Mendime...

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Mendime...

Ata që përpiqen në një rrugë, por dështojnë, nëse këshillohen, e këshillën nuk e pranojnë, atëherë ata nuk janë duke ecur, por duke u zvarritur. Jo gjithnjë zvarritja është e kërkuar. Të jesh në betejë, kërkohet ballafaqim me dinakëri dhe shpejtësi. Ata që zvarriten në fushëbetejë, nuk janë luftëtarë. Nëse këta dalin në ballë, e gjithë ushtria tërhiqet zvarrë!

Kush afron, afrohet; kush largon, largohet; kush bashkon, bashkohet; kush copëton, copëtohet.

Kur cenohet një e drejtë apo disa të drejta, zakonisht ndodh për disa arsye, por më kryesoret: për të cenuar tolerancën dhe paqen brenda një shoqërie; për të fituar pëlqimin dhe përkrahjen e dhunuesve (kur ata sundojnë) ose; për ta shndërruar shoqërinë në bukë peshku e në peshq. Dhe një popull që nuk është i aftë të vendosë për vetveten, ai popull nuk është i aftë të ndërtojë e as ta ruajë vetveten!

Të merresh me çështjet që të rrethojnë dhe të prekin! Nëse nuk merresh me to, konsiderohesh jashtë hapësirës, kohës dhe vendit. E të qenët jashtë, je jashtë; të bën të jesh dështak, i prangosur, edhe pse mund të kesh qenë i suksesshëm, i lirë.

Njerëzit e dobët urrejnë dhe pushtohen prej saj me hidhërim dhe kokëfortësi, ndërsa njerëzit e fuqishëm urrejtjen e pushtojnë me durim dhe falje. Fuqia njerëzore qëndron tek fuqia për të duruar dhe falur!



Shkroi Avni Tafili


 
Pe: Mendime...


Mendime... (2)​

Disa njerëz, për t’i bindur që të bëjnë një të mirë, duhet t’ua thuash dhjetëra arsye, me radhitje madje, ndërsa për të bërë një të keqe, mjaftohen me një arsye të vetme! E për të kundërshtuar, u duhet një arsye, e për të pranuar, u duhen dhjetëra arsye.

Nëse do të përkujdeseshin njerëzit për t’i ruajtur lidhjet me Krijuesin e tyre, Zotin e Lartmadhëruar, siç përkujdesen për ruajtjen e lidhjeve me njerëzit, nuk do t’u duhej kaq shumë mund e kohë në këtë drejtim, gjithçka do të rregullohej njëherësh. Lidhja me Zotin, zgjidh të gjitha nyjat! Sa më e fortë të jetë ajo, po aq më i çliruar do të ishte njeriu. Do të çlirohej nga të gjitha shtrëngimet mendore e shpirtërore.

Gjuha jonë, është ajo gjuhë që njerëzimit i sjell paqe, tolerancë, respekt, dashuri e mirëkuptim! Gjuhë e mëshirës, jo e urrejtjes. Gjuhë e butësisë, jo e vrazhdësisë. Gjuhë e ndërtimit, jo e rrënimit. Gjuhë e çlirimit, jo e robërimit. Gjuhë e shpëtimit, jo e shkatërrimit.

Dhe humbja, mund të sjellë fitoren, atëherë kur ajo shtyn njeriun të mësojë për shkaqet e humbjes dhe t'i përvetësojë shkaqet e fitores. E për të ngadhënjyer, lypset bashkëveprim të koordinuar.

Nëse doni ta provoni veten se sa jeni të drejtë, atëherë në njërën anë të peshores vendoseni veten dhe ata që i doni dhe ju duan, ndërsa në anën tjetër ata që i urreni dhe ju urrejnë, pastaj gjykoni fjalët, sjelljet dhe veprimet.


Shkroi Avni Tafili

 
Back
Top