E desha dikë mjaftueshëm për të mos e dashur kurrë më .
Pikërisht ato muret e ngritura ruajnë një zemër të brishtë .Ato muret po ngrihen gradualisht për të mos u shembur më .
E desha dikë për të mos e dashur kurrë më.
Jo ashtu siç thuhet rëndom.
Jo me fjalë të bukura që zbehen në ajër, por me gjithë ç’isha unë.
E desha në heshtje, në pritje, në dyshim…
Në shpërfillje.
E desha aq shumë, sa fillova të humb veten.
Një version imi i mbetur pezull në mes të “po” dhe “nuk e di”.
E kuptova vonë… se kur dashuron më shumë seç duhet
nuk është më dashuri ,është plagë.
E desha dikë mjaftueshëm për të mos e dashur kurrë më.
Sepse kur e sheh që dashuria jote nuk ka ku zbarkon,
dhe gjithçka që jep bie në boshllëk,
atëherë mëson të ndalosh e të reflektosh.Shterimi ta jep forcën e arsyes.
Tani s’më duhet më. As përgjigje. As kthim. As kujtim.
Tani po vazhdoj rrugën time pa kthim ...
Shkëputur nga copëzat e Anonimes
