Medresistët shqiptarë zënë vendin e 3 në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikes ne SHBA.

redi-

Anëtar i Respektuar
212.jpg
Medresistët shqiptarë kanë marrë medalje bronxi në Fizikë në konkursin I-SWEEP të zhvilluar në Teksas të SHBA-së. Në konkurs morën pjesë konkurrues nga 68 vende të botës ku 2 prej medresistëve shqiptarë u vlerësuan me çmimin e tretë.

Më 1-7 maj 2012 u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konventa Gorge R. Broën, ku u paraqitën rreth 500 projekte të teknologjisë së lartë nga 68 vende të ndryshme të botës dhe 44 shtete të Amerikës. Afërsisht 1100 shkencëtarë të moshave të reja bashkë me supervizorët e tyre u mblodhën në Houston për të marrë pjesë në këtë eveniment.

Studentët finalistë u përzgjodhën si fitues të projektit I- Sweeep duke u nderuar me medalje në rang lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Nxënësit e Medresesë së Tiranës, Robert Vinjolli dhe Aurel Jolla, konkuruan në fushën e inxhinierisë, u renditën në vendin e tretë dhe fituan medalje bronxi. Ndërsa nxënësit Andi Alla dhe Dorian Beu konkurruan në fushën e mjedisit, ku morën çertifikatë vlerësimi. /ForumiVizitor - Portali/
 
Titulli: Medresistët shqiptarë zënë vendin e 3 në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikes

U lumte cunave. Arsimi dhe emancipimi i duhur nxjerr popujt nga balta:eek:k
 
Titulli: Medresistët shqiptarë zënë vendin e 3 në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikes

Urime per kete aritje, e suksese me tej:)
 
Titulli: Medresistët shqiptarë zënë vendin e 3 në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikes

Urime e shum suksese
 
Pe: Medresistët shqiptarë zënë vendin e 3 në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikes ne S

zemra mal zemra mal:D
 
Titulli: Medresistët shqiptarë zënë vendin e 3 në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikes

asnje nga shkodra spaska qen :D Po prap me behet qejfi urime :)
 
Titulli: Medresistët shqiptarë zënë vendin e 3 në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikes

Elhamdulilah ' prej 1100 shkencetareve' te fitojn qmim te bronzt eshte sukses shume i madhe .Zoti ja shtoft ende ........diturin . .
 
Titulli: Medresistët shqiptarë zënë vendin e 3 në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikes

urime dhe suksese ne te ardhmen. edhe nje deshmi qe feja nuk te len mrapa por vetem duhet te studiosh qe te arrish sukses
 
Titulli: Medresistët shqiptarë zënë vendin e 3 në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikes

Shume shume urime , eshte e vertete qe kolegjet edhe medresete i japin shume rendesi ketyre konkurseve ,mbaj mend qe na benin praktika edhe ore plus cdo here kur duhet te merrnim pjese neper olimpiada :))
 
Back
Top