Meha do gol kundër Serbisë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Meha do gol kundër Serbisë

Jam gati dhe jam në formë shumë të mirë. Kam dëshirë që të shënoj gol, por më e rëndësishme është që të fitojë kombëtarja në të dyja ndeshjet.

alban-meha-me-shqiponje-637x424 .......... 3.jpg

Alban Meha do të rikthehet në kombëtare. “Snajperi” kuqezi e ka bindur trajnerin De Biazi me paraqitjet e tij mbresëlënëse te Konyaspori, në këtë sezon të ri futbollistik. Dje shënoi golin e tij të tretë me skuadrën turke, duke i dhënë një mesazh të qartë trajnerit kuqezi, se mund t’i shërbejë shumë në kualifikuesen me Serbinë, më 8 tetor, në “Elbasan Arena”.

Në një intervistë për gazetën “Tribuna” në Kosovë, Meha ka thënë se e ka marrë ftesën e De Biazit dhe është në top-formë për dy ndeshjet e rëndësishme të kombëtares, në të cilat varet fati i kualifikimit për në finalet e “Euro 2016”. “Po është e vërtetë, Di Biazi më ka grumbulluar për dy ndeshjet që do t’i luajmë në muajin tetor, kundër Serbisë dhe Armenisë. Jam gati dhe jam në formë shumë të mirë. Kam dëshirë që të shënoj gol, por më e rëndësishme është që të fitojë kombëtarja në të dyja ndeshjet. Kemi një skuadër shumë të mirë dhe kemi gjasa shumë të mira që të shkojmë në Francë”, – ka deklaruar “snajperisti” i kombëtares shqiptare.

Futbollisti nga Prekazi, që luan në Turqi, te Konyaspor, theksoi se kuqezinjtë do të mundohen të bëjnë më të mirën, që zemrat e të gjithë shqiptarëve të rrahin fort, si asnjëherë më parë. “Synimi madhor është fitorja. Të jemi të gjithë së bashku për këtë qëllim final. Askush të mos harrojë që më tepër se fitorja dhe kualifikimi ne Europian nuk na duhet asgjë tjetër, prandaj le të bëjmë më të mirën tonë që zemrat e miliona shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit të rrahin fort, fort, si asnjëherë tjetër”, – u shpreh Meha.

Alban Meha ka qenë në formacionin më të mirë të Superligës Turke një herë, këtë edicion, sikurse është renditur nga FIFA në vendin e 9-të të ekzekutuesve më të mirë të goditjeve të dënimit. Konyaspori ka aktualisht 12 pikë, pas 7 ndeshjesh në kampionat. Alban Meha ka luajtur me kohë të plotë në të gjitha sfidat, ndërkohë që ka shënuar edhe 3 gola. Mesfushori i ardhur nga Paderborni e ka bërë “sefte” me gol në kampionatin turk ndaj Osmanlıspor, në fitoren 2-1 ndaj kësaj skuadre, në fushën e saj, ndaj Gallatasarajit, përmes një goditjeje spektakolare dënimi, në humbjen 4-1 në shtëpi, si dhe dje ndaj Trabzonsporit, në transfertë, në fitoren 2-1.


politika net
 
Titulli: Meha do gol kundër Serbisë

Le te shpresojme qe do beje dicka nese aktivizohet... ti urojme suksese...
 
Titulli: Meha do gol kundër Serbisë

Paska nje fytyre te embel ky :)
Qe nga ky moment behem tifoze e futbollit hahahahahaha :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top