Mendimet më të bukura mbi Jetën

Vajza

Antarë i Respektuar
Mendimet më të bukura mbi Jetën


“Koha jote është e kufizuar, prandaj mos e humb duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos lejo të futesh në kurth nga dogma, që është rezultat i mendimeve të të tjerëve. Mos lejo që shamata e mendimeve të njerëzve të tjerë, të ngulfasin zërin tënd të brendshëm. Dhe, më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, ki guxim gjithmonë të ndjekësh zemrën tende dhe intuitën tënde. Ato dinë se çfarë dëshiron të bëhesh përnjëmend. Çdo gjë tjetër është sekundare.” (Steve Jobs)
“Duke qenë ajo që jemi dhe duke u bërë ajo që ne jemi të aftë për t'u bërë, është fundi i vetëm i jetës.” (Robert Louis Stevenson)
“Na duhen tri jetë: Një për të bërë gabime, një për të korrigjuar gabimet, një për të rishijuar gjithçka.”(Alberto Jess)
“Nëse nuk ngjitesh, nuk mund të biesh. Por, të jetosh tërë jetën tënde përtokë, nuk do të të dhurojë asnjë kënaqësi. (i panjohur)
“Çdo ditë e jetës është unike, por ne kemi nevojë të ndodhë diçka për ta kujtuar. Nuk ka rëndësi a kemi rezultate a jo, se a lëmë përshtypje a jo, thelbësore për shumicën prej nesh, është diçka që nuk është shihet, por që është ndjerë në zemër.”(Aruki Murakami)
“Nëse jeni me aq fat, sa të gjeni llojin e jetës që ju pëlqen, duhet të gjeni edhe guximin për ta jetuar atë.”(John Irving)
“Frika nga jeta është sëmundja kryesore e shekullit të njëzetë.” (William Lyon Phelps)
“Jeta është e shkurtër. Thyej rregullat! Falju gabimet shpejt! Puth ngadalë! Duaj përnjëmend! Qeshuni i pakontrolluar dhe mos u pendo për asgjë që ju bëri të buzëqesheni!” (Robert Doisneau
“Në jetë ka dy gjëra për të kërkuar: Së pari të arrini atë që dëshironi, dhe e dyta të kënaqeni sa më shpejtë me të. Vetëm njerëzit mençur arrijnë të dytën.” (Logan Pearsall Smith)
“Ka vetëm një lloj suksesi: Ta jetoni jetën ashtu si dëshironi ju.” (Henry David Thoreau)
“Don jetën? Atëherë mos e humb kohën, sepse është substanca nga e cila është krijuar jeta.” (Benjamin Franklin)
“Kush ka një PSE për të jetuar, mund të përballojë pothuajse çdo SI.” (Friedrich Nietzsche)
“Çdo qenie njerëzore, gjatë jetës së tij/saj, mund të përvetësojë dy qëndrime: Të ndërtojë ose të mbjellë. Prodhuesit mund të kalojnë vite të zënë me detyrën e tyre, por herët a vonë, ata përfundojnë me atë që po bënin. Pastaj ata ndalen dhe mbeten aty, të mbyllur në muret e tyre. Kur ndërtimi përfundon, jeta humb kuptimin.
 
"Bota është tre ditë:
Përsa i përket të djeshmes, ajo ka ikur me gjithë cka ka pasur. Përsa i përket të nesërmes, ajo mund të mos vijë. Ndërsa e sotmja është e jotja, prandaj puno në të".


.Hasan El-Basri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top