Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0420150844247_m.gif

Mund të kalojë një kohë shumë e gjatë derisa ta harroni një marrëdhënie negative që keni pasur më parë. Megjithatë, jeta vazhdon dhe ju duhet të ecni përpara. Ja disa mënyra se si mund ta bëni këtë.
Qarja është e nevojshme
Disave nuk u pëlqen të qajnë, e disa refuzojnë plotësisht të qajnë. Në mënyrë që të kaloni një gjendje të tillë në mënyrë të shëndetshme, ju duhet në fillim të largoni tërë energjinë negative që ju është mbledhur brenda. Ky proces ju ndihmon të shëroheni dhe ta largoni atë që ndjeni nga vetja në mënyrë që të krijoni mundësi për të ecur përpara.

Bëni një plan!
Tejkalimi i dhimbjes mund të jetë i vështirë dhe ju mund të ndiheni sikur ditët dhe netët janë duke u zgjatur secilën herë e më shumë. Ju duhet të fokusoheni në të tashmen dhe të bëni një plan veprimi për të caktuar se çka do të bëni
çdo ditë.

Jini pozitive!
Ky është hapi më i rëndësishëm. Edhe pse mund të keni dhimbje tani,.kjo do të kalojë dhe sapo të kaloni periudhën 'vajtuese' ju duhet të mundoheni të jeni sa më pozitive që është e mundshme. Mund të jetë shumë e lehtë ta humbni pozitivitetin dhe të izoloheni, por kështu nuk do të fitoni asgjë.

Shoqërohuni!
Mundohuni që të shkoni në takime me miqtë dhe të kaloni bukur. Mos u izoloni brenda edhe nëse nuk keni fare dëshirë të dilni, të paktën mund të shkoni për një shëtitje, në mënyrë që të qetësoheni. /Telegrafi/
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Apapa tani do behemi te gjith ekspert te lidhjeve dashurore me gjith kto artikuj ktu ne forum :P
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

hahahahaha Absuluitisht nuk ekziston asnje forme te harrosh nje lidhje...:P:P:P
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

hahahahaha Absuluitisht nuk ekziston asnje forme te harrosh nje lidhje...:P:P:P

Egziston si jo.. Lidhu me dike tjeter,esht menyra me e thjesht dhe me efikase kur 1 lidhje mbaron :D
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Egziston si jo.. Lidhu me dike tjeter,esht menyra me e thjesht dhe me efikase kur 1 lidhje mbaron :D

Lidhu sa te duash ti me i/e tjeter,,veq sa shton vetes robi numerin e ngrkeses me mbajt mend,,,;p
Se prap asnje nuk harrohen,,hahahahahahahahahaha
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Lidhu sa te duash ti me i/e tjeter,,veq sa shton vetes robi numerin e ngrkeses me mbajt mend,,,;p
Se prap asnje nuk harrohen,,hahahahahahahahahaha

Pikerisht.Mendja e njeriut mban mend lloje lloje ekuacionesh dhe problemesh jo me 1 emer ;) .Perderisa mbaron, quhet e harruar sja vlen te jetosh me 1 kujtim te padobishem
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Po normal o Cent ku ka me harres se sa kur ndahesh,,,po ajt ma ben robi pak per njerzillek sikur gjoja s"pot harroj kurr ..ahahhahahaha.
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Po normal o Cent ku ka me harres se sa kur ndahesh,,,po ajt ma ben robi pak per njerzillek sikur gjoja s"pot harroj kurr ..ahahhahahaha.

...2 rreshta posht per estetik bejm sikur i kujtojme, pastaj ne krah tjetres, si sna vete mendja mo nev hicccc fare lol lol .Gjithsesi do par me thell ky studimi :P
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

sikur te qe aq e lehte o cent, nqs e ke dashur vertet se harron dot jo, madje do jet e veshtir dhe te lidhesh me tjeter, se do kerkosh ate person edhe tek te tjeret... njs varet ne cfare rrethanash mbaron lidhja
 
Pikerisht Yellow kjo esht thelbesore rrethanat sesi mbaron 1 lidhje.Por nese asaj i teket hu me hu dhe un ta mendoj,apo te jetoj me ate emer? lol lol lol
 
e keto jane raste te poshtra, kur njera pale dashuron kurse pala tjeter kalon kohes, shton numrin :P
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Egziston si jo.. Lidhu me dike tjeter,esht menyra me e thjesht dhe me efikase kur 1 lidhje mbaron :D
Nje gozhde shkul tjetren po ajo e para ka len shum shenja !
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Ne fakt kam ndjek pakashum kto rregulla shpresojme ta kalojmee :)
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Lerjani kohes...dhe mos vajtoni shume per dicka qe iken, qe mbaron :D

centi jo me 1 po edhe me 21 lidhu ne ato momente, mund te mbushesh dicka instiktive por ne fund mbetesh po bosh...per fat te keq shpirtit nuk ja mbushim dot boshlleqet vetem me nje krevat :P
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Asnje lidhje nuk e ploteson tjetren!!
 
Pe: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Lehte fare,shko ne shpi,qaj 1 ore,pastaj thirri mendjes dhe fillo bej apelin me mend kujt i bie hera tjeter lol
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Nje lidhje te keqe mund ta harrosh me nje lidhje te mire Loooooooool
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Thon se koha sheron gjithshka, por jo me kalimin e diteve e shohim se dikush sesht me prezent me ne e pak a shum mund te shuhet imazhi :(
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

..Ne varsi te zhanerit qe gjithesecili luan ne jeten tone,pikerisht edhe skenaret e harreses luhen pa meshire mbi kete pike.
Nese harrojme?
Nuk eshte se harrojme,por ka nje te keqe me te madhe se harresa,eshte ajo shuarja,vdekja e cdo lloj emocioni,eshte ajo ndjesi,kur nga ajo histori nuk flet asgje me,as dhimbje,as gezim,as emocion dhe shpesh as si kujtim ste duket.
Dhe ne disa momente ,pyet veten,nese je ok me nje te tille harres.
E cuditrisht,ndjen nje lloj melankolie per shuarjet e tilla.
Por koha dhe racionaliteti nuk e fale kurre nje "dashuri" te shtrember!!
Sado qe ne mundohemi ta jystifikojme apo te shpetojme.

Ndoshta eshte rregull i jetes,qe ne jetet tona te ngelin shume pak emra.
 
Pe: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

te udhetosh sa me shum dhe te mendosh qe je liruar ska fjal ska kerkesa ske presion e tj e tj
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

duke e shar nga nena :P
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

normal qe po...nqs dikush ben vetem keq,dhe nuk e peson asnjehere...i bie qe do vazhdoje te beje keq gjithmone :P
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Une them kalimi i kohes eshte ilaci me i mire i te gjitha situatave!

Hahaha na genjen foto-avatar i Sensu, Abis ne fakt :P
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Koha ilaci me i mire por dhe gozhda del me gozhde nje lidhje e re do harronte te vjetren.
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

une nuk e quaj po nuk e shava me liber shpie...ceshtje fiksimi :P
sepse nga dy njerez duhet te kesh frike:nga i keqi,qe ngelet i keq
dhe nga i miri...qe nqs lendohet dhe ka bere shume, behet i keq
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Koha ilaci me i mire por dhe gozhda del me gozhde nje lidhje e re do harronte te vjetren.

Kam frike se nuk do te funksiononte sdqft nese lidhet vetem per te harruar dike...
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Gozhdat edhe munde ti nxjerrim megjithate vrimat ngelin. Do ishte e rruges, per mendimin tim, qe keto vrima t'i mbushim me kujtime te mira sepse cdo lidhje ka edhe te mirat e saj.

Nuk me pelqen zgjedhja e rruges qe harresen te mundohemi ta bejme duke urryer sepse nuk do ja arrijme. :jo:
 
Titulli: Mënyra për të harruar një lidhje të keqe

Nuk e di!.............
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top