plako nuk arrin te kuptosh se cfar kerkon tema pergjigju me po ose jo dhe kerkon te na japesh mesime historie.
Pa he cfare ka bere pula ne aq kohe
 
Pe: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Pse jo ne kohen e zogut me sa di un kishte vler leku u perdorte vetem floriri ,Pse mos te jemi dhe ne si anglia me mbret sdo ishte ide e keqe .
 
Titulli: Pe: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

Pse jo ne kohen e zogut me sa di un kishte vler leku u perdorte vetem floriri ,Pse mos te jemi dhe ne si anglia me mbret sdo ishte ide e keqe .

Aspak, aq me teper qe tani merret/punon/bashkepunon me gjarperinjte e korruptuar, e kam takuar nga afer dhe s'ka asnje qellim pozitiv ndaj popullit te thjeshte, pervecse te mbushi xhepin e tij, madje i duhet hequr emrin qe mban per Shqiptaret.....
 
Titulli: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

E meriton si nuk e meriton, ne ate kishim e ai do ngelet. Te pakten ne ate kohe vinte pak era shtet !
 
Titulli: Meriton Leka Zogu te jete monark i Shqiperise?

mendoj se pse jo te pakten sdo na qanin koken me keto fushata milioneshe
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top