Mënyra për tek lumturia

Mënyra për tek lumturia

Lumturia është i vetmi qëllim në jetë që të gjithë njerëzit kërkojnë ta arrijnë. Besimtarët dhe jobesimtarët kërkojnë të jenë të lumtur, veçse secili duke përdorur metoda të ndryshme.

Megjithatë, vetëm besimtarët mund të arrijnë lumturi të vërtetë. Të gjitha format e lumturisë që arrihen pa një besim të fortë tek Allahu, janë thjesht iluzione.

Në vazhdim, kemi disa mënyra se si të arrihet lumturia:

1. Dije se nëse nuk jeton brenda kufijve të së sotmes, mendimet do të shpërndahen, punët do të ngatërrohen dhe shqetësimi do të rritet. Këto realitete përshkruhen në hadithin vijues:

‘Kur jeni në mbrëmje, mos prisni të shihni mëngjesin, dhe kur jeni në mëngjes, mos prisni të shihni mbrëmjen’. (Sahih Buhari).

2. Harroje të kaluarën dhe gjithë atë që përmban ajo. Marrja me gjërat e së kaluarës është marrëzi e plotë.

3. Mos u brengos për të ardhmen, sepse e ardhmja është në botën e padukshme; mos lejo të të bezdis derisa të vjen.

4. Mos u lëkund nga krititkat; në vend të kësaj, qëndro i fortë. Ke parasysh se në bazë të vlerës që posedon aq rritet edhe niveli i kritikës. Po ashtu, gjatë kitikës mundohu të zbulosh të metat tua dhe në anën tjetër lejo që këto të meta të përmirësohen.

5. Beso fuqishëm në Zot dhe bëj vepra të mira. Këta janë përbërësit që formojnë një jetë të mirë e të lumtur.

6. Nëse dëshiron paqe, qetësi dhe rehati, mund ta gjeni duke përmendur Zotin.

7. Duhet ta keni në mendje se çdo gjë që ndodhë, ndodhë në përputhje me urdhërin hyjnor.

8. Mos prit mirënjohje nga askush.

9. Trajnoje vetën për t’u përgatitur për ndodhinë më të keqe.

10. Ndoshta ajo që ju ka ndodhur është në të mirën e juaj, edhe pse nuk mund ta kuptoni si mund të ketë ndodhur.

11. اdo gjë që është caktuar për besimtarin është e mirë për të.

12. Numëroi të mirat e Zotit dhe falenderoje Atë për to.

13. Kujto se mund të jesh më i mirë se shumë të tjerë.

14. Lehtësimi vjen nga ora në orë. Vërtet, pas çdo vështirësie vjen lehësimi.

15. Në vështirësi dhe në lehtësi, duhet lutur dhe bërë namaz; edhe paqësisht edhe si falënderues.

16. Fatkeqësitë duhet ta forcojnë zemrën dhe të përtërijnë perspektivën tënde në një mnëyrë pozitive.

17. Mos lejo që cikërrimat të jenë shkak i shkatërrimit

18. Gjithmonë mbaj në mend se Zoti yt është Falës

19. Keni një qëndrim gazmor dhe shmanguni nga zemërimi.

20. Jeta është bukë, ujë dhe hije; prandaj mos u turbullos nga mungesa e ndonjë gjëje materiale.

E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet. (51.22)

21. Shumica nga të këqiat që janë paraparë të ndodhin nuk ndodhin

22. Shih tek të tjerët sa shumë kanë shqetësime dhe ji mirënjohës që ti ke më pak.

23. Mbaj mend se Zoti i do ata që i durojnë sprovat me vendosmëri, ashtu që kërko të jesh njëri nga ta.

24. Vazhdimisht përsërit ato lutje që Pejgamberi a.s. na mësoi t’i themi gjatë kohërave të vështira.

25. Puno shumë në diçka që është produktive dhe flake tutje përtacinë.

26. Mos u merr me thashetheme; por as mos i dëgjo ato. Nëse e dëgjon joqëllimisht, mos e beso atë.

27. Dije se inati dhe përpjekja për të kërkuar revansh janë akoma më të dëmshme për shëndetitn tuaj se sa për kundërshtarin tënd.

28. Vështirësia që të bie t’i shlyen gjunahet nëse i përballoni me durim.

Islamway.com
Përktheu: Safet Pllana
 
Back
Top