Mekaniku i verbër mund të punojë në errësirë

Erblinaa

Anëtar i ri
Mekaniku i verbër mund të punojë në errësirë
Një mekanik i verbër ka treguar se si ai mund të rregullojë automjete duke përdorë vetëm dëgjimin dhe prekjen për të kuptuar se çfarë nuk është në rregull me ato.
Col Collewijn ka punuar për një garazh në qytetin Nuis të Holandës për 30 vjet rresht përkundër faktit se të parit e kishte humbur kur ishte vetëm tetë vjeç.

"Përderisa mjetet e mia janë në vend të duhur dhe nuk bien dadot përtokë, unë mund të gjendem shumë mirë”, ka thënë ai.

"Unë bëj çdo gjë duke i besuar shqisës time të prekjes dhe asaj të dëgjimit. Mund të ndjej nëse ndonjë gjë po dridhet çuditshëm apo ka një zë më të theksuar i cili vjen nga motori apo ndonjë pjesë tjetër e automjetit”, ka shtuar Col.

"Disa mekanikë duhet të bëjnë automjetin copa-copa për të kuptuar se çfarë nuk është në rregull me të. Por nganjëherë unë mund të dëgjojë apo ndjej saktësisht se çfarë është problemi dhe filloi në rregullimin e tiji menjëherë”, vazhdon Collewijn.

"Unë e kam një përparësi në krahasim me mekanikët tjerë – unë mund të riparoj automjete në errësirë”, ka përfunduar ai duke qeshur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top