Mënyrat e vjedhjeve në internet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Krimi i kollareve të bardha. Kështu është cilësuar nga hetuesit mashtrimi me anë të internetit. Do të duhet pak zgjuarsi në kompjuter, si dhe një komunikim perfekt për të arritur të marrësh shumën e parave të dëshiruara nga persona të ndryshëm. Deri tani prokurorët kanë arritur që të nxjerrin në pah katër mënyrat më perfekte që përdorin mashtruesit e internetit për të arritur qëllimin e tyre, marrjen e parave nga llogaritë bankare. Janë nga më të ndryshme mënyrat, por të gjithë të çojnë në një pikë të përbashkët, marrjen e parave në bankë. Por të gjitha këto mashtrime tashmë kanë arritur që të zbardhen nga policia. Kjo modë e re që ka hyrë edhe në vendin tonë, duket se po merr hov shumë shpejt.
Website i rremë
E para, sipas prokurorëve, është website i rremë. Mashtruesit e internetit arrijnë që të marrin identitetin dhe pinet e kartave të kreditit edhe duke krijuar faqen e një banke fiktive. Sipas tyre, ata bëjnë faqen identike me atë origjinale dhe kur klienti fut pinin dhe identitetin e tij, ato merren automatikisht nga hacker-i që ka krijuar këtë faqe të rremë. Më pas klientit teksa fut të dhënat i kthehet një përgjigje negative, duke i thënë se kjo faqe nuk punon për momentin, por duhet të futet më vonë.
E-mail-i
Më pas vijnë edhe mashtruesit që dërgojnë e-mail të gjithë atyre që njohin dhe nuk i njohin, dhe pohojnë se një i afërmi i tyre i ka lënë një trashëgimi, por ata nuk mund ta hedhin në emrin e tyre dhe u duhet një llogari tjetër bankare. Pasi u kthehet përgjigje nga e-mail që kanë dërguar, hyjnë në bisedë me viktimën e radhës dhe më pas u thonë se, nëse u japin numrin e llogarisë dhe të dhënat e tjera, një përqindje e pasurisë që do marrin do kalojë në llogaritë e viktimës.
ID e kartave
Ndërsa e treta edhe pse ndodh rrallë, është në hetimet e prokurorisë. Hajdutët e interneteve shfrytëzojnë edhe hotelet apo restorantet kur shumë persona paguajnë me karta kreditit e më pas arrijnë të marrin të dhënat e kartës së tyre. Gjithashtu një tjetër vjedhje kryhet edhe kur hacker-at arrijnë qëllimin me ndihmë edhe të punonjësve të bankave.
Biseda në chat
Mënyra është mjaft e thjeshtë. Sipas prokurorëve, mësohet se në bisedë mes mashtruesit dhe viktimës lind një miqësi, në komunikimin që bëjnë të dy, mashtruesi arrin që të bindë viktimën e tij që për të kryer një veprim që ata kanë biseduar, i duhet një shumë parash dhe se ato do t’i rikthen përsëri atij. I bindur dhe besim që ka pas disa muajsh komunikim, për këtë viktima arrin që të dërgojë me postë apo mjete të tjera shumën e parave të kërkuar prej “mikut” në adresën e dhënë prej tij. Më pas këto para nuk jepen.
Faqe fiktive të një banke
Sipas prokurorëve që hetojnë krimin ekonomik, mësohet se mashtruesit e internetit arrijnë që të marrin identitetin dhe pinet e kartave të kreditit edhe duke krijuar faqen e një banke fiktive. Sipas tyre, ata bëjnë faqen identike me atë origjinale dhe kur klienti fut pinin dhe identitetin e tij, ato merren automatikisht nga hacker-i që ka krijuar këtë faqe të rremë. Më pas klientit teksa fut të dhënat, i kthehet një përgjigje negative duke i thënë se kjo faqe nuk punon për momentin, por duhet të futet më vonë

Dërgimi i një e-mail-i
Për të marrë të gjitha të dhënat që ka një person në bankë, mashtruesit e internetit dërgojnë e-mail të gjithë atyre që njohin dhe nuk i njohin dhe pohojnë se një i afërmi i tyre i ka lënë një trashëgimi, por ata nuk mund ta hedhin në emrin e tyre dhe u duhet një llogari tjetër bankare. Pasi u kthehet përgjigje nga e-mail që kanë dërguar, hyjnë në bisedë me viktimën e radhës dhe më pas u thonë se nëse u japin numrin e llogarisë dhe të dhënat e tjera, një përqindje e pasurisë që do marrin do kalojë në llogaritë e viktimës.

Vjedhje e identitetit të kartës së kreditit
Kjo nuk ndodh shpesh herë në Shqipëri, pasi nuk janë përhapur ende mirë kartat e kreditit. Por një nga mënyrat që arrijnë të marrin të dhënat e kartës së një personi, hajdutët e interneteve shfrytëzojnë edhe hotelet apo restorantet kur shumë persona paguajnë me karta krediti. Gjithashtu, një tjetër vjedhje kryhet edhe kur hacker-at arrijnë që me ndihmë edhe të punonjësve të bankave apo mënyrave të tjera në internet, të marrin të gjitha të dhënat e një klienti në bankë.

Bisedimi në chat
Në një bisedim në chat mes dy personave nga jashtë brenda vendit, por edhe në të kundërtën, mund të vidhet një shumë parash. Mënyra është mjaft e thjeshtë. Sipas prokurorëve, mësohet se në bisedë mes mashtruesit dhe viktimës lind një miqësi, në komunikimin që bëjnë të dy, mashtruesi arrin që të bindë viktimën e tij që për të kryer një veprim që ata kanë biseduar, i duhet një shumë parash dhe se ato do t’i rikthen përsëri asaj. I bindur dhe me besim që ka pas disa muajsh komunikim, për këtë viktima arrin që të dërgojë me postë apo mjete të tjera shumën e parave të kërkuar prej “mikut” në adresën e dhënë prej tij. Më pas kjo para nuk jepet.

اfarë është mashtrimi me internetin
Termi mashtrim me anë të internetit, i referohet mënyrave dhe skemave të ndryshme, që përdoren për të mashtruar shumë persona. Disa nga këto janë mesazhet që të vijnë në i-mail, website fiktive, chat. Nëse je përdorues i shpeshtë i internetit, ti do të shohësh se shumë njerëz që janë on-line, do të kesh shumë kujdes. Të gjithë njerëzit e kanë më të lehtë që të kryejnë shumë punë me anë të internetit, si transaksione bankare apo edhe porosi për biznesin e tyre. Fatkeqësisht duke përdorur këtë mënyrë për të gjithë aktivitetet, shumë njerëz të pasur si dhe biznesmenë mashtrohen nga hacker-a të internetit. Madje shumë skena të mashtrimit janë aq të shpejta sa është vështirë për t’i marrë vesh.

Nigerianët
Në të gjitha seminaret e bëra ku kanë qenë prokurorë nga të gjitha vendet, kryefjala e mashtrimit kanë qenë nigerianët. Sipas hetuesve, ata mbajnë numrin një në botë për mashtrimin me anë të internetit. Madje, kujdes nga nigerianët është edhe në faqet e internetit të drejtësisë amerikane.

Bamirësi
Edhe bamirësia në disa raste është mashtrim. Kërkohet ndihmë nga dikush për fëmijë që kanë nevojë dhe shumë persona janë të prirur që të japin ndihmën e tyre duke transferuar para nga llogaritë e tyre. Më pas mashtruesit arrijnë të marrin edhe të dhënat e kartës së kreditit të bamirësit.

3 qytete
janë të përfshira në Shqipëri nga mashtrimi i kartave të kreditit me anë të internetit. Fieri, Durrësi dhe Tirana janë në hartën e hetimit të prokurorisë për këtë skandal

1 hacker
është quajtur koka e grupit të personave të arrestuar nga policia e Tiranës disa javë më parë. Ai është Endrit Gjergjani dhe është student Informatike

4 mënyra
janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren nga mashtruesit e internetit. Vjedhja e ID së kartës së krediti, websitet fiktive si dhe e-mail-et apo edhe bisedat në chat janë mënyrat më të mira

SHBA ndalon vjedhjen e kartave të kreditit
Plas skandali i vjedhjeve të kartave të kreditit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumë llogari bankare të shtetasve amerikanë janë dëmtuar dhe boshatisur nga hacker-at që prej kohësh kanë vepruar duke u futur në rrjetin e llogarive të disa bankave. Autoritetet në Shtetet e Bashkuara thonë se 11 persona janë paditur në lidhje me vjedhjen e informacioneve të kartave të kreditit dhe debitit të 40 milionë njerëzve përmes një mashtrimi të përmasave të mëdha me kompjuterat. Ata thonë se kjo është vjedhja më e madhe e informacioneve të identitetit që është hetuar ndonjëherë në SHBA. Personat e paditur përfshijnë individë që banojnë në pesë vende të ndryshme. Tre prej tyre janë nga SHBA-ja, tre nga Ukraina, dy nga Kina, një nga Estonia dhe një nga Bjellorusia. Ata akuzohen se kane hyrë në mënyrë të paligjshme në sistemet kompjuterike të disa dyqaneve të mëdha në SHBA dhe kanë instaluar programe për të marrë informacionet për kartat, ku përfshihen numrat e tyre, fjalëkalimet dhe informacionet e tjera të kontit bankar.


Arrestimi i hackera-ve shqiptarë
Edhe në Shqipëri ka nisur të aplikohet vjedhja nëpërmjet internetit. Një grup të rinjsh prej 17 vetash u arrestuan pasi akuzohen për vjedhje me anë të mashtrimit në shuma të mëdha. Ky ishte rasti i parë që ishte shfaqur në vendin tonë. Ata arritën të vidhin qindra euro dhe të blinin shumë sende me anë të kartave të klonuara. Por aktiviteti i tyre zgjati vetëm tetë muaj dhe më pas hetimeve intensive dhe përgjimeve nga ana e Prokurorisë së Tiranës, gjithçka për ata mori fund. Sipas hetimeve, ata arrinin të merrnin nëpërmjet internetit të gjitha informacionet për të klonuar një kartë. Më pas arrinin të futeshin në sistem, duke boshatisur të gjithë depozitën bankare. Prokuroria ka deklaruar se të arrestuarit në Shqipëri kanë kryer transferime valute drejt Rusisë, në këmbim të marrjes prej andej të kodeve dhe numrit të llogarisë. Sigurisht ata që i kanë ardhur në ndihmë djemve shqiptarë kanë qenë profesorët e huaj, të cilët kishin njohur më shumë në këtë lloj vjedhjeje.


KLONIMI
Nuk kishim parë ndonjëherë të klonoheshin dhe karta që mbanin para brenda, por mania për të pasur ato i ka shtyrë shumë persona që të studiojnë dhe të punojnë në lidhje me mënyrën e klonimit të tyre. Ata arrinin të merrnin nëpërmjet internetit të gjitha informacionet për të klonuar një kartë. Më pas arrinin të futeshin në sistem duke boshatisur të gjithë depozitën bankare.

HETIMI
Pas denoncimit të bërë nga qytetarë të ndryshëm pasi kishin vërejtur boshatisje të arkës së tyre të kursimit, bankat vunë në alarm organet hetimore, që më pas filluan të kryenin hetime intensive në drejtim të këtij lajmi. Raste të tilla dërgojnë një mesazh të qartë ndaj atyre që do të përpiqen të abuzojnë me rrjetin kompjuterik për të vjedhur informacione dhe të dëmtojnë njerëzit dhe bizneset.



SHBA-Shqipëri, si u identifikuan hacker-at

Janë larg njëra-tjetrës në vijë ajrore dhe në tokësore, por jo në atë të internetit. Deri tani vendi ynë dhe ai i SHBA-së kanë evidentuar dy grupe hacker-a, të cilët vidhnin para nëpërmjet internetit. Nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin të dy grupet e identifikuara nga prokuroritë e dy vendeve, por zhvillojnë të njëjtin aktivitet. Të dy nëpërmjet internetit arrijnë të vjedhin pinin dhe identitetin e personave të ndryshëm që kanë në llogaritë e tyre bankare shuma të konsiderueshme parash. Kjo ka bërë që viktimat të bëjnë denoncim në prokurori, pasi arka e tyre është duke u boshatisur. Kjo ka vënë në lëvizje dy policitë dhe prokuroritë e dy vendeve për të arritur më pas në identifikimin dhe gjetjen e hajdutëve të internetit.
Si funksionojnë hacker-at në Shqipëri
Të paktën rregulli i zanateve ka funksionuar për 17 hacker-at shqiptarë që u arrestuan për vjedhjen e 2.5 miliardë lekëve. Burime pranë grupit hetimor thanë se mësimet dhe udhëzimet për vjedhjen e bankomateve, të rinjtë shqiptarë i kanë marrë në Rusi, Kanada, Angli, Gjermani dhe SHBA. Ata kanë bashkëpunuar me hacker-a profesionistë nëpërmjet chat-it dhe sipas mësimeve që u kanë dhënë ata, u kanë shtuar të gjitha të dhënat personale kartave të kreditit që kishin falsifikuar. Nëpërmjet bisedave të gjata në internet, të rinjtë kanë mësuar se si të futen në adresat e bankave dhe nga aty të vidhnin të gjitha llogaritë që u nevojiteshin, duke përvetësuar të dhënat personale. Studenti i Juridikut në universitetin “Kristal”, 19-vjeçari Endrit Gjergjani, me pseudonimin Laro, ka qenë kreu i organizatës, i cili ka prodhuar kartat e kreditit, Visa dhe Mastercard, me anë të një makinerie mjaft të sofistikuar.
Vjedhja e kartave në SHBA
Edhe drejtësia e SHBA-së nuk e ka lënë pas hetimin për vjedhjen e kartave të kreditit nga hackera-t. Duke njoftuar akuzat, prokurori i Përgjithshëm, Michael Mukasey, tha se rasti tregonte se me hapësirat që ofronte interneti, kriminelët në mbarë botën mund të kishin mundësi të shihnin informacionet personale të shtetasve amerikanë. Mukasey pohoi se forcat policore në mbarë botën e kishin mbështetur hetimin. “Raste të tilla dërgojnë një mesazh të qartë ndaj atyre që do të përpiqen të abuzojnë me rrjetin kompjuterik për të vjedhur informacione dhe të dëmtojnë njerëzit dhe bizneset që zbatojnë ligjin. Nëse e bëni ne do t’ju gjejmë kudo që të jeni në botë, ne do të sigurohemi që ju të arrestoheni dhe të shkoni në burg”, përfundoi prokurori i SHBA-së, Mukasey.
To
 
Ai e-maili me ate robin qe eshte duke vdekur andej matane dhe nuk ka ku ti coje gjithe leket, por rastesisht te zgjodhi ty, me ka ardhur 100here ne variante te #.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top