Meksikë, 88 kufoma në një varr masiv

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shkon në 88 numri i trupave të pajetë të gjetura në një varr masiv në Meksikën Veri-lindore.

meksike-arrestime.jpg


Hetuesit zbualuan edhe 16 trupa të tjerë në krahinën e Tamaulipasit në qytetin San Fernando, mjaft pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet deklarojnë se 16 persona janë prangosur si të dyshuar për masakrën masive. Njëri prej të ndaluarve ka pohuar se ka vrarë me dhjetra persona që udhëtonin në zonë me autobus apo me makinat e tyre.

Në të njëjtën zonë, vitin e shkuar u zbulua varri i përbashkët i 72 emigrantëve amerikano-jugorë të vrarë nga kartelet e drogës pasi refuzuan t’u bashkoheshin atyre për të transportuar drogë në Shtetet e Bashkuara.

B:t.chanel
 
Back
Top