Meksika tronditet nga një tërmet i fuqishëm, mbi 40 të vdekur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Meksika tronditet nga një tërmet i fuqishëm, mbi 40 të vdekur

mehiko.jpeg


Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7.1 ballë ka goditur Meksikën jugore. Tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin e vendit. Tërmeti fillimisht u raportua i madhësisë 7.4. Mijëra njerëz u panë të iknin nga shtëpitë e tyre të frikësuar, tha një dëshmitar okular për Reuters.

Deri tani flitet për të paktën 42 persona të vdekur, të gjithë në shtetin Morelos, dhe shumë të tjerë të bllokuar nën rrënoja.

Lëkundja sizmike goditi vetëm pak orë pasi shumë njerëz morën pjesë në përgatitjet anembanë kombit për të shënuar përvjetorin e një tjetër tërmeti shkatërrimtar që shkaktoi mijëra të vdekur në Mexico City në vitin 1985.

Monitorët e kompjuterëve u rrëzuan, fotografitë ranë nga muret dhe objektet e tjera lëvizën nga vendi. Dhjetëra e qindra punonjës u fshehën nën tavolinën e zyrës së tyre.

Tërmeti ka shkaktuar dëme serioze në Mexico City, ku stacionet televizive lokale transmetojnë imazhe të fasadave të ndërtesave të shembura dhe rrugëve të mbushura me mbeturina.

Bursa në kryeqytetin e Meksikës njoftoi se pezullon tregtimin për shkak të tërmetit. Tërmeti i së martës goditi vetëm disa orë pasi shumë vetë përkujtuan tërmetin tragjik të vitit 1985, i cili vrau më shumë se 5.000 njerëz në Mexico City.

gazeta-Shqip
 
Tërmeti '85, 10.000 persona te vdekur.
Tërmeti 7/9/17, 98 te vdekur.
Tërmeti 19/9/17,225 te vdekur..per momentin.


Kaluan tere ato dite nga tërmeti pare e veç sot u fol per ate te djeshmin.
 
[video]Katastrofa në Meksikë, pamjet e tmerrit nga tërmeti (VIDEO)[/video]

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Më shumë se 200 persona mbetën të vdekur pas tërmetit të fuqishëm që goditi Meksikën Qendrore së fundmi.

Me dhjetëra ndërtesa u shembën në kryeqytetin Mexico City nga lëkundjet e magnitudës 7.1 të shkallës Rihter, madje u shemb edhe një shkollë, ku humbën jetën të paktën 20 fëmijë.

Një turist amerikan ka filmuar momentet e tmerrit në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët në kryeqytetin meksikan.

Një numër i madh turistësh ishin mbi varka në momentet e tërmetit. Një prej tyre dëgjohet teksa thotë se nuk është një ide e mirë të jesh në varkë në atë moment, por për ta rezultoi vendi i duhur pasi mundën t’i shpëtojnë tërmetit që i mori jetën mbi 200 personave.

/ Top Channel
 
Back
Top