Melekët regjistrojnë emrat e atyre që prezentojnë në namazin e xhumasë

MasteR

I'm offline
noor-1-300x225.jpg

Disa melekë janë të obliguar të mbajnë evidencë për të parët që futen në xhami ditën e xhuma (premte), siç thuhet në hadithin e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Në ditën e Xhuma melekët qëndrojnë në derë të xhamisë dhe i shënojnë njerëzit një nga një, e kur imami
del në xhami (ngjitet në minber), ata ulen dhe dëgjojnë përkujtimin ”. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

Ata regjistrojnë fjalët e bukura të cilat njerëzit i thonë.
Transmeton Buhariu nga Rifaate Ibn Rafi e Ez-Zerkijji [radijall-llahu anhu], se tha: “Ishim një ditë duke u falur pas Pejgamberit [sal- lall-llahu alejhi ve sel-lem], ai e ngriti kokën nga rukuja dhe tha: “SemiAll-llahu limen hamideh”, një njeri prapa tij tha: “Rabbena ve lekel hamd, hamden kethiren tajjiben, mubareken fihi – Zoti ynë, Ty të takon falënderimi, falënderimi i shumtë, i bukur dhe i begatshëm në Të“.

Kur ai e mbaroi të falurit pyeti: “Kush foli?” U përgjigj (ai që foli): Unë. Tha (Pejgamberi): “Kur ethe atë thënie, pashë më tepër se tridhjetë melekë duke vrapuar se cili do ta shkruajë i pari atë”.

Këta melekë nuk janë ata të cilët i shënojnë veprat e mira dhe të këqija, si dëshmi është numri i tyre i madh (30 e ca melekë).
xhamiambret
 
Titulli: Melekët regjistrojnë emrat e atyre që prezentojnë në namazin e xhumasë

Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thene:
“Dita me e mire ne te cilen ka lindur dielli eshte dita e Xhuma,ate dite eshte krijuar Ademi a.s. dhe ate dite eshte futur ne Xhenet dhe ate dite ka dalur prej tij“.(Muslim)

Gjithashtu nga Ebu Hurejre r.a.transmetohet se i Derguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thene:
“Ne diten e Xhuma meleket qendrojne ne dyert e cdo xhamie dhe i regjistrojne nje e nga nje (emrat e atyre qe shkojne ne namazin e xhumase).Kur imami te ngjitet ne minmber,ata i mbyllin librat dhe shkojne te marrin pjese ne te permendurit e Allahut.Ai i cili shkon me heret ne xhami,eshte sikur te kete therur nje deve,ai pastij sikur te kete therur nje dele,pastaj ai pas tij sikur te kete therur nje lope dhe ai pas tij sikur ta kete therur nje pule,ndersa ai i fundit sikur t`i jete falur nje veze.”(Buhariu dhe Muslimi)

Lidhur me shkuarjen ne namazin e Xhumase Ababe b.Rifa rrefen:”Derisa po shkoja ne namazin e xhumase me arriti Ebu Abbasi dhe tha:”Kush i pluhurose kembet ne rrugen e Allahut (ne shkuarjen e namazit te xhumase) Allahu do ta ruaj nga zjarri i Xhehenemit.”(Buhariu)
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top