Meksikë, 26-vjeçarja killere pranon: Bëra 20 vrasje për kartelet e drogës

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
killerjaaaa.jpg

Në Meksikë, policia e qytetit të Monterreit, ka bërë të ditur arrestimin e Maria Jimenez, 26 vjeçe, e konsideruar si njëra prej vrasëseve më të pamëshirshme në shërbim të karteleve të drogës.
Vajza, e njohur me pseudonimin “La Tosca”, akuzohet për të paktën 20 vrasje të kryera qetësisht. E reja është arrestuar javën e kaluar, por vetëm këto ditë ajo rrëfeu krimet e saj dhe lajmi u bë publik nga një zëdhënës i policisë.
“Tosca” paguhej 1.700 dollarë në muaj për të vrarë trafikantë rivalë dhe përgjegjës të forcave të rendit, që u shkelnin në kallo karteleve të narkotrafikut.
Bëhet fjalë për një ngjarje paksa të rrallë, duke qenë se dhuna dhe vrasjet me pagesë janë ekskluzivitet i meshkujve në një botë të egër krimi siç është ajo e Meksikës.
Nëntë trupa me shenja torture u gjetën të varur në një urë, ndërsa pak orë më vonë 14 trupa të copëtuar u gjetën në një makinë.
B:lajmifundit
 
Pe: Meksikë, 26-vjeçarja killere pranon: Bëra 20 vrasje për kartelet e drogës

Keta jane njerez me probleme te renda,se ndryshe nuk bejne keshtu...Edhe pse leku eshte ai qe ''prish'' njeriun,por jo deri ne kete pike...
 
Back
Top