Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Melania Trump, kush është gruaja e presidentit të ri të SHBA-ve

Melania Trump, kush është gruaja e presidentit të ri të SHBA-ve

E para “First Lady” jo amerikane që do të shkelë në Shtëpinë e Bardhë. ثshtë 46 vjeçe, sllovene dhe mbërriti në Amerikë për t’u bërë modele

Melania.jpg


Bashkëshorti mbërriti në Shtëpinë e Bardhë mbi kërcënimet e vazhdueshme ndaj emigrantëve, por edhe ajo, Melania Trump është e huaj: 46 vjeçe, sllovene, mbërriti në SHBA për të bërë modelen. Tani është “First Lady” e re. E para që nuk ka lindur në SHBA që nga kohët e Louis, gruaja e John Quincy Adams (në Shtëpinë e Bardhë nga 1825 deri në 1829), e cila kishte lindur në Londër, por ishte gjithsesi bijë e një amerikani. Melania është gruaja e tretë e presidentit të ri të SHBA-ve, i 45-ti.


Melania-1.jpg


Në dokumente quhej Melania Knavs, pastaj e “gjermanizoi” Knauss. Ajo lindi në 16 prill 1970 në Novo Mosto, qytet i Sllovenisë që deri në vitet ’90 ishte pjesë e ish-Jugosllavisë. I ati shiste makina, ndërsa nëna bënte stilisten e veshjeve për fëmijë. E rritur në një banesë modeste me të motrën më të vogël, zbuloi se kishte një vëlla më të madh, “fryt” i një marrëdhënieje jashtëmartesore të të atit.

Melania-2-768x512.jpg


Melania ka pasur edhe një të shkuar profesionale në Itali. Në moshën 16-vjeçare ndërmori karrierën e modeles dhe nënshkroi një kontratë me një agjenci në Milano, qytet në të cilin ka punuar – pas një frekuentimi të shpejtë në Universitetin e Ljubjanës – para se të transferohej në vitin 1996 në Nju Jork.

Melania-3-768x561.jpg


Nuk i është dashur shumë të sfilojë mes pasarelave dhe ka punuar me fotografë të njohur si Patrick Demarchelier dhe Helmut Newton. Revista si Harper’s Bazaar (Bullgari), Vanity Fair (Itali), GQ e Sports Illustrated e kanë publikuar shpesh në faqet e para të tyre.

Melania-4.jpg


Melania takoi atë që do të bëhej më pas bashkëshorti i saj në një festë në Nju Jork në vitin 1998. Fillimisht refuzoi të dalë me të, por në fund Donald Trump dhe modelja u fejuan zyrtarisht në 2004-ën.

Melania-5.jpg


Një vit më vonë, çifti celebroi dasmën e tyre në një ceremoni të jashtëzakonshme në Palm Beach në Florida, ku morën pjesë njerëz të famshëm dhe “Vip”-a të Amerikës, mes të cilëve basketbollisti Shaquille O’Neal dhe çifti presidencial i atëhershëm, Bill Clinton e Hillary Clinton. Kjo e fundit, e cila u mund nga Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë, ishte asokohe senatore e Nju Jorkut.

Melania-6.jpg


Melania-7-768x484.jpg


g.shqip
 
Titulli: Melania Trump, kush është gruaja e presidentit të ri të SHBA-ve

source.gif


Sa e bukur gruaja e tij :)
 

Attachments

  • source.gif
    source.gif
    233.7 KB · Shikime: 0
  • source.gif
    source.gif
    233.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Melania Trump, kush është gruaja e presidentit të ri të SHBA-ve

Me kete turi shimpazene gjeti dhe kjo :P

Duhet te kene e nje diference te vogel moshe apo jo!?
 
Titulli: Melania Trump, kush është gruaja e presidentit të ri të SHBA-ve

Eh paraja parja eshte ne pyetje ne ditet e sotit :hapy: Edhe te jesh me i shemtuari ndonje qure do te merr lol Vetem duhet te kesh milionat.
 
Titulli: Melania Trump, kush është gruaja e presidentit të ri të SHBA-ve

Cf sysh, dua dhe une nje pale sy te tille :(
 
Titulli: Melania Trump, kush është gruaja e presidentit të ri të SHBA-ve

Cf sysh, dua dhe une nje pale sy te tille :(

Edhe do merrje nje burre si trumpi :)
 
Titulli: Melania Trump, kush është gruaja e presidentit të ri të SHBA-ve

mua sme duket se ngjajne keq...
 
Titulli: Melania Trump, kush është gruaja e presidentit të ri të SHBA-ve

Duhet me u zhvdendos ne ato fshatrat e Sllovenise se paska fat anej.. kushedi ca ka shkruajt dhe per ne.
 
Titulli: Melania Trump, kush është gruaja e presidentit të ri të SHBA-ve

Nese syri eshte sekreti po ve lente

ke kliniken KEIT per mrekulline e rradhes lol
 
Titulli: Melania Trump, kush është gruaja e presidentit të ri të SHBA-ve

E bukur nuk ka fjal..po ky Trump me shum duket si gjerman!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back